151 likes | 517 Views
PREZANTIM I ZYRËS SË SHËRBIMIT PËRMBARIMOR PRIVAT. ZYRA E SHËRBIMIT PËRMBARIMOR PRIVAT SBS. Tiranë , 2011. Një partner i besueshëm. Shërbimi Përmbarimior Pr i vat SBS është krijuar nga Z. Gentian Strati, përmbarues gjyqësor privat: I ç ertifikuar nga Ministri i Drejtësisë
E N D
PREZANTIM I ZYRËS SË SHËRBIMIT PËRMBARIMOR PRIVAT ZYRA E SHËRBIMIT PËRMBARIMOR PRIVAT SBS Tiranë, 2011
Një partner i besueshëm • Shërbimi Përmbarimior Privat SBS është krijuar nga Z. Gentian Strati,përmbarues gjyqësor privat: • I çertifikuar nga Ministri i Drejtësisë • I liçensuar ngaQendra Kombëtare e Liçensimit; • Regjistruar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. • Ky shërbim përmbarimor privat është krijuar dhe ushtron aktivitetin e saj në bazë të Ligjit Nr. 10031, datë 11.12.2008 “PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR PRIVAT”, Kodit të Proçedurës Civile të Republikës së Shqipërise, Udhëzimeve të përbashkëta të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave Nr. 1240/4 e Nr. 1240/5, datë 15.09.2009, dhe akte të tjera nenligjore. • Funksioni i këtij shërbimi përmbarimor privat është kryerja e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore e titujve të tjerë ekzekutivë ndaj personave fizikë e juridikë duke u bazuar në parimin e ligjshmërisë dhe të respektimit të të drejtave dhe lirive të garantuara me ligj, për subjektet që marrin pjesë në proçesin e ekzekutimit. PROFILI • Vizioni ynë – “Transformimi i Shërbimit Përmbarimor” • Vizioni ynë është ndërtimiinjë shërbim përmbarimor privat korrekt, profesional, të fokusuar te kreditori dhe nevojat e tij duke siguruar për klientët tanë fitim afatgjatë dhe të matshëm në kohë optimale. Vizioni ynë është t’ju ofrojmë: • Një partner të besueshëm; • Një sistem operues të shpejtë dhe efikas; • Procedura përmbarimore që do të konvertojnë humbjen tuajtëderitanishmenëfitim; • Një shërbim përmbarimor kompleks, i cili shkon përtej pritshmërive tuaja; • Profesionalizëm të lartë; • Transparencë. VIZIONI • Misioni ynë –“Rezultatijuaj” • Misioni ynëështëekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe titujve të tjerë ekzekutivë duke i’u nënshtruar zbatimit të Kodit të Proçedurës Civile dhe akteve të tjera normative për ekzekutimin e titujve ekzekutiv, • duke iu përmbajtur parimeve - Ndershmëri, Paanësi dhe Profesionalizëm, • duke patur udhërrëfyes Kodin Etik të Përmbaruesit Gjyqësor, • duke qëndruar larg konfliktit të interesit, • duke përfituar nga të drejtat dhe • duke zbatuar detyrimet e ligjit Nr. 10031 datë 11.12.2008 “PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR PRIVAT”. MISIONI
Një shërbim që ju konverton humbjen në fitim • Në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore e titujve të tjerë ekzekutivë SBS ofron shërbime komplekse në përputhje me praktikat ligjore më të mira në fushën e ekzekutimit. • Shërbimi bazë konsiston në nisjen e procedurave, mbledhjen e informacionit rreth debitorit dhe pasurive të tij, sekuestrimin konservativ dhe ekzekutiv të pasurive të luajshme dhe të paluajtshme të debitorit, vlerësimidheshitja e tyre në ankand dhe shpërndarja në kohë optimale e shumave te kreditorët si dhe një sërë shërbimesh specifike qe janë të lidhura me ato tituj ekzekutiv të cilët kërkojnë kryerjen e një veprimi të caktuar përmbarimor. Ne mund t’ju ofrojmë një sërë alternativash për strategjinë e ekzekutimit dhe ju mund të zgjidhni më efektiven ndër to, në menyrë që e drejta juaj të materializohet në masën 100 %. Në rast se ju nuk jeni familjarizuar me mundësite ligjore që ekzistojnë për sa më sipër, zyra jonë ju ofron asistencë ligjore për dhënien e informacionit të duhur dhe për t’ju drejtuar gjatë gjithë procesit të ekzekutimit. • Titujtekzekutivë: • Vendimetciviletëformëssëprerëtegjykatësqëpërmbannjëdetyrim, vendimet e dhënaprejsajpërsigurimin e padisësidhepërekzekutimin e përkohshëm; • Vendimetpenaletëformëssëprerënëpjesënqëbëjnëfjalëpërtëdrejtapasurore; • Vendimet e njëgjykatearbitrazhinëRepublikën e Shqiperisë • Vendimet e gjykatavetëarbitrazhevetështetevetëhuajaqë u ështëdhënëfuqisipasdispozitavepërkatësetëKodittëProcedurësCiviletë RSH; • Aktetnoterialeqëpërmbajnëdetyrimnëtëholla, sidheaktetpërdhënien e kredivebankareoseaktetpërdhënien e kredivengainstitucionetfinanciarejobankare; • Kambialet, çeqet, e letrat me urdhërqëbarazohen me ato; • Aktet e tjeraqësipasligjevetëveçantaquhentitujekzekutivë. • Ekzekutimiidetyrimevenëtëholla • SBS shtrinekzekutiminmbi: • -detyrimet e biznesit; • -detyrimet e individëve; • -detyrimet e institucionebuxhetore; • -detyrimet e shoqerivetesigurimit; • - Çdo person juridik. EKZEKUTIMI I TITUJVE EKZEKUTIVE
Një shërbim që ju konverton humbjen në fitim • Jo gjithmonë e drejta e fituar me anë të një vendimi gjyqësor është e lehtë të materializohet për kreditorin. Informaliteti në shoqërine shqiptare e bën edhe më të vështirë ekzekutimin e detyrimeve, pasi u shton mundësine debitorëve për fshehje të burimeve të ekzekutimit të detyrimit. SBS disponon te gjitha mjetet ligjore, mundësitë administrative & teknike, staf të specializuar për investigimin dhe identifikimin e saktë të debitorit dhe pasurive të tij, qoftë ky individ apo person juridik. • Individ • Identifikim i adresës , kontakteve të debitorit, • Identifikim i punësimit, • Identifikim i pasurive të paluajtshme, • Identifikim i pasurive të luajtshme, • Identifikim i automjeteve, • Identifikim i licencave profesionale. • Person juridik • Identifikim i saktë i adresës, kontakteve të personit juridik, • Identifikim i aktivitetit të personit juridik, • Identifikim i statusit ligjor & financiar te shoqërisë • Identifikim i strukturës aksionere te shoqërisë, • Identifikim i i pasurive të paluajtshme të shoqërisë • Identifikim i pasurive të luajtshme të shoqërisë • Identifikim i automjeteve në pronësi të shoqërisë, INVESTIGIM Shërbimi Përmbarimor Privat SBS është i gatshëm të ofrojë për kreditorëtndërmjetësim lidhur me mosmarrëveshjet e krijuara me palën debitore, për shkak të detyrimeve të kësaj të fundit. Këtë shërbim kyshërbim e ofron gjatë fazës së ekzekutimit vullnetar (afati i ekzekutimit vullnetar në këtë rast është i negociueshem me kreditorin), duke mos filluar menjëherë ekzekutimin e detyrueshëm, çka do të thotë për kreditorin kosto minimale dhe kohë optimale për ekzekutimin e detyrimit në rast se negocimi me palën debitore rezulton i sukseshëm. Ndërmjetësimi është një mënyrë efikase për të arritur zgjidhjen e konfliktit kreditor-debitor. Përveç kësaj, pjesëmarrja e debitorit në procesin e ndërmjetësimit e ndihmon këtë të fundit të ketë një pasqyrë të qartë të situatës, mundësive të tij alternative për zgjidhjen e konfliktit dhe të kostos financiare të ekzekutimit të detyrueshëm. Gjithashtu, shtojmë se në rast se proçesi i ndërmjetësimit rezulton i sukseshëm, marrëveshja e arritur mes palëve rregullon marrëdhënien e tyre dhe shmang konflikte të mundëshme që mund të lindin si pasojë e ekzekutimit të detyrueshëm. NDËRMJETËSIM
Një shërbim që ju konverton humbjen në fitim • Shërbimi përmbarimor privat SBS ofron dhe garanton një shërbim të shpejtë dhe efikas lidhur me sekuestrimin & shitjen e pasurive të luajtshme të debitorit të zbuluara gjatë investigimit të përmbaruesit gjyqësor privat, gjithashtudhendjekjen e shpejtëtëprocedurëspërmbarimorelidhur me ato kolaterale që janë bllokuar në favor të kreditorit në bazë te Ligjit për Barrët Siguruese. Duke u nisur nga qëllimi ynë për të krijuar shërbime komplekse për klientët tanë ne kemi organizuar dhe ndërtuar të gjithë logjistikën e nevojshme, magazinimin, parkimin, vlerësimin, shitjen dhe transferimin e shumave monetare te kreditori, duke kursyer kështu paratë dhe kohën tuaj. Profesionalizmi ynë dhe i partnerëve tanë të jashtëm (shoqëri e sigurise fizike, ekspertë vlerësues e kontabëltëautorizuar), logjistika dhe ambjentet ndihmëse (arkiva) garantojnë: • Procedim në përputhje me ligjin; • Vlerësim i kolateraleve bazuar në tregun kërkesë-ofertë; • Nivel sigurie të lartë lidhur me risqet që mund të shoqërojnë këtë procedurë. EKZEKUTIMI I PASURIVE TË LUAJTSHME • Shërbimi përmbarimor privat SBS ofron dhe garanton një shërbim të shpejtë dhe efikas lidhur me sekuestrimin & shitjen e pasurive të paluajtshme të debitorit të zbuluara gjatë investigimit të përmbaruesit gjyqësor privatapoato pasuri të cilat janë bllokuar në favor të kreditorit pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Duke qenë një shërbim i fokusuar te kreditori dhe interesat e tij, zyra e shërbimit përmbarimor privat e ka bazuar strategjinë e ekzekutimit të pasurive të paluajtshme në dy momente kyçe: • Arritja e çmimit më të mirë të mundshëm për pasurinë e paluajtshme. Vlerësimi i pasurisë së sekuestruar është një moment shumë i rëndësishëm i procesit të ekzekutimit nga i cili varet dretpërsëdrejti suksesi ose jo i ekzekutimit. Në këtë kuptim, duke qenë se qëllimi ynë dhe i kreditorit ështe një i vetëm, shlyerja e detyrimit, - shitja e pasurisë së paluajtshme në ankand, zyra jonë ka lidhur kontrata bashkëpunimi me ekspertë pasurish të paluajtshme me eksperiencë të gjatë në këtë sektor, lehtësisht të identifikueshëm nga përfaqësuesi i kësaj zyre shërbimi përmbarimor, falë eksperiencës së tij të gjatë në këtë sektor. • Shitja e pasurive të paluajtshme. Shitja e pasurive të paluajtshme është finalizimi i gjithë punës dhe përpjekjeve të shërbimit përmbarimor privat dhe për këtë arsye kyshërbimshfrytëzon të gjitha burimet e brendshme (punonjësin e marketingut) dhe të jashtme (Agjencitë për shitjen e pasurive të Paluajtshme,gazeta, publikimet në faqen e internetit, e cilaështënëpërpunim e sipëretj). EKZEKUTIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME
Një shërbim që shkon pertej pritshmërive tuaja Shërbimi përmbarimor privat SBS ofron shërbimin e ruajtjes dhe administrimit të kolateraleve. Në çdo rast – në pritje të përfundimit të procedurës së ekzekutimit për pasuritë e paluajtshme/luajtshme, apo kur procesi është zgjatur si pasojë e hapjes së çështjeve gjyqësore – ne garantojmë sigurinë e kolateralit. Në rastet kur pasuria e sekuestruar apo kolaterali mund të sjellin përfitime materiale, ne mund të kujdesemi me profesionalizëm për të siguruar maksimumin e përfitimit në favor të kreditorit, pa riskuar sigurinë e kolateralit. RUAJTJA DHE MIRËMBAJTJA E KOLATERALEVE • Shërbimi përmbarimor privat SBS nëpërmjet stafit të kualifikuar dhe me eksperiencë në fushën e gjyqësorit dhe të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore në veçanti ofron për klientët e saj asistencë ligjore lidhur me: • Mundësitë e ndryshme ligjore për të ekzekutuar nje detyrim në kohë optimale dhe në kosto minimale. • Riskun per të pasur persona të tretë të cilët mund të kenë pretendime mbi kolateralin tuaj. ASISTENCË LIGJORE
Procedura përmbarimore konform ligjit FUNKSIONI Aktiviteti i kësaj Shërbimi përmbarimor privat konsiston në ekzektimin e Urdhërave të Ekzekutimit të lëshuar nga Gjykata kompetente për ekzekutimin e titujve ekzekutivë, të cilët klasifikohen sipas përcaktimeve të nenit 510 te Kodit të Procedurës Civile. • Për të regjistruar praktikën duhet plotësuar dosja me dokumentacionin e mëposhtëm: • Kërkesa e kreditorit për vënien në ekzekutim te titullit ekzekutiv; • Urdhëri i ekzekutimit, i cili duhet te jete ne kopjen origjinale; • Titulli ekzekutiv, i cili duhet te jete ne kopjen origjinale apo te noterizuar; • Kontrata e shërbimit përmbarimor në të cilën parashikohen kushtet dhe termat e marrëveshjes midis palëve; • Mandati për pagesën e tarifës paraprake të shërbimit përmbarimor privat. SI REGJISTROHET PRAKTIKA? • Tarifa e shërbimit përmbarimor privat i nënshtrohet Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë Nr. 1240/5, datë 15.09.2009 “PËR CAKTIMIN E TARIFAVE PËR SHËRBIMET E OFRUARA NGA SHËRBIMI PËRMBARIMOR PRIVAT”. Masa e Tarifës në bazë të këtij udhëzimi është e përshkallëzuar për objektet e vleftësueshme të ekzekutimit në varësi të shumës së tyre dhe fikse për objektet e pavleftësueshme. Në bazë të këtij udhëzimi dhe të Kodit të Procedures Civile kjo tarifë parapaguhetngakreditori dhe më pas i vilet debitorit dhe i kthehet kreditorit jo më vonë se 10 ditë nga data e arkëtimit të saj prej përmbaruesit gjyqësor privat. Gjithashtu në zbatim të këtij udhëzimi mbi këto tarifa shtohet TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR (T.V.SH.). Tarifa e shërbimit përmbarimor privat paguhet e ndarë në dy këste - tarifa paraprake e cila paguhet në momentin e vënies në ekzekutim të titullit ekzekutiv dhe tarifa e plotë e shërbimit (nga e cila zbritet shuma paraprake e pagesës) e cila paguhet në momentin e kalimit në ekzekutim të detyrueshëm. Kjo mënyrë pagese është e përcaktuar në Urdhërin Nr. 8543, datë 01.11.2010 te Minisitrit te Drejtësisë, por shtojmë se në nenin 7, pika 5 e kontratës së shërbimit miratuar me anë të këtij urdhëri është parashikuar mundësia e negocimit të afateve të pagesës midis palëve. TARIFAT
Struktura organizative e zyrës PËRMBARUES GJYQËSOR SEKRETAR ADMINISTRATIV DEPARTAMENTI I ASISTENCËS JURIDIKE DEPARTAMENTI I OPERACIONEVE SPECIALISTË SEKTORI I FNANCËS SEKTORI I IT-së MARKETING ASISTENTË FTUES SHOFER • Struktura organizative e konceptuar në 3 (tre) nivele siguron: • Vendimarrje dhe autoritet të përqëndruar te një person, çka është shumë e rëndësishme për të realizuar një shërbim përmbarimor ligjor dhe të përgjegjshëm. Kjo vendimarrje e centralizuar në një person u siguron kreditorëve një risk minimal për tu ndeshur me proçedura përmbarimore lehtësisht të kundërshtueshme në Gjykatë; • Planifikim strategjik, organizim dhe kontroll të organizuar në dy nivele, çka e bën administrimin e këtij shërbimi të suksesshëm. • Struktura organizative e konceptuar në 3 (tre) nivele siguron: • Vendimarrje dhe autoritet të përqëndruar te një person, çka është shumë e rëndësishme për të realizuar një shërbim përmbarimor ligjor dhe të përgjegjshëm. Kjo vendimarrje e centralizuar në një person u siguron kreditorëve një risk minimal për tu ndeshur me proçedura përmbarimore lehtësisht të kundërshtueshme në Gjykatë; • Planifikim strategjik, organizim dhe kontroll të organizuar në dy nivele, çka e bën administrimin e këtij shërbimi të suksesshëm.
Sistem operues i shpejtë dhe efikas • Për të pasur një administrim të sukseshëm të proçeseve të punës, ky shërbim është krijuar nga juristë me eksperiencë dhe të specializuar gjithashtu edhe nga specialistë dhe asistentë të rinj, por të motivuar, produktiv dhe kreativ, të cilët janë planifikuar dhe përzgjedhur me shumë kujdes dhe gjithashtu po trajnohen dhe zhvillohen duke qenë se ky shërbim është i ri në shoqërinë shqiptare. Gjithashtu, zyra e shërbimit Përmbarimor ka lidhur kontrata shërbimi me persona fizikë apo juridikë të jashtëm, të cilët do të ofrojnë shërbime të nevojshme për administrimin e proçeseve të punës brenda zyrës (kontratë shërbimi me shoqërinë “Cozmos” për mirëmbajtjen e rrjetit kompjuterik”) dhe kryerjen e proçedurave përmbarimore jashtë saj (Kontratë Shërbimi me shoqërinë Alban Currier për kryerjen e njoftimeve jashtë qytetit të Tiranës, Kontratë Shërbimime Shoqërinë e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike APRSh.p.k. dhe Kontrata Shërbimi me ekspertëvlerësues e kontabël). • Stafi ynë përbëhet nga: • Përmbaruesi Gjyqësor; • Administrator-operacional; • Juristë të brendshëm; • Sektetar administrativ; • Financier; • Specialist i IT & MARKETING; • Shofer/Ftues. BURIMET NJERËZORE • Proçesi i punës së këtij shërbimi përmbarimor kryhet në dy zyra, nëpronësitë përfaqësuesit të këtij shërbimi, si më poshtë; • Zyra qëndrore, e pozicionuar në një zonë urbane pranë disa institucioneve si Ministria e Drejtësisë, Arkiva e Shtetit, Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Zyra e Hipotekës Tiranë, me një sipërfaqe prej 240 m2 dhe një bodrum në katin e nëndheshëm të ndërtesës prej 25 m2, me një kapacitet normal (bazuar në standartet europiane të punës) prej 15 vënde pune, përfshin këto ambjente: • Recepsion dhe ambjent pritjeje; • Arkivë e madhe për të paktën 5 vjet; • Mjedise të bollshme pune - 3 ambjente të hapura me tryeza pune; • Kabinet i Përmbaruesit Gjyqësor; • Sallë mbledhjesh; • Kuzhinë/mjedis pushimi; • Magazinë. • Zyra dytësore, e pozicionuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe zyrave qëndrore të shumë institucioneve bankare, me një sipërfaqe prej 60 m2, me një kapacitet normal, (bazuar në standartet europiane të punës) prej 3 vende pune, përfshin këto ambjente: • Recepsion dhe ambjent pritjeje; • Mjedis pune; • Zyrë e Përmbaruesit Gjyqësor. MJEDISI I PUNËS • Shërbimi ynë ofron shpejtësi dhe efiçencë falë një kompjuterizimi të plotë të proceseve të punës dhe qarkullimit të dokumentacionit, i cili sigurohet nëpërmjet stafit të brendshëm dhe të jashtëm (Kontratë shërbimi me shoqërinë Cosmos Computers për Mirëmbajtje të sistemit kompjuterik), dhe pajisjeve teknike: • Komjuter/rrjet/server; • Telefon/fax; • Fotokopje/Printer/Skaner; • Internet; • Automjetenëpronësitëzyrës. PAISJET TEKNIKE
Pse duhet të zgjidhni shërbimin tonë? Themeluesi -Z. Gentian Strati, Përmbarues Gjyqësor Privat, themeluesi i ketij sherbimi, i cili është diplomuar per drejtësi pranë Falultetit të Drejtësisë, Tiranë; që prej vitit 1994 ka punuar pranë Zyrës së Shërbimit Përmbarimor Tiranë në pozicione të ndryshme si Përmbarues Gjyqësor, Zv. Kryetar i Zyrës së Shërbimit Përmbarimor Tiranë si dhe Kryetar i Zyrës së Shërbimit Përmbarimor Tiranë dhe gjatë kësaj periudhe ka kryer detyrën me përgjegjësi, profesionalizëm, paanshmeri dhe korrektësi; ka qenë pjesëmarrës dhe lektor në shumë trajnime e seminare në fushën e ekzekutimit të titujve ekzekutivë si brenda dhe jashtë venditnëcilësinë e ekspertittëfushëspërmbarimorenë KE; pjesëmarrësnëgrupetëndryshmepunepërpërgatitjen e ligjevetëfushëssëshërbimitpërmbarimor; i klasifikuar i pari në provimin e parë shtetëror të organizuar nga Ministria e Drejtësisë për liçencimin e përmbaruesve gjyqësorë privat. Shërbimi përmbarimor SBS është krijuar nëTetor 2010 në bazë të Ligjit Nr. 10031, datë 11.12.2008 “PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR PRIVAT”. Gjatë kësaj kohe ky shërbim është rritur dhe zhvilluar. Aktualisht ka lidhur kontrata bashkëpunimi me disa prej bankave më të rëndësishme të nivelit të dytë, me kompani celulare, persona te ndryshëm juridikë e fizikë . Për të pasur një administrim të sukseshëm të proçeseve të punës, ky shërbim është krijuar nga juristë me eksperiencë dhe të specializuar gjithashtu edhe nga specialistë dhe asistentë të rinj, por të motivuar, produktiv dhe kreativ, të cilët janë planifikuar dhe përzgjedhur me shumë kujdes dhe gjithashtu po trajnohen dhe zhvillohen duke qenë se ky shërbim është i ri në shoqërinë shqiptare. EKSPERIENCË • Shërbim përmbarimor privat SBS ofron kryerjen e proçedurave përmbarimore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, bazuar në: • Juridiksion. Bazuar në Ligjin Nr. 10031, datë 11.12.2008 “PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR PRIVAT”, përmbaruesi gjyqësor privat ushtron funksionet e tij proceduriale përmbarimore në të gjthë territorin e Republikës së Shqipërisë. • Kapaciteti operues. Shërbimi ka siguruar burime të brendshme dhe të jashtme për të realizuar kryerjen e veprimeve përmbarimore edhe jashtë qytetit të Tiranës. SHTRIRJA E SHËRBIMIT Shërbimi përmbarimor SBS siguron për klientët e tij një shërbim përtej detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore apo kontraktuale, duke e konsideruarnëkëtëkontekst kuadrin ligjor ne fushën e përmbarimit një armë në duart e kreditorit dhe jo një mënyrë për të mbrojur interesat e debitorit. SHËRBIM PËRTEJ PRITSHMËRIVE
Pse duhet të zgjidhni SBS? • Shërbimi përmbarimor SBS ofron shpejtësi dhe efiçencë falë teknologjise se avancuar dhe kompjuterizimit të plotë të proceseve të punës dhe qarkullimit të dokumentacionit, i cili sigurohet nëpërmjet: • BURIMEVE NJEREZORE; • BURIMEVE TEKNIKE SISTEM OPERUES • SBS garantoN siguri optimale që interesat e kreditorëve tanë do të jenë të mbrojtur nga çdo risk i mundshëm. Për këtë qëllim kemi marrë masa për: • Siguracion të profesionit; • Polici private; • Vëzhgim me video; • Sistemalarminërastvjedhje; • Sistem njoftimi për zjarret; • Sistem kompjuterik që siguron ruajtjen dhe konfidencialitetin e informacionit. SIGURIA Tarifë dhe shpenzime në ngarkim të debitorit- Asnjë tarifë apo pagesë e fshehtë Në bazë të Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë Nr. 1240/5, datë 15.09.2009 “PËR CAKTIMIN E TARIFAVE PËR SHËRBIMET E OFRUARA NGA SHËRBIMI PËRMBARIMOR PRIVAT” dhe të Kodit të Procedures Civile, neni ____-, tarifa përmbarimore dhe çdo shpenzim tjetër i ekzekutimit parapaguhetngakreditori dhe më pas i vilet debitorit dhe i kthehet kreditorit jo më vonë se 10 ditë nga data e arkëtimit të saj prej përmbaruesit gjyqësor privat. TARIFË LIGJORE Raportimlidhur me procedurat e kryerangapërmbaruesigjyqësor, fazataktualenëtëcilënndodhenproceduratdhepritshmërialidhur me ekzekutimin e çdorasti. Transparencë e informacionitpërkreditorëtlidhur me çdoprocedurëtëkryerngashërbimipërmbarimor. RAPORTIM TRANSPARENCË
Pse duhet të zgjidhni shërbimin tonë? Ne ju ofrojmë shërbimin tonë,ju besimin tuaj Zyra e Shërbimit Përmbarimor Privat Gentian Strati Rruga: “Jordan Misja”, P. 141/1, Kati 3, Tiranë Rruga: “GrigorHeba”, P. 21, Kati 2, Tiran Tel: 04 45 004 50 Mob: 003550692022971 003550674000450 E-mail: strati.gentian@yahoo.com