120 likes | 283 Views
Zhvillimet në sektorin e arsimit në Kosovë - çështjet për tu përcjellur. Prishtinë, 26 Mars 2008 Lida Kita. Çështjet nga ETF në vitin 2006 Financimi i mësimit të ndërsjellët. Efektet: Kosova
E N D
Zhvillimet në sektorin e arsimit në Kosovë - çështjet për tu përcjellur Prishtinë, 26 Mars 2008 Lida Kita
Çështjet nga ETF në vitin 2006 Financimi i mësimit të ndërsjellët Efektet: Kosova • Korniza financiare për arsim e përgatitur, mirëpo të përcillet nga MASHT-i se si të lidhen rekomandimet me zhvillimet aktuale • Decentralizimi dhe diskutimi për autonominë e shkollave, të udhëhequra nga Banka Botërore - propozimi i pas-statusit në lidhje me sektorin e arsimit
Fuqizimi i financimit dhe organizimit të sistemit arsimor në Kosovë • Zhvillimi i kornizës ligjore për edukimin primar dhe sekondar • Rishikimi i ligjit për edukimin primar dhe sekondar për të përfshirë implementimin e propozimit statusor • Përmirësimi i mekanizmave financiar për edukim • Grantet ekzistuese për arsim dhënë komunave, pritet të mos jenë pjesë e granteve të bllokuara për komuna
MASHT MEF Grantet për arsim (Grante gjenerale) Të ardhurat vetanake komunale Investimet kapitale Buxheti Komunal për arsim Buxhet i përsëritur (një shumë e vogël për shpenzime konsumi) Nuk ka nën-llogari për shkolla ose transfere të drejtpërdrejta të parave të gatshme shkollave. Departamenti Komunal për Financa blen mallrat& shërbimet dhe më pas i shpërndan ato në shkolla.) Pagesat & Rrogat Shkollat Mësuesit Rrjedha e përgjithshme e buxhetit në arsim
Grantet e arsimit për secilën komunë = WS + GS + CO WS = Pagesat dhe rrogat për (a) mësuesit dhe (b) administratorët dhe stafin mbështetës: a) Mësuesit: Bazuar në raportin prej 21.3 nxënës-mësues për popullatën shumicë dhe 14.2 për nxënësit minoritar b) Administratorët dhe stafi mbështetës: në bazë të stafit ekzistues siç është raportuar nga secila komunë • GS = Mallra dhe shërbime: një shumë fikse për shkolla (500€ për parashkollor dhe shkollat fillore dhe 1,000€ për arsimin e mesëm) dhe shuma për student (18€ për popullatën shumicë dhe 22.5€ për studentët minoritar) • CO= Shpenzimet e konsumit: 5€ për student.
Fuqizimi i financimit dhe organizimit të sistemit arsimor në Kosovë • Sa i përket shpërndarjes horizontale, formula aktuale e shpërndarjes është vlerësuar në një shkallë të gjerë si transparente, e thjeshtë dhe e paanshme. Megjithatë, disa modifikime apo përmirësime të indikatorëve në sektorin e arsimit janë të dëshirueshme. • Për grantet e arsimit, shuma e përgjithshme ka qenë më e vogël në raport me shumës sipas formulës përshkak kufirit të përgjithshëm të shpenzimeve për arsim dhe kjo imponon rreziqet për krijimin e aktiviteteve të pambuluara në arsim. • Në anën tjetër, duke dhënë autonomi më të madhe menaxheriale komunave dhe furnizuesve të shërbimeve të cilit posedojnë kontrollet e brendshme dhe mekanizmat e duhura të raportimit do të mund ta rriste efektivitetin dhe efikasitetin
Përmirësimi i mekanizmit të financimit të arsimitHapat vijues • Grupi punues i MEF/MASHT për financimin e edukimit janë duke punuar në hapat vijues që do të ndërmerren nga këto grupe punuese në bashkëpunim me drejtoret e arsimit në komuna dhe palët tjera me interes. • Pilot- projekti bazuar në formulën e financimit nga komunat në shkolla dhe zhvillimi i autonomisë financiare në shkolla • Projekti inovativ arsimor (EIP) i financuar nga Banka Botërore, do të mbështes MASHT-in në pilot- projektin bazuar në financimin sipas formulës nga komunat në shkolla dhe zhvillimin e autonomisë financiare në shkolla • Tri komunat, si, Drenasi, Podujeva dhe Mitrovica, janë identifikuar si kandidatë për këtë pilot-projekt. Pilotimi gradualisht do të zhvillohet në vitet e ardhshme edhe në komunat tjera.
Nevoja urgjente për të përmirësuar efektivitetin dhe përgjegjësinë mes komunave dhe shkollave • Komunat i alokojnë resurset e grantit (nga granti i arsimit) shkollave pa përdorur kritere objektive dhe transparente • Shkollat nuk janë të informuara me kohë lidhur me nivelin e burimeve që mund ti marrin. Kjo ka penguar ofruesit e shërbimeve për të planifikuar dhe menaxhuar ofrimin e shërbimeve në një mënyrë më efikase • Rekomandohet qëplani operacional i strategjisë para-universitare të arsimit ’07-‘17 të propozoj decentralizimin e menaxhimit të grantit të arsimit. • Fakt pozitiv është se departamenti për buxhetin e komunave pranë MEF-it planifikon që gradualisht të delegoj vendimmarrjen buxhetore në nivelin e ofruesve të shërbimeve • Korniza e duhur legale dhe rregulluese dhe sistemi i monitorimit dhe vlerësimit nevojitet të vendosen përderisa shkollat kanë nevojë urgjente të zhvillojnë kapacitetin e tyre në planifikimin buxhetor, planifikimit buxhetor, menaxhimin financiar dhe prokurimin publik.
Fuqizimi i financimit dhe organizimit të sistemit arsimor në Kosovë(vazhdim) • Rishikimi i formulës aktuale për grantet e arsimit/ përmirësimet: cilët faktorë duhen reflektuar në formulën e re • Pilotimi i financimit bazuar në formulë nga komuna në shkolla dhe zhvillimi i autonomisë financiare të shkollave. • Grante për zhvillim të shkollave shumëzuar me planet për zhvillimin e shkollave
Objektivat e ETF për mësimin e ndërsjellë 2007 • Të angazhoj zhvillues të politikave dhe drejtorët e shkollave në Kosovë për të analizuar ndikimin e arsimit dhe politikave të trajnimeve në nivel të shkollave dhe në menaxhimin e shkollave. • Të kontribuoj në përmirësimin e politikave , në EU/IPA dhe në hartimin dhe implementimin e projekteve të donatorëve me nxjerrjen e mësimeve të mësuara nga mësimi i ndërsjellë në vitin 2007. • Të promovoj ngritjen e kapaciteteve dhe diskutimet në mes të palëve me interes se si të kyçen të gjitha nivelet e sistemit në procesion reformues të VET-it
Mesazhet kyçe të politikave: • ETF ndihmon MASHT-in të organizoj shqyrtimin e progresit të reformave të VET-it si një ndihmesë në zhvillimin e strategjisë sektoriale për VET-in në kuadër të strategjisë para-universitare 2007-2013 për Kosovën • IPA 2008 komponentët e arsimit dhe punësimit • Qasja gjithëpërfshirëse në arsim • Trajnime profesionale (VET) në ngritjen e kapaciteteve & përkrahjen e punësimit
Mesazhet kyçe të politikave: • Të shpërndaj gjetjet dhe rekomandimet nga studimi i para-realizueshmërisë së SWAp në arsim/përfshirë VET-in • Të fuqizojë lidershipin e arsimit dhe menaxhimin e sistemit arsimor dhe shkollor duke definuar kujdesshëm rolet dhe përgjegjësitë për secilin nivel duke promovuar marrëdhëniet e ndërmjetme në shkolla dhe duke i bërë bordet e shkollave më efektive • Të përmirësoj kualitetin e arsimit duke i motivuar mësimdhënësit dhe duke ndikuar në përafrim më të mirë të VET-it me nevojat e LM. • Në gjysmën e dytë të vitit 2008 të organizojë një punëtori kombëtare në bashkëpunim me ministrinë e arsimit dhe me anëtarët e këshillit të VET-it në mënyrë që të shpërndaj shqyrtimin e progresit në VET