1 / 37

Tema 4 Teknikat e Analizes Financiare

Tema 4 Teknikat e Analizes Financiare. Objektivat e Analizes se Raporteve. Standartizimi informacionin Financiar per qellime krahasimi Vlersimi operacioneve aktuale Krahasimi i performances se tanishme me ate te ardhshme

tamma
Download Presentation

Tema 4 Teknikat e Analizes Financiare

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Tema 4Teknikat e Analizes Financiare

  2. Objektivat e Analizes se Raporteve • Standartizimi informacionin Financiar per qellime krahasimi • Vlersimi operacioneve aktuale • Krahasimi i performances se tanishme me ate te ardhshme • Krahasimi i performaces se kompanise me kompanite e tjera apo me indeksin e industrise • Studimi i eficences se operacioneve • Studimi i riskut te operacioneve

  3. Arsyet Perse Eshte e Nevojshme Analiza e Raporteve Raportet tregojne sesi situata e firmes ndryshon nga • E kaluara e saj • firmat e tjera • industria • Ekonomia Raportet ndahen ne 5 grupekryesore: • Raportet e aktivitetit • Raportet e likuiditetit • Raportet e borxhit • Raportet e perfitueshmerise • Raportet e vleres

  4. Vleresimi i Likujditetit te Brendshem • Raportet e likujditetit • Masin aftesine e kompanise per te mbuluar detyrimet korente (afatshkurtra) 1.Raporti korent-Eshte matesi me i njohur i likujditetit: Impikimi analitik :Sa me i larte raporti korent aq me shummundesi ka kompania te paguaje detyrimet afat shkurtra . Nje raport korent me i vogel se 1 do te thote qe kompania ka kapital qarkullues negativ dhe se eshte duke kaluar krize likujditeti

  5. Vlersimi i Likujditetit te Brendshem 2. Prova acide ( raporti i shpejte) –eshte nje raport me konservativ se Raporti koret pasi ne llogaritje nuk perfshihet inventari ose aktive te tjera te cilat nuk jane shume likuide Implikimi Analitik: Prova acide dhe raporti korent ndryshojne vetem ne likuditetin e supozuar per shlyerjen e detyrimeve afatshkurta.

  6. Raportet e Aktivitetit 1. Raporti i qarkullimit e llogarive te arketueshme -mat i likuditetit te llogarive te arketueshme Implikimi analitik: konsiderohet i mire nje raport qarkullimi te llog. te arketueshme i cili eshte i perafert me normat e industrise. 2. Koha mesatare e arketimit – mat mesatarisht sa kohe i duhet kompanise te arktetoje llogarite e arketueshme: Imlikimi: anlaitik: konsiderohet i mire ky raport kur eshte afer normave te industrise. Kur ky raport eshte i larte tregon qe klientet jane shume te ngadalshem ne pagesat e tyre. Kur ky raport ehte shume i ulet kompania ka nje politike shrengueshe persa i perket shijes me kredi, qe qe ndikon ne ulje te sasive te shitura .

  7. Raportet e Aktivitetit 3.Raporti i qarkullimit te inventarit –mat efektivitetin e komanise ne pocesimin dhe menaxhimin e inventarit. 4. Koha mesatare e procesimit te inventarit – mat mesatarisht sa kohe i duhet kompanise te procesoje inventarin e saj Imlikimi: anlaitik: keto raporte konsiderohen te mira kur jane afer normave te industrise. Nje kohe procesimi shume e larte tregon se kompania bllokon nje sasi te konsiderueshme kapitali ne inventare, ndoshta nga qe inventari eshte i vjeteruar; Nje kohe procesimi shume e ulet mund te tregoje se kompania ka nje sasi te ulet inventari gje qe mund te ndikoje negativisht shitjet.

  8. Raportet e Aktivitetit 5.Raporti i qarkullimit te llogarive te pagueshme–mat perdorimin te blerjeve me kredi nga ana e kompanise. 6. Koha mesatare e qarkullimittellogarivetepagueshme – mat mesatarisht sa kohe i duhet kompanise te paguajellogarite e pagueshme .

  9. Raportet e Aktivitetit 7.Cikli i konvertimit ne para: eshte periudha kohore qe i duhet firmes per te konvertuar investimet afatshkurtra te firmes ne para. Implikimi Analitik: nje cilel i gjate konveritmi eshte i padeshirueshem. Nje cikel i gjate konvertimi tregon qe firma ka bllokuar nje kapital te madh ne procesin e shitjes qe qe mund te coje ne probleme me likujditetin.

  10. Krahasimi i Raporteve

  11. Raportet e Aktivitetit 1. Qarkullimi i aktiveve totale: mat e eficencen e kompanise ne perdorimin e aktiveve mjeteve te saj. Implikimi Analitik: Interpretimi i ketij raporti varet nga industria ne te cilen operon kompania. Bizneset prodhuese te cilat kane nevoje per investime intensive mund ta kene kete raport afer 1. Bizneset tregetare mund ta kene kete raport afer 10. Ky raport konsiderohet i mire nese luhatet rreth normave te industrise. Nje qarkullim i ulet tregon qe kompania ka shume investime ne aktive per nivelin e shitjeve qe realizon. Nje raport shume i larte tregon qe firma ka shume pak aktive, ose ato jane shume te vjetra (kosto historike e ulet), gje qe mund te ndikoje ne vleren e shitjes se tyre.

  12. Raportet e Aktivitetit 1. Qarkullimi i aktiveve fikse: mat e eficencen e kompanise ne perdorimin e aktiveve fikse. Implikimi Analitik:. Ky raport konsiderohet i mire nese luhatet rreth normave te industrise. Nje qarkullim i ulet tregon qe kompania ka shume investime ne aktive fikse per nivelin e shitjeve qe realizon. Nje raport shume i larte tregon qe firma ka shume pak aktive fikse , ose ato jane shume te vjetra (kosto historike e ulet), gje qe mund te ndikoje ne vleren e shijtes se tyre.

  13. Raportet e Aktivitetit 1. Qarkullimi i kapitalit te vet: mat perdorimin e kapitalit te Vet • Tek ky raport ne zerin Kapitali i vet mund te futen aksionet e preferuara dhe te zakonshme te paguara, si dhe fitimi i pa shperndare. Disa analiste preferojne te fusin vetem Kapitalin aksioner i cili perjashton aksionet e preferuara. • Implikimi Analitik: Analistet duhet te marrin parasysh strukturen e kapitalit kur vlersojne kete raport pasi, ky raport mund te rritet nese kompania perdor me shume financimin me ane te borxhit.

  14. Raportet e perfitueshmerise • Raportet e kthimit ( perfitueshmerise) operacionale • Raporti i marxhit te fitimit bruto mat % qe ze fitimi bruto tek shitjet. Implikimi analitik: Nje raport i ulet i marxhit te fitimit bruto eshte shume shqetesues, pasi ai tregon se firma Prodhon me kosto te larta ne krahasim me cmimin e produktit.

  15. Raportet e Perfitueshmerise • Raportet e kthimit ( perfitueshmerise) operacionale • Raporti i marxhit te fitimit operativ mat % qe ze fitimi operativ tek shitjet. Fitmi operativ referohet gjithashtu si fitimi para interesave dhe taksave ( EBIT). Implikimi analitik: Nje raport i ulet i marxhit te fitimit operativ eshte gjithashtu shume shqetesues, pasi ai tregon se firma ka nje mbulim jo te mire te kostove te prodhimit dhe te shpenzimeve te tjera operacionale.

  16. Raportet e Perfitueshmerise • Raportet e kthimit ( perfitueshmerise) operacionale • Raporti i fitimi neto mbi shitjet mat % qe ze fitimi neto tek shitjet. Fitmi neto i referohet vetem fitimit neto nga operacionet e zakonshme te biznesit duke perjashtuar fitimet te vijne nga operasione jo te zakonshme te biznesit. Implikimi analitik: Nje raport i ulet i fitimit neto mbi shitjet tregon se lidhja cmimi eshte shume afer kostos mesatare totale te produktit . E ardhmja e firmes nuk eshte optimiste.

  17. Raportet e Perfitueshmerise • Raportet e kthimit ( perfitueshmerise) operacionale • Kthimi nga kapitali ( ROC) ( Return on Total Capital ): mat kthimin (perfitueshmerine )nga kapitali i Kompanise. Kapitali total = Borxhiafatshkurter+borxhiafatgjate+ kapitali I vet Implikimi analitik: Nje raport i ulet i kthimit nga kapitali eshte shqetesues, pasi tregon se kompania nuk realizon fitim te mjaftueshem , krahasuar me kapitalin total te perdorur.

  18. Raportet e Perfitueshmerise • Raportet e kthimit ( perfitueshmerise) operacionale • Kthimi nga kapitali i vet ( ROE) ( Return on equity ): mat kthimin (perfitueshmerine ) e kompanise nga kpaitali i VET ( duke perfshire dhe aksionet e preferuara. Implikimi analitik: Nje raport i ulet i kthimit nga kapitali i vet tregon se firma nuk ka realizon shume fitime per aksioneret e vet. Nje raport i larte tregon eshte shume i deshirueshem, por gjithesesi duhet pasur ne konsiderate struktura e kapitalit pasi ky raport rritet nga perdorimi i borxhit.

  19. Raportet e Borxhit 1. Raporti i borxhit mbi kapitalin e Vet- mat perdorimin e burimeve te financimit me kosto fikse: Implikimi Analitik: Rritja ose zvogelimi i ketij raporti sygjeron nje ulje ose ngritje te perdorimit te borxhit si burim financimi.

  20. Raportet eBorxhit 2. Raporti i borxhit total mat perdorimin e borxhit afatshkurter dhe afatgjate si burim financimi : Implikimi Analitik: Rritja ose zvogelimi i ketij raporti sygjeron nje ulje ose ngritje te perdorimit te borxhit si burim financimi.

  21. Raportet eBorxhit 3. Raporti i mbulimit te interesave -mat aftesine e kompanise per te paguar detyrimet e saj: Implikimi Analitik: Sa me i vogel ky raport aq me e vogel mundesia e firmes per te perballuar interesat e borxhit.

  22. Raportet e Borxhit 4. Raporti i mbulimit te kostove fikse te financimit -mat aftesine e kompanise per te paguar detyrimet qe rrjedhin nga financimet me kosto fikse . Ky raport merr parasysh edhe kostot e qiramarrjes duke i konsideruar qirane si burim financimi . Agjensite e klasifikimit te obligacioneve sygjerojne qe 1/3 e qerase mund te konsiderohet interes efektiv i huamarrjes. Implikimi Analitik: Sa me i vogel ky raport aq me e vogel mudesia e firmes per te perballuar kostos fikse te financimit

  23. Raportet e Borxhit 5. Raporti i mbulimit interesave nga flukset e parase -mat aftesine e kompanise per te paguar detyrimet qe rrjedhin nga financimet me borxh Ky raport merr parasysh: fluskin e parase tradicional = Fitim neto +shpenzimet e amortizimit+rritjen ne taksa te shtyra. . Implikimi Analitik: Sa me i vogel ky raport aq me e vogel mudesia e firmes per te perballuar kostos fikse te financimit . Ne vend te perdorimit e Fluksit tradicional analisti mund te perdor Fluksin operacional si dhe fluksin e lire .

  24. Raportet e Borxhit 6. Raporti i Fluksit te parase mbi borxhin afatgjate – eshte nje menyre tjeter qe mat aftesine e kompanise per te paguar detyrimet afat gjata Ky raport merr parasysh: fluskin e parase tradicional = Fitim neto +shpenzimet e amortizimit+rritjen ne taksa te shtyra. . Implikimi Analitik: Sa me i vogel ky raport aq me e vogel mudesia e firmes per te perballuar detyrimet afat gjata .

  25. Analiza e Rritjes • Aksioneret dhe kreditoret jane te interesuar per potencialet e rritjes te kompanise. • Aksioneret- interesohen per potencialin e rritjes sepse Vleresimi i aksionit bazohet ne normen e rritjes • Kreditoret – interesohen per normen e rritjes sepse prespektiva eshte e rendesishme per mbulimin e detyrimeve aktuale. Nese kompania nuk rritet ka shume mundesi qe ajo te mos perballoje detyrimet ne te ardhmen. • Teorikisht kompania rritet duke pasur fitim te larte mbi kapitalin e vet ,duke investuar pjese te ketij fitimi ne kompani

  26. Analiza e Rritjes • Norma e rritjes se panderprere – tregon se sa shpejt firma duhet te rritet ne te ardhmen. RR – norma e rinvestimit te fitimit

  27. Likujditeti i Jashtem • Likujditeti i jashtem eshte aspekt shume i rendesishem i cdo instrumenti financiar i cili tregetohet. Ka 3 mates kryesor te likujditetit te jashtem: • Vlera totale te tregut te aksioneve ne qarkullim – numri i aksioneve shumezuar me cmimin per aksion. • Numri i aksionereve – sa me i madh numri i aksionereve aq me likuid konsiderohet aksioni • Qarkullimi i aksioneve – i cili matet si raport i numrit te aksioneve te tregetuara ne vit me numrin e total te aksioneve te kompanise.

  28. Raportet e vleresimit • 1- raporti I cmimit me te ardhurat • P/E= cmimi per aksion/te ardhurat per aksion • 2- P/Cash Flow • 3- P/S • = Cmimi per aksion/shitjet per aksion • 4- Cmimi me vleren kontabel • P/B= Cmimi per aksion/vleren kontabel per aksion

  29. Raportet e Vleresimit • Shumat per aksion • - Basic EPS • Diluted EPS • Cash flow per aksion • EBITDA per aksion= EBITDA/numrin mesatar te aksioneve • Dividente per aksion

  30. Analiza DuPont • Analiza Dupont eshte nje menyre e cila mund te perdoret per te analizuar kthimi nga kapitali i vet( ROE). • Metoda e ndan ROE ne : • ROA (kthimi nga aktivet)dhe multiplikatorin e kapitalit te Vet • ROA ndahet me tutje si : • Marxhi i fitimit and Qarkullimi i aktiveve • Ndihmon ne identifikimin e pikave te dobta dhe te forta te performances aktuale • Ndihmon fokusimin ne burimet e vlerave te kompansie

  31. Analiza DuPont • Sistemi DuPont ROE Multiplikataori i kapitait te vet ROA Marxhi i fitimit Qarkullimi i totalit te aktivit

  32. The DuPont System

  33. Analiza DuPont

  34. Analiza DuPont

  35. Analiza e Raporteve Financiare • Raportet ndihmoje per: • Vlersimin e performances • Analizen e struktures se kapitalit • Tregojne lidhjen midis aktiviteteve dhe performances • Vlera e nje raporti duhet gjykuar me nje nga sistemet e referimit : • Performanca e kaluar e kompanise • Normat e industrise • Normat e ekonomise ne teresi

  36. Kufizimet e Analizes se Raporteve • Raportet Financiare te izoluar nuk jane te perdorshem. Ato kane vlere vetem kur krahasohen me performancen e kaluar ose me performancen e kompanive te ngjajshme. • Kategoria e industrise shpesh eshte e veshtire per tu identifikuar • Praktikat kontabile ndryshojne midis kompanive • Raportet e industrise shpesh mund te mos jene nje target i deshirueshem • Sezonaliteti ndikon ne raporte • Shpesh eshte e veshtire te interpretosh deviacionet ne vlerat e raporteve

  37. Raportet dhe Parashikimi • Vlersimi i aksioneve bazohet • Nga Flukset e pritura te parase per aksioneret • ROE eshte nje nga faktoret kryesor percaktues te flukseve per aksioneret • Raportet influencojne pritjet duke: • Treguar ku eshte firma sot • Dhene konteksion e performances se sotme • Informacioni i tanishem influencon pritjet duke: • Treguar zhvillimet qe do te ndryshojne performancen e ardhshme

More Related