210 likes | 461 Views
Leksion nr.10. Shtresa fizike. Zgjidh probleme mekanike, elektrike dhe te kohes qe lidhen me nderfaqen e rrjetin Tre lloje mjedisit te transmetimit: I drejtuar( tel bakri apo fiber optic), wireless, pa tela (valet e radios tokesore) Satelitet Tre shembuj te sistemit te komunikimeve
E N D
Shtresa fizike • Zgjidh probleme mekanike, elektrike dhe te kohes qe lidhen me nderfaqen e rrjetin • Tre lloje mjedisit te transmetimit: • I drejtuar( tel bakri apo fiber optic), • wireless, pa tela (valet e radios tokesore) • Satelitet • Tre shembuj te sistemit te komunikimeve • sistemi i telefonit fixe, • sistemi i telefonit mobile • sistemi i televizionit kabllor
Sistemi i telefonise mobile • Telefoni wireless vjen ne dy variacione baze: • telefona pa tela • mobile telefon. • Telefonat pa tela jane paisje te cilat kane nje stacion baze dhe nje paisje solide si nje set te cilat ndodhen brenda shtepise. • Telefoni mobile eshte i perdorur per siperfaqe te gjera per ze dhe te dhena. • Telefonat mobile kane perparuar gjate tre gjeneratave: • zeri analog • zeri dixhital • ze dhe te dhena dixhitale
Gjenerata I – Zeri analog • Me 1946 sistemi i pare me baze makinat me telefon, ishte ne St.Luis ku kishte transmiter te madh ne maje te nje ndertese te larte dhe nje kanal i vetem i perdorur si per dhenie edhe per marrje. • Per te folur perdoruesi shtypte nje buton i cili aktivizonte dhenesin dhe ç’aktivizonte marresin. Ky sistem quhej push-to-tolk system. • Me 1960 u instalua IMTS (Improved Mobile Telephone System). Ai tani perdorte dy frekuenca te ndryshme nje per dhenesin dhe nje per marresin. • Te metat: • kanale te pakta si pasoje kohe e gjate pritje. • Fuqia e madhe e transmetimit rreth 200w, sistemet fqinje duhet te jene qindra km larg per te evituar interferencat.
Gjenerata I – Zeri analog • Me 1982 i shpikur ne laboratoret e Bellit ne USA u quajt AMPS (Advance Mobile Phone System). • Rajoni gjeografik ishte i ndare ne qeliza, te cilat qendronin 10-20 Km larg. • Cdo qelize perdor nje set frekuencash e cila nuk perdoret nga asnje nga qeliza fqinje. • Idea baze qe i jep sistemit celular kapacitet me te madh se ato me pare eshte perdorimi i qelizave te vogla dhe ne cdo frekuence mund te beheshin disa thirrje. • Qelizat e vogla do te thote fuqi e vogel si pasoje transmetues te vegjel dhe me te lire, pra kemi perfitim ne transmetim.
Modeli me qeliza • Modeli i qelizave eshte hexadecimale dhe te gjitha grupohen ne njesi prej shtate qelizash ku cdo germe tregon nje grup frekuencash. • Cdo set frekuencash ka nje bufer te perbere prej dy qelizash i gjere, ku ajo frekuence nuk arrihet duke dhene nje ndarje te mire dhe interference te ulet. • Kur numri i perdoruesve eshte shume i madh, qelizat ndahen ne mikroqeliza per te lejuar sa me shume frekuenca.
Komponentet • Ne qender te cdo qelize eshte stacioni baze ne te cilin te gjithe telefonat transmetojne. • Ai konsiston ne nje kompjuter dhe nje transmetues/marres lidhen ne nje antene. • Ne nje sistem te vogel te gjitha stacionet baze lidhen me nje paisje te vetme te quajtur MTSO (Mobile Telephone Switching Office) ose MSC. • Ne nje sistem te madh disa MTSO mund te lidhen midis tyre ne nje nivel te dyte MTSO. • MSC komunikojne me stacionin baze duke perdorur rrjetin paketa-switching. • Cdo telefon mobile eshte llogjikisht ne nje qelize specifike dhe nen kontrollin e stacionit baze te asaj qelize.
Procesi Handoff • Kur nje telefon mobile le fizikisht nje qelize, stacioni baze i saj lajmeron telefonin per humbje sinjali dhe kerkon tek stacionet e tjera fqinje. • Stacioni baze me pas transferon perkatesine tek qeliza me sinjal me te forte, qeliza ku telefoni tashme eshte i lokalizuar. • Telefoni me pas informohet per “pronaret” e rinj. Ky eshte procesi i Handoff. • Nqs nje thirrje eshte ne rruge e siper i kerkohet qe te switch-ohet ne nje kanal tjeter.
Dy menyrat e handoff-it • Handoffi behet ne dy menyra: • Soft – marrja e telefonit nga stacioni i ri i bazes behet para se te humbase sinjali, pra s’ka humbje te vazhdueshmerise. Pjesa me problem eshte vendosja e telefonit ne dy frekuenca te ndryshme ne te njejten kohe. As gjenerata e pare e as e dyta nuk e bejne dot. • Hard - Stacioni i vjeter i bazes e leshon telefonaten para se stacioni i ri ta kape ate. Nqs stacioni i ri nuk ka mundesi, s’ka frekuence te lire thirrja shkeputet.
Ndertimi i AMPS • AMPS ka 832 full-duplex, cdo njeri ka nje cift simplex. • 832 kanalet ndahen ne kater kategori baze: • kanale kontrolli, nga baza tek telefoni mobile, sherben per te menaxhuar sistemin. • kanale paging, nga baza tek mobile, per te lajmeruar ata per thirrje. • kanale aksesi, funksionon ne te dyja drejtimet si nga baza tek perdoruesi ashtu edhe anasjelltas, sherbejne per call setup dhe perkatesine e kanaleve. • kanale data, dydrejtimeshe, perdoret per ze dhe per te dhena.
Menaxhimi i thirrjeve • Per te bere nje thirrje telefoni dergon numrin qe do te marre dhe identitetin e tij tek kanali i aksesit. Nqs ka perplasje ai provon me vone. • Kur stacioni baze merr kerkese informon MTSO. • Nqs numri i thirrur eshte klient i MTSO atehere kjo kerkon nje kanal bosh, kur gjendet ky kanal bosh i dergohet numri tek kanali kontrollit. • Telefoni mobile automatikisht kycet tek kanali zerit dhe pret derisa ta hapin telefonin.
Ardhja e thirrjeve • Ardhja e thirrjeve funksionon ndryshe. • Te githe telefonat “bosh”, ne menyre te vazhdueshme shkojne tek kanalet paging per te detektuar mesazhet drejtuar tyre. • Kur vjen nje thirrrje tek telefoni, nje pakete shkon tek MTSO e destinacionit per te pare se ku eshte ai. • Me pas numri i thirrur pergjigjet tek kanali i aksesit, si pasoje ai kycet tek nje kanal dhe fillon te bie zilja.
Gjenerata II – Zeri dixhital • Si tek gjenerata e pare dhe tek e dyta nuk pati standartizime. Kater sistemi perdoren ne kete gjenerate: • D- AMPS • GSM • CDMA • PDC
D-AMPS(digital advanced mobile phone system) • Eshte teresisht dixhitale dhe eshte e projektuar per te koexistuar me AMPS. • Pra si gjenerata e pare G1 ashtu edhe gjenerata e dyte G2 mund te operojne te dyja ne nje qelize. • Jane kanale me 30 KHz dhe ne te njejtat frekuenca. • MTSO e qelizes percakton se cilat kanale jane analoge dhe cilat dixhitale. • Ashtu si ndryshojne thirrjet ne qelize, MTSO ndryshon ne menyre dinamike tipin e kanaleve.
D-AMPS dhe Handoff • Gjashte kanale kontrolli kryesore perdoren per: • Konfigurimi i sistemit • Kontroll ne kohe reale • Kontoll ne kohe joreale • Paging • Pergjigje aksesi • Mesazhe te shkurtra. • Ndryshimi midis AMPS dhe D-AMPS eshte tek Handoffi. • Tek AMPS Handoffi menaxhohet i teri nga MTSO pa ndihmen e paisjes mobile, ndersa tek D-AMPS 1/3 e kohes nje mobile as jep e as merr. • Kur kupton se sinjali mungon tregon tek MTSO e cila shkeput linjen dhe telefoni mobile provon tek nje stacion tjeter per nje sinjal me te forte. • Kjo teknike quhet MAHO (Mobile Assisted Handoff).
GSM(Global System for Mobile Comunnication) • Ngjashmerite me rrjetin D-AMPS: • Te dyja jane sisteme celulare • Ne cdo mobile transmetimi ne nje frekuence dhe marrje ne nje tjeter frekuence, pra kemi FDM • Frekuence cifte e vetme ndahet nga TDM ne time-slote, per shume mobile. • Ndryshimet me D-AMPS eshte se kanalet jane me te medhenj 200 KHz ne krahasim me 30 KHz, duke pranuar 8 perdorues ne krahasim me 3, duke dhene shpejtesi te larte te te dhenave.
Struktura e GSM • Cdo bande frekuencash eshte e gjere 200 KHz. Sistemi ka 124 cifte kanale simplex dhe cdo kanal i gjere 200 KHz dhe suporton deri me 8 ndarje duke perdorur TDM, cdo cift kanali ka nje time-slot tek stacioni aktiv. • Teorikisht pranohen 124 kanale* 8 ndarje = 992 kanale ne qelize, por disa prej tyre nuk disponohen sepse sherbejne per te larguar interferencat me stacionet fqinje. • Ne cdo 8 time-slote te ndare i perkasin te njejtes lidhje, kater ne secilin drejtim. Dhenia dhe marrja nuk ndodhin ne te njejten time-slote, valet radio GSM nuk e suportojne dot kete. • Cdo TDM slot ka nje strukture specifike dhe grupe te TDM slot-it formojne multiframin.