140 likes | 508 Views
VKM Nr.453, date 23.06.2005 “Per miratimin e listes se pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese, te cilat ndalohen te prodhohen e te importohen, si dhe rregullat e procedurat e zevendesimit te lendeve ozonholluese ne pajisjet ekzistuese”. M. Sc. Mirela KAMBERI
E N D
VKM Nr.453, date 23.06.2005 “Per miratimin e listes se pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese, te cilat ndalohen te prodhohen e te importohen, si dhe rregullat e procedurat e zevendesimit te lendeve ozonholluese ne pajisjet ekzistuese” M. Sc. Mirela KAMBERI Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave Tirane, Dhjetor 2005
VKM-ja mbeshtetet ne nenin 100 te Kushtetutes dhe ne piken 2 te nenit 17 te ligjit Nr.8934, date 05.09.2002 “Per mbrojtjen e mjedisit” sipas te cilit “Importimi dhe prodhimi i pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese eshte i ndaluar”; • Ne VKM sqarohen termat e meposhtem: “Lende ozonholluese” te cilat ndahen ne: -substanca dhe perzierje te tyre qe hollojne shtresen e ozonit; -produkte qe permbajne substanca ozonholluese ose jane prodhuar me to: produktet aerosole, fikse zjarri, veshje ftohese, panele dhe tubacione. “Pajisje qe perdorin lende ozonholluese”: kondicionere ajri ne automobila, kamiona e ne mjete te tjera, ftohes shtepiake dhe tregtare dhe kondicionere e pompa nxehtesie. • Substancat, produktet dhe pajisjet jane listuar ne shtojcat 1,2,3 te VKM ne perputhje me anekset e protokollit te Montrealit.
“Sasia e lendeve ozonholluese qe do te importohet”- sasia qe percaktohet duke zbritur nga sasia e importuar nje vit me pare sasine e mbetur stok nga ai vit dhe perqindjen me te cilen ulet sasia e pergjithshme e ketyre lendeve ne vitin per te cilin miratohet leja, ne perputhje me kuotat vjetore, te dhena ne shtojcen 4 te VKM-se; • “Perdorues te lendeve ozonholluese” – personat fizike e juridike te licensuar per t’i perdorur keto lende ne proceset e prodhimit, te mirembajtjes e sherbimit;
Qendra te perpunimit te lendeve ozonholluese- njesite e licensuara per te kryer riciklimin, rafinimin dhe rirafinimin e lendeve ozonholluese, ne kuader te procesit te nxjerrjes se tyre nga perdorimi; • Me perdorim te lendeve ozonholluese – kuptohet perdorimi i tyre ne proceset e prodhimit, te mirembajtjes e te sherbimit, ose ne procese te tjera cfaredo, ku ato nuk duhet te sherbejne si lende e pare; • Me riciklim te lendeve ozonholluese – kuptohet pastrimi me ane te filtrimit dhe heqja e lageshtise se substancave ozonholluese te grumbulluara nepermjet tharjes, me qellim riperdorimin e tyre;
Me rafinim dhe rirafinim te lendeve ozonholluese – kuptohet perpunimi dhe pastrimi i substancave ozonholluese te grumbulluara nepermjet filtrimit, tharjes, distilimit dhe patrimit kimik, deri ne sigurimin e cilesise se nevojshme per perdorim te rregullt. • Me zevendesim te lendeve ozonholluese kuptohet procesi qe permbledh veprimet per : • zvogelimin e sasise se tyre ne perdorim, duke respektuar kuotat vjetore te importit te caktuara per vendin tone ; • importimin e lendeve qe kryejne te njejtat funksione, por qe sillen miqesore me mjedisin; • fillimin e mbushjes se pajisjeve ozonholluese, para vitit 2010, me lende qe sillen miqesore me mjedisin; • fillimin e importimit, para vitit 2010, te pajisjeve qe nuk punojne me lende ozonholluese.
Ne Republiken e Shqiperise jane te ndaluara: • Prodhimi i substancave ozonholluese dhe i produkteve që i permbajne të listuara ne Aneksin A, B, C (Grupi II), D dhe Aneksin E, të Protokollit të Montrealit; • Importimi dhe hedhja ne treg e produkteve qe permbajne substanca ozonholluese dhe i pajisjeve qe i perdorin te listuara ne Anekset e Protokollit te Montrealit; • Shkarkimi në ajër i substancave ozonholluese te listuara ne Anekset e Protokollit te Montrealit; • Importimi i substancave ozonholluese, produkteve qe i permbajne ato dhe pajisjeve qe i perdorin, nga nje vend qe nuk eshte pale ne Protokollin e Montrealit; • Perdorimi i substancave ozonholluese dhe i produkteve qe i permbajne ato, ne fushen e bujqesise, me qellim mbrojtjen e bimeve; • Eksportimi i substancave ozonholluese, i produkteve qe i permbajne ato dhe i pajisjeve qe i perdorin, drejt nje vendi qe nuk eshte pale ne Protokollin e Montrealit; • Importimi i substancave ozonholluese te riclikluara apo te rafinuara;
Importimi • Importimi i substancave ozonholluese të përfshira në Shtojcen 1 te ketij vendimi, lejohet vetëm mbi bazën e kuotave vjetore të përcaktuara ne perputhje me diagramen e nxjerrjes se tyre nga perdorimi deri ne vitin 2010, te aprovuar per Shqiperine, sipas diagrames se dhene ne Shtojcen 4 te ketij vendimi. • Përjashtim nga kuotat e dhëna në Shtojcen 4 bëhet vetëm për raste të veçanta kur duhet mbrojtur jeta e njerëzve, larmia biologjike, siguria kombëtare, kërkimet shkencore dhe per te perballuar fatkeqësitë natyrore. Ky përjashtim lejohet kur nuk ka zgjidhje të tjera nga pikpamja mjedisore, ose zgjidhjet e tjera janë ekonomikisht të papërballueshme; • Cdo tejkalim, si me lart, behet me urdher te Ministrit të Mjedisit, mbi bazen e kerkeses se argumentuar te organit perkates shteteror, ku sqarohen lloji dhe sasia e lendes qe duhet importuar, vendi nga do importohet dhe koha e levrimit, pasi eshte siguruar paraprakisht miratimi nga Sekretariati i Protokollit.
Importuesi i lendeve ozonholluese siguron etiketimin e tyre në gjuhën shqipe. Etiketa përmban emërtimin tregtar, përbërjen kimike, kodin e nomenklatures se kombinuar (Kodin e NC), simbolin e rrezikut me shenjën në përputhje me klasifikimin ndërkombetar ISO, njoftime mbi rrezikun për shëndetin dhe mjedisin, kërkesat për sigurinë dhe kushtet e depozitimit. Në etiketë jepet gjithashtu sasia e përgjithshme e lendes së amballazhuar, data e prodhimit dhe e skadimit. • Importimi i substancave ozonholluese lejohet vetëm në deget doganore që kanë personel te certifikuar dhe pajisje speciale për zbulimin dhe identifikimin e tyre, te siguruara nga Njesia Kombetare e Ozonit (te cilat percaktohen dhe publikohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave).
Perdorimi eshte procesi qe perfshin: • zevendesimin, sipas nevojave dhe mundesive, te substancave ozonholluese ne pajisjet ekzistuese, duke perdorur substancat e importuara sipas kuotave dhe/ose te tjera substanca te rekomanduara si miqesore me mjedisin; • grumbullimin dhe ruajtjen e substancave ozonholluese te perdorura, qe dalin gjate mirëmbajtjes dhe riparimit qe u behet pajisjeve ekzistuese; • riciklimin, rafinimin dhe rirafinimin, ripërdorimin ose asgjësimin e sasive te grumbulluara ne qendrat e perpunimit, me teknika dhe teknologji te miratuara; • perdorimin e produkteve qe permbajne substanca ozonholluese apo jane prodhuar me to ; • eksportimin e substancave ozonholluese te grumbulluara per qellime riciklimi ose asgjesimi ne rastet kur keto nuk mundesohen brenda vendit ; • trainimin, certifikimin e perdoruesve dhe te personelit te qendrave te perpunimit; • kompletimin e perdoruesve dhe te qendrave te perpunimit me pajisjet perkatese permes Njesise Kombetare te Ozonit. - Perdorimi i lendeve ozonholluese realizohet vetem nga persona fizike dhe juridike te licensuar dhe te pajisur me leje mjedisore. - Sasia e grumbulluar e substancave ozonholluese, që nuk mund të riciklohet, trajtohet sipas dispozitave të parashikuara nga ligji nr. 9108, dt. 17.07.2003 «Për substancat dhe preparatet kimike».
LEJA MJEDISORE • Me leje mjedisore, sipas kerkesave te ketij vendimi, pajisen personat fizike dhe juridike: a. qe kerkojne te importojne lende ozonholluese ; b. qe kerkojne te perdorin lende ozonholluese, duke specifikuar veprimtarite konkrete qe do te kryejne. • Kerkimi i lejes mjedisore per importim dhe miratimi i saj nga Ministri i Mjedisit, behet per cdo vit, pasi te jete hartuar nga Njesia Kombetare e Ozonit raporti vjetor. Kopje e lejes se miratuar i percillet Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. • Formulari i kerkeses dhe formati i lejes mjedisore per importim jane te parapergatitura dhe jepen ne Shtojcen 5 te ketij vendimi. • Ne lejen mjedisore saktesohet sasia e substancave ozonholluese qe do te importohet.
Kur kerkesa per leje mjedisore behet per importim dhe per qendra perpunimi te lendeve ozonholluese, agjensia rajonale e mjedisit, ne konsultim me Njesine Kombetare te Ozonit, harton me shkrim mendimin e vet dhe praktiken ja percjell Ministrise se Mjedisit. • Kur kerkesa eshte per perdorim te lendeve ozonholluese, agjensia rajonale e mjedisit, akordon vete lejen mjedisore, ne formen e autorizimit, pas konsultimit me Njesine Kombetare te Ozonit. • Kerkesat per te vene ne perdorim lendet ozonholluese ose pajisjet qe i perdorin ato, te depozituara ne Rezerven e Shtetit nga organet doganore, nuk shqyrtohen dhe per to nuk akordohet leje mjedisore. • Kerkimi dhe miratimi i lejes mjedisore per importim apo perdorim, kryhet sipas procedurave te percaktuara ne Ligjin Nr. 8990, date 23.01.2003 “Për vleresimin e ndikimit ne mjedis” dhe ne aktet nenligjore ne zbatim te tij. • Leja mjedisore jepet kundrejt tarifes se sherbimit, e cila percaktohet me udhezimin te Ministrit te Mjedisit.
MONITORIMI • Monitorimi i procesit te nxjerrjes nga perdorimi deri ne vitin 2010 i lendeve ozonholluese dhe i pajisjeve qe perdorin keto lende, eshte pjese e Programit Kombetar te Monitorimit te Mjedisit dhe synon te vleresoje ne vazhdimesi, shkallen e zbatimit te kerkesave te Protokollit te Montrealit. • Ne monitorim perfshihen te dhena per: • importimin dhe perdorimin e lendeve ozonholluese; • stokun e krijuar ne Rezervat e Shtetit te pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese te ndaluara nga organet doganore; • stokun e krijuar ne Rezervat e Shtetit te substancave dhe lendeve ozonholluese te ndaluara nga organet doganore; • Te dhenat per importimin dhe perdorimin e lendeve ozonholluese dhe pajisjeve qe i perdorin ato, sigurohen nepermjet rregjistrave perkates. • Njesia Kombetare e Ozonit krijon dhe mban Rregjistrin Shtetëror te lendeve ozonholluese.Formatimi i rregjistrit dhe menyra e komunikimit dhe e keshillimit te te dhenave te tij miratohen me udhezim te Ministrit te Mjedisit.
Rregjistra mbajne edhe: a. personat fizike ose juridike që importojne, eksportojne, perdorin ose perpunojne lendet ozonholluese; b. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave per sasite e importuara te lendeve ozonholluese. • Te dhenat e rregjistrave raportohen ne Njesine Kombetare te Ozonit brenda dates 25 Dhjetor te cdo viti. Personat e permendur me lart i formatojne raportimet sipas kerkesave me shkrim te Njesise Kombetare te Ozonit. • Mbi bazen e të dhënave të Rregjistrave, brenda datës 30 Mars të çdo viti, Njesia Kombetare e Ozonit harton raportin vjetor, i cili përmban: -Të dhënat për personat fizikë dhe juridikë importues, eksportues dhe perdorues te lendeve ozonholluese; -Sasinë dhe tipin e lendeve ozonholluese të përcaktuara në Shtojcat 1 dhe 2 te ketij vendimi, që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë; -Sasinë dhe tipin e lendeve ozonholluese të përfshira në Shtojcat 1 dhe 2 te ketij vendimi, që janë ricikluar dhe rafinuruar brenda vendit; -Sasinë dhe tipin e lëndëve ozonholluese që janë gjendje ne magazina, deri më kete date; -Sasinë dhe tipin e lëndëve ozonholluese dhe pajisjeve qe i perdorin, te cilat janë gjendje ne Rezervat e Shtetit deri më 30 Mars, te bllokuara nga organet doganore; -Sasinë dhe llojin e lendeve ozonholluese te përfshira në Shtojcat 1 dhe 2 te ketij vendimi, që kerkohen te importohen ne vitin aktual.
ZBATIMI • Veprimtarite e pajisura me leje mjedisore sipas ketij vendimi, jane objekt kontrolli nga Inspektorati Mjedisor. • Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Ministria e Mjedisit dhe Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. • Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet 60 dite pas botimit.