480 likes | 889 Views
Prof.As.Dr.Agim BINAJ Dhenia e llogarise . Ndertimi i bilancit dhe pasqyrat financiare
E N D
Prof.As.Dr.AgimBINAJ Dhenia e llogarise. Ndertimiibilancitdhe pasqyratfinanciare a- Hartimiibilancitkontabel; hartimiipasqyresfitim-humbje; hartimiipasqyres se fluksevemonetare; hartimiipasqyres se kapitalit; hartimiipasqyravetetjeraaneksetebilancitgjendjes se aktiveveafatgjata, pasqyra e amortizimitetj)
Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.
DHËNIA E LLOGARISË, BILANCI DHE PASQYRAT FINANCIARE ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Hartimi i pasqyrave financiare • Regjistrimi i gjendjeve të llogarive në bilanc • Regjistrimi i gjendjeve të llogarive të rezultatit • Regjistrimi në pasqyrën e lëvizjes së parasë • Regjistrimi në pasqyrën e ndryshimit të kapitalit • Regjistrimi në pasqyra të tjera
Regjistrimi i gjendjeve të llogarive të librit të madh më 31.12.200X, në bilanc. Njësia ekonomike “X” K.F: 37065030 Periudha: 01.01.200X-31.12.200X
Hapi 3: Regjistrimi në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, të gjendjeve të llogarive të të ardhurave dhe shpenzimeve, pasi janë kryer të gjitha veprimet rregulluese. Periudha: 01.01.200X – 31.12.200X
Shënim: 1) Gjendja në fillim të periudhës për mallrat ishte 6.000.000 lekë ndërsa gjendja në fund të periudhës është 7.000.000 pra diferenca që korigjon shpenzimet e blerjes është (1.000.000). Vlerësimi i gjendje së mallrave në magazinë është bërë me metodën e mesatares së ponderuar. 2) Në llogaritjen e Tatim fitimit në mbështjetje të ligjit Nr. 8438 datë. 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” janë mbajtur parasysh dhe shpenzimet e panjohura në shumën 1.730.000 lekë, që përbëhet nga gjoba dhe penalitete 530.000 lekë dhe shuma e parashikuar për rreziqe 1.200.000 lekë, të cilat e janë shtuar fitimit për tatimin. Hapi 4: Regjistrimi në pasyrën e lëvizjes së parasë, të të gjitha veprimeve që kanë të bëjnë me lëvizjen dhe gjendjen e keshit.
Metoda I: Metoda direkte Pasqyra e flukseve monetare
Shënim: Në pasqyrën e fluksit të parave duhet të paraqiten dhe ato flukse parash që rrjedhin nga veprimet e njësisë të shprehura në valutë të huaj. Këto valuta duhet të pasqyrohen në këto pasqyra me kushtin e këmbimit të datës së ndërtimit të tyre. Hapi 5: Regjistrimi në pasqyrën e ndryshimit të kapitalit të të gjitha veprimeve që kanë të bëjnë me lëvizjen dhe gjendjen e kapitalit të njësisë ekonomike. Në praktikën e aktivitetit të njësisë ekonomike përdoren dy pasqyra: ● pasqyra e pakonsoliduar e kapitalit, dhe pasqyra e konsoliduar e kapitalit. ● për efekte mësimore do të plotësojmë me të dhëna vetëm pasqyrën e pakonsoliduar të kapitalit, si pasqyra më e thjeshtë në përdorim.
Pasqyra e pa konsoliduar e kapitalit Njësia ekonomike “X”, viti 200X
Hapi 6: Regjistrimi në pasqyrat anekse të bilancit si: • Gjendja dhe ndryshimi i A.A në vlerë bruto; • Pasqyra e amortizimit; • Pasqyra e kërkesave për arkëtim dhe debitorëve; • Pasqyra e detajimit të shifrës së afarizmit; • Pasqyra e caktimit të fitimit; • Pasqyra e fuqisë punëtore. Në mënyrë skematike janë paraqitur pasqyrat anekse të bilancit.
Pra siç shihet, gjendja dhe ndryshimet e AAGJ paraqiten me vlera bruto e tyre” Kjo pasqyrë është pjesë përbërëse të llogarisë vjetore “gjendja dhe ndryshimi i AAGJ” te vitit ushtrimor (01.01.200X deri 31.12.200X) Plotësimi i pasqyrës “Pasqyra e amortizimeve” Të dhënat e kësaj pasqyre nxirren nëpërmjet raportit “Libri i madh” në grupin e llogarive 28 “Amortizimi i Aktiveve Afatgjata” sipas këtij modeli:
Plotësimi i pasqyrës “Skadenca e kërkesave Debitore dhe e Detyrimeve” Të dhënat e kësaj pasqyre nxirren nëpërmjet llogarive të “Libri i madh” në grupin e llogarive të klasës së katërt sipas këtij modeli:
Plotësimi i pasqyrës “Detajimi i shifrës neto të afarizmit sipas aktiviteteve” Të dhënat e kësaj pasqyre nxirren nëpërmjet grupit të llogarive të klasës 7-të, sipas këtij modeli. Njësia ekonomike “X” Detajimi i shifrës neto të afarizmit sipas aktiviteteve 31.12.200X Plotësimi i pasqyrës “Rezultati Tatimor” Të dhënat e kësaj pasqyre nxirren nëpërmjet “Librit te Madh” në grupin e llogarive 107 “Fitim dhe humbje të mbartur”, 121 “Fitim e humbje e ushtrimit” dhe llogaritë e klasës gjashtë (llogaria 681 “Amortizimi”, 654 “Shpenzime për pritje e dhurata” 657 “Gjoba dhe penalitete”, etj), sipas këtij modeli.
Plotësimi i pasqyrës “Shpërndarjes së Fitimit” Të dhënat e kësaj pasqyre nxirren nëpërmjet grupit të llogarive të klasës 1 (llogaria 107 “Fitim e humbje të mbartura”, 121 “Fitimi e humbje e ushtrimit”, 106 “Rezervat”) dhe llogarisë 457 “Ortak - dividentë për t’u paguar” sipas këtij modeli: Njësia ekonomike “X” Shpërndarja e Fitimit 31.12.200X
Shënim: Shuma e fitimit të të dy viteve (200X, 200X+1) në shumën lekë 4.151.000 me vendim të ortakëve është vendosur të shpërndahet si divident, duke kryer dhe veprimin kontabël: Debi: Llogaria 121 “Fitimi i vitit 200X+1” për = 3.551.500 Debi: Llogaria 107 “Fitime e humb.mbartura” = 600.000 Kredi: Llogaria 457 “Dividentë për t’u paguar” = 4.151.500 Kur të kryhet pagesa, veprimi kontabël do të kryhet duke e debituar këtë llogari dhe duke kredituar llogaritë e klasës 5 (5311, 5121). Plotësimi i pasqyrës “Numri i punonjësve dhe fondi i pagave” Të dhënat e kësaj pasqyre nxirren nëpërmjet grupit të llogarive të klasës 6-të (llogarisë 641 “Pagat e punonjësve” dhe 644 “Sigurimet shoqërore”) dhe llogarisë 442 “Shteti tatim taksa të ndaluara nga të ardhurat e personelit” si dhe regjistrit themeltar të punonjësve, sipas këtij modeli:
Skema përmbledhëse për nxjerrjen e Bilancit dhe Pasqyrave të ushtrimit financiar:
Librat Dokumentat bazë Ditari (Regjistrimi i dokumentave bazë) Libri i madh Bilanci dhe pasqyrat financiare fatura blerje fatura shitje a r k ë t ime pagesa ditar blerje ditar shitje ditar Arke ditar Banke ditar të tjera B I L A N CI F i t im- Hu mbje Lëvizja e paraveit Lëvizja E Kapitalit
Siç shihet, puna për nxjerrjen e bilancit dhe pasqyrave financiare është një punë voluminoze dhe me përgjegjësi. Por, informatika e zbatuar në kontabilitet e ka lehtësuar atë. Ky dokumentacion i rëndësishëm i vihet në dispozicion drejtuesve dhe përdoruesve të tyre të brendshëm apo të jashtëm, që ata në mënyrë transparente të njohin dhe të analizojnë gjendjen finanicare të njësisë ekonomike. Në një kapitull më pas, për sa lejon ky teks, bëhet me hollësi analiza e aktivitetit të njësisë ekonomike, duke pasur për bazë bilancin dhe pasqyrat financiare.
Pyetje dhe ushtrime a) Pyetje 1- Çfarë përmbledhë dhënia e llogarisë dhe ku qëndron rëndësia e saj? Pse i duhet njësisë ekonomike ajo dhe çfarë rëndësie ka në vendimarrje? 2- Cilat janë objektivat e pasqyrave financiare? 3- Cilat janë parimet bazë për përgatitjen e pasqyrave financiare? 4- Çfarë kuptoni me përzgjedhje të proçedurave kontabile? Në cilat raste lejohet ndryshimi i proçedurave kontabël? 5- Çfarë kuptoni me vlersime kontabile? 6- Në cilat raste lejohet korigjimi i gabimeve? 7- Çfarë kuptoni me ngjarjet pas datës së mbylljes së bilancit dhe në cilat raste lejohet kontabilizimi i tyre? 8- Cilat janë elemetët përbëres të bilancit dhe pasqyrave financiare dhe cilat janë kërkesat e përgjithshme për përgatitjen e tyre? 9- Çfarë përfaqëson bilanci dhe cilat janë zërat e tij? 10- Cilat janë dallimet midis zërave afat-gjatë dhe afat-shkurtër të aktiveve dhe detyrimeve? 11- Çfarë përfaqëson pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe cilët janë zërat e saj? 12- Çfarë përfaqëson pasqyra e fluksve të parasë dhe cilat janë zërat kryesorë të saj. Hartoni pasqyrën me metodën direkte dhe indirekte? 13- Çfarë përfaqëson pasqyra e ndryshimt të kapitalit, dhe cilat janë zërat kryesorë të saj (ajo e konsoliduar dhe ajo e pakonsoliduar) ? 14- Tregoni cilat janë hapat dhe teknikat e hartimit të bilancit dhe të pasqyrave financiare?
b) Ushtrime 1- Njësia ekonomike “X” zotëron këto të dhëna në 31.12.200X: kapitali në fillim të periudhës 1.000.000 lekë; tërheqje të pronarit 30.000 lekë; investime të primit 50.000 lekë; kapitali në fund të periudhës është 920.000 lekë. Kërkohet: Të pasqyrohen gjendjet e llogarive, në librin e madh në llogari në formë “T”; Të shpjegohet kuptimi I tepricës në fund të çdo muaji. 2-Në njësinë ekonomike “X” tepricat e llogarive para mbylljes së vitit ushtrimor paraqiten si vijon: - Shpenzime paga 13.000 lekë - Shpenzime energji elektrike 16.000 lekë - Abonim i parapaguar 2.000 lekë - Të ardhura nga reklama 18.000 lekë - Amortizimi i ndërtesës(shpenzimi) 10.000 lekë - Të ardhura nga interesat 5.000 lekë - Shpenzime reklame 1.000 lekë - Shpenzime riparimi 3.000 lekë - Sigurim i parapaguar(01.06.200X-31.05.200X+1) 24.500 lekë - Shpenzime abonimi 500 lekë
Kërkohet: - Të regjistrohen në ditar e të mbarten në llogari në formë T-je veprimet e mbylljes së të ardhurave e shpenzimeve duke përdorur metodën: a)e pasqyrën përmbledhse të të ardhurave e shpenzimeve, b)e mbylljes së drejtpërdrejtë(Të ardhurat me shpenzimet) 3- Në njësinë ekonomike “X” gjendja e disa llogarive në fund të vitit paraqitet: - Makineri 30.000 lekë - Shpenzime paga 10.000 lekë - Shpenzime energji elektrik 5.000 lekë - Toka 212.000 lekë - Interes i arkëtueshëm 5.000 lekë - Abonim i parapaguar 2.500 lekë - Amortizimi i makinerive 5.000 lekë - Të ardhura nga interesat4.000 lek - Shpenzime reklame 2.000 lekë - Shpenzime sigurimi 2.500 lekë - Sigurim i parapaguar 3.000 lekë - Të ardhurat nga reklamat35.000 lekë - Të ardhura të papërfituara7.000 lekë - Llogari të pagueshme 7.000 lekë - Mjete monetare 30.000 lekë - Kapital i pronarit ? Kërkohet: - Ndërtoni bilancin kontabël dhe pasqyrën financiare të ardhurave dhe shpenzimeve . - Tregoni hapat për ndërtimin e bilancit dhe pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve.
4- Në një njësi ekonomike “X” janë kryer këto veprime: Nga klienti “1” arkëtohet shuma 3.000.000 lek për shitje mallrash të kryer para 2 muajve(arktimi me bankë). Nga banka tërhiqen me çek dhe bëhen hyrje në arkë 500.000 lek. Blihen nga furrnitori “1” me pagesë të mëvonshme pajisje zyre për 25.000 lekë Blihen nga furnitori “2” paisje zyre me pagesë të mëvonshme për 40.000 lekë Paguhet detyrimi ndaj furnitorit “1” për 25.000 lekë(pagesa me arkë) Blihet nga furrnitori “3” një ndërtesë me pagesë të mëvonshme për 2.000.000 lekë Blihet nga furnitor “4” mallra me pagesë të mëvonshme 42.000 lekë. Kërkohet: Veprimet e mësipërme të regjistrohen në ditar dhe të mbarten në llogaritë sintetike dhe analitike në formë T-je. Të ndërtohet bilanci me gjendjet e llogarive më 31.12.200X 5- Në njësinë ekonomike “X” gjendja e disa llogarive në lekë në fillim të periudhës paraqitet si vijon: - Të ardhura të parapaguara nga qeraja 40.000 - Banka 1.500.000 - Detyrime ndaj furnitorëve 270.000 - Ndërtesa 150.000 - Të drejta ndaj klientëve 40.000 - Ardhura neto(fitimi)40.000 - Mallra 100.000 - Kapitali i pronarit ? Norma e amortizimit të ndërtesës është 5%.
Gjatë periudhës janë kryer veprimet e mëposhtme: 1-Është blerë me pagesë nga banka një tavolinë zyre për 50.000 lekë. 2 -Janë arkëtuar në llogarinë bankare të drejta nga klient për 150.000 lekë. 3 -Janë arkëtuar në avancë 100.000 lekë për shërbimin 2 vjeçar të një klienti X.(01.01.2010). 4-Janë shitur mallra me para në dorë për 30.000 lekë.(arkëtimi në arkë) 5-Merret hua bankare më datën 1 korrik për 500.000 lekë, me afat 3 vjet, me interes vjetor 12% që paguhet 1 herë në vit më datën 1 korrik. 6-Llogariten pagat e punonjësve prej 55.000 lekë. 7-Pronari investon më 1 tetor për blerjen e një kamion me vlerë prej 700.000 lekë(pagesa me bankë). Ai do të amortizohet për 4 vjet. 8-Paguhet në avancë nga banka shërbimi i mirëmbajtjes me vlerë prej 54.000 lekë. 9-Kryhen më 31 dhjetor të gjitha veprimet rregulluese të nevojshme. 10-Më 31 dhjetor bëhet mbyllja e llogarive,të ndërtohet bilanci kontabël dhe pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve. Kërkohet: ● Veprimet e mësipërme të regjistrohen në llogari në formë “T”. ● Të nxirren gjendjet e çdo llogarie, të hartohet bilanci dhe pasqyra e të ardhurave e shpenzimeve. ● Të ndërtohet pasqyra e lëvizjes së parave. ● Të hartohet pasqyra e ndryshimit të gjendjes së kapitalit.
6- Në njësinë ekonomike “X” gjendja e llogarive në lekë në fillim të periudhës paraqitet si vijon: - Të ardhura të papërfituara nga qeraja 68.000 - Banka 1000.000 - Detyrime për tatim fitimin 150.000- Ndërtesa (Na 5%)300.000 - Të drejta ndaj klientëve 60.000- Kamion 90.000 - Detyrime ndaj furnitorëve 80.000- Mallra 150.000 - Parapagim siguracioni 1 vjeçar(01.06.0X) 54.000 - Kapitali i pronarit ? Gjatë periudhës janë kryer edhe veprimet e mëposhtme: - Është blerë me pagesë nga banka pajisje zyre për 220.000 lekë - Janë arkëtuar në llogarinë bankare të drejta nga të tretët për 40.000 lekë - Janë arkëtuar në avancë 66.000 lekë për shërbimin 2 vjeçar një klienti “1” - Është shitur një kamion me para në dorë për 50.000 lekë - Janë shitur mallra me para në dorë për 100.000 lekë - Merret një hua bankare në datën 1 korrik 200X për 400.000 lekë, me afat 3 vjet, me interes vjetor 8 % që paguhet një herë në vit më datën 1 korrik - Llogariten pagat e punonjësve prej 58.000 lekë - Pronari kontribut në natyrë(kapital) më 1 tetor 200X, një makineri me vlerë prej 270.000 lekë. Kjo makineri do amortizohet për 5 vjet(norma e amortizimit 20%).
- Paguhet në avancë nga banka shërbimi i mirëmbajtjes së kamionit për 12 muaj(01.07.200X) me vlerë prej 136.000 lekë. - Kryhen më 31 dhjetor të gjitha veprimet rregulluese të nevojshme. - Më 31 dhjetor bëhet mbyllja e llogarive duke përdorur pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve,ndërtohet bilanci kontabël dhe pasqyra e të ardhurave dhe Shpenzimeve. Kërkohet: Të regjistrohen veprimet në llogaritë e librit të madh në formë “T” dhe të nxirren gjendjet e tyre. Të hartohet bilanci me gjendjet e llogarive duke shfrytëzuar të dhënat e librit të madh. Të bëhen llogaritjet e amortizimit dhe të kryhen veprimet në llogaritë e përkatse. Të hartohet pasqyra e lëvizjes së parave. Të hartohet pasqyra e ndryshimit të kapitalit. Të hartohet pasqyra e lëvizjes së AAGJ dhe pasqyra e Llogaritjes së amortizimit.