270 likes | 706 Views
KONSOLIDIMI I BAZAMENTEVE ME METODEN E NGARKIMIT TE PERKOHSHEM . PREMISERI Preloading to mitigate seismic liquefaction risk. Shqiperia ka toka me cilesi te dobet fiziko mekanike ne disa zona si:
E N D
KONSOLIDIMI I BAZAMENTEVE ME METODEN E NGARKIMIT TE PERKOHSHEM PREMISERI • Preloading to mitigate seismic liquefaction risk
Shqiperia ka toka me cilesi te dobet fiziko mekanike ne disa zona si: • Zonaprane bregdetit Adriatik ku jane ndertuar qytetet kryesore. Vitet e fundit ne kete zone kane marre nje zhvillim te madh ndertimet. • Zonat e kenetave te brendeshme te cilat kane nje perhapje me te kufizuar por ne disa raste jane problematike.
Problemet gjeoteknike deri tani ne vendin tone jane zgjidhur duke perdorur disa menyra, nga me te perhapurat jane : • Ndertimi i themeleve te thella me pilota duke i kaluar shtresat me karakteristika tedobetadhe duke u mbeshtetur ne shtrat praktikisht te konsoliduara. Kjo eshte nje menyre me kosto te larte dhe nuk mund te perdoret ne zona kur shtresat kane trashesi te madhe rreth20-50m. • Zevendesimi i shtresave te siperme me materiale me cilesi te mire, kjo eshte nje nga metodat me te perdorura (ne disa objekte kryesore ne Aeroportin e Rinasit; ne projektin e nenstacionit te Tiranes dhe ne shume objekte te vecuara ne Tirane, Durres dhe Vlore). • Konsolidimi i sheshit te ndertimit me parangarkim, para se te filloje ndertimi i objekteve behet ngarkimi i sheshit me materiale ndertimi si zhavor, çakell ose materiale te tjera per nje periudhe 6 muaj deri ne 1- vit. Nje objekt i rendesishem qe eshte konsoliduar me kete metode eshte “Megatek”.
Zgjedhja e sheshit per te bere studimin eksperimental dhe krijimi i grupit te perbashket pjesemarres ne studimin e permiresimit te karakteristikave fiziko-mekanike dhe dinamike. Grupi i studimit perbehej nga : • Stamatopoulos and Associates, 5 Isavronst, Athens 114-71, Greece • ALTEA & Geostudio 2000, Ruga e Kavages, Ish Mjetet Mesimore, Tirana, Albania • GeoSTAND Co, Kalymnou 16,112 51 Athens, Greece • Instrumentation Testing & Monitoring (ITM) Limited, Bell Lane, Uckfield, East Sussex TN22 1QL , United Kingdom ALTEA & Geostudio 2000 ka propozuar nje shesh ne Porto Romano bazuar ne studimet ekzistuese sepse aty jane prezente depozitimet me karakteristika te dobta dhe me mundesi ne rastin e termeteve per tu rreshqitur. Nga anetaret e tjere te grupit te studimit dhe nen supervizimin e kordinatorit te projektit eshte bere nje studim gjeoteknik paraprak duke kryer kater shpime me thellesi 20.00m dhe kombinuar me teste fushore dhe laboratorike. Rezultatet vertetuan se sheshi i propozuar nga “ALTEA & Geostudio 2000” plotesonte kushtet teknike per te realizuar studimin e konsolidimit te dherave me metoden e mbingarkimit.
Pas aprovimit te sheshit te ndertimit ka filluar puna per kryerjen e studimit: Eshte kryer studimi gjeologo-inxhinerik nga Geostand ku perfshiheshin 3 shpime, marrja e kampioneve, kryerja e testeve fushore si SPT test, Down Hole test, CPT test. Instalimi i paisjeve per monitorimin e proceseve qe do te ndodhin ne kete kete shesh ndertimi gjate dhe mbas ndertimit te mbushjes e cila do te ushtroje ngarkesen per konsolidimin e shtresave.
Kampionetemarregjatepunimeveteshpimit Thellesia 5.0-10.0m Thellesia 0.0-5.0m Thellesia 10.0-15.0m
Monitorimi i konsolidimit te sheshit Instalimi i paisjeve eshte kryer nga ITM (Instrumentation Testing &Monitoring) instrumentat kryesore qe jane per monitorimin e proceseve jane : (a) Qeliza te Presionit vertical (Vertical pressure cells) u instaluan nen siperfaqen e tokes ne tre vendodhje qe korrenspondonin me pikat e ndryshme nga qendra ne cepat e mbushjes qe do te ndertohej. (b) Qeliza per matjen e presionit horizontal te cilat u vendosen ne 5 pika qe korrespondonin me distancat 6.5 dhe 16.5m nga qendra e mbushjes ne thellesi te peraferta me 3, 6 dhe 12m. Ato ishin drejtuar ne menyre te tille per te llogaritur presionin radial horizontal. (c) Ne secilen vendodhje te qelizave horizontale te presionit, (pore pressure transducers) qeliza elektronike qe masin ne menyre te pavarur presionin e poreve per te nxjerre presionin efektiv horizontal. Pore pressure transducers (qelizat e presionit horizontal) u instaluangjithashtu ne thellesirreth 3, 6m dhe 12 m. (d) Nje inclinometer horizontal u instalua ne nivelin e tokes, pergjaterrezes se mbushjesqe do tendertohet per tematuruljet e tokes perkundrejtkohesdhevendodhjenhorizontalengavija e qendres se mbushjes (e) Nje (magnetic extensiometer) u instaluashumepraneqendrestebazes se mbushjesqe do tendertohet per tematurzhvendosjes e tokes perkundrejtkohesdhethellesise. Ne vecanti, ekstensiometri magmatik mat cvendosjet ne cdo 2.0 m ne thellesi nga 0 - 20m. (f) Pllakat e uljeve (Settlement plates) u vendosen prane nivelit te tokes ne vende te ndryshme te bazes se mbushjes per te matur uljen me ane te matjeve topografike, per te verifikuar uljen e matur me menyra te tjera. Ne vecanti, te pesta pjatat e uljes u vendosen ne pika qe korrespondonin nga pika te ndryshme nga qendra per tek anet e mbushjes, ne dyshe vertikale nga drejtimet e seciles. Matjet e te gjtha instrumentave te mesiperm, pervec pjatave te uljeve, u moren elektronikisht. Te gjitha keto instrumente ishin te lidhura me nje sistem per futjen e te dhenave.
Piketimi i vendeve te shpimeve dhe te vendosjes se instrumentave te monitorimit • Instalimi i qelizave te presionit sipas thellesive te parashikuara ne projekt • Instalimi i pllakave qe matin uljet me matje topografike Futja e kabllove ne nje kanal per ta dale tek kaseta e matjes ne anen Lindore te mbushjes • Instalimi i inklinometrave horizontale
Leximet ne ekstensiometrin mekanik • Kaseta ku behen leximet e paisjeve elektronike te qelizave te presionit dhe te inklinometrit horizontal
B. Ndertimi dhe prishja e mbushjes Nje mbushje me diameter 50m, 9.0m te larte dhe diameter 13.0 m tek maja, e nje parangarkese me mbushje toke me forme konike u ndertua ne sheshin e ndertimit. Ndertimi filloi ne 06/06/2011. Kjo date korrespondon me diten 0 ne te gjitha grafiket dhe ditet e dhena me poshte. Dheu i perdorur per te ndertuar mbushjen ishte ranor nga kodrat e Currilave e cila shkriferohej lehte dhe ishte ne formen e rerave kokerr mesme me permbajtje pluhurore. Kompaktimi (ngjeshja) e shtreses u krye me njerulvibrues. Para se te fillonte mbushja u kryen ne laborator testet laboratorike klasifikimi i dherave dhe ngjeshmeria. Ne terren u kryen testet e densitetit per te verifikuar ngjeshjen dhe per te ilustruar qe njesia e dendesise se tokes ishte 2.03 t/m3. Me poshte po vendosim disa foto nga ndertimi i mbushjes.
Ndertim I mbushjes me shtresa 25.00 cm dhengjeshje me rulvibrues Kontrolli i cilesise se mbushjes
Gjate ndertimit te mbushjes ne diten e 18, ndodhi nje rreshqtije e madhe, ishte nje rreshqitje klasike ku pjesa qendrore e trupit te rreshqitjes ishte zhytur kurse pjeset anesore jane ngritur. Rreshqitja ndodhi, ndoshta per shkak te raportit te ndertimit ne 24/06/2011 (dita 18) me aftesine mbajtese te bazamentit. Ndoshta instrumentat qe matnin sfrocimet horizontale dhe vertikale nuk kane sinjalizuar konstruktorin e mbushjes qe ai te na lajmeronte per nje rrezik qe mund te ndodhte, ose mbushja duhej ndertuar me ngadale. Ndoshta aftesia mbajtese e tokes nen mbushje nuk e mbante kete ngarkese. Per fat te mire, instrumentat nuk u demtuan gjate rreshqitjes, pasi ishin vendosur ne vende te cilat nuk u perfshine nga rreshqitja. Ne vazhdimesi, kjo rreshqitje dha disa te dhena interesante per sa i perket raportit te drejte te ndertimit te mbushjeve te parangarkesave kur ekzitojne shtresa argjilash te buta ne thellesi te ceketa. Konstruktori qe kishte bere llogaritjet e trupit rreshqites ne keto kushte riberi dhe nje here projektin duke zmadhuar diametrin e bazes se mbushjes dhe lartesine e mbushjes.
Ngritja e pjeseve anesore si rezultat i zhytjes se qendres se trupit te rreshiqtjes Prerjadhelokalizimiiinstrumentavetemonitorimitsipasprojektit
Planimetria e rreshqitjes ne plan dhe ne prerje dhe zonen ku jane vendosur intrumentat (e cila ka shpetuar pa u prishur).
Pas rreshqitjes, pjesa e mbushjes se demtuar u prish dhe u rikonstruktua. Ndertimi vazhdoi me hapa shume me te ngadalte. Ndertimi mbaroi, mbas arritjes se nje lartesi mbushjeje prej 9.0 m nga niveli i tokes, pas uljeve, qe korrespondojne me 8.54 m ne nivelin e tokes natyrore, ne 10/08/2011, ku mbushja ka arritur lartesine maksimale. Mbushja qendroi deri ne 10/10/11, ose 126 dite mbas fillimit te ndertimit, ose 60 dite mbas ndertimit. Nga matjet e kryera konstatojme se mbas dites 126 hapi uljes ishte shume i vogel, me pak se 0.001mm/dite. Mbushja u hoq per 11 dite. Vazhduan dhe per disa dite te tjera dhe konstatuam se fryrja e tokes ishte minimale. Prishja e mbushjesgradualishtderi ne nivelin e tokes natyrore Trupi i rreshqitjes i mbaruar dhe i stabilizuar
C. Vezhgimetgjeologjikembaspermiresimit Mbasperformimittetesteveidentike ne terren me atotezhvilluaraperparapermiresimit, investigime ne terren u zhvilluan per te pare cilesite e tokes mbaspermiresimit. Keto u kryen ne nje distance me pak se 2.0m nga vendodhjet korespondente te testeve perpara permiresimit. Kemi permiresimet e tokes mesatare te matjeve SPT, CPT dhe Vs kundrejt thellesise. Mund te vezhgohet qe pothuajse ne te gjitha SPT, CPT, Vs vendodhjet perkundrejt thellesise, vlerat pas permiresimit jane me te medha se vlerat korespondente te perpara permiresimit. Nga autoret e tjere do te jepen tabela qe tregojne krahasimet para dhe mbas permiresimit te shtresave gjeologjike, po ne keto tabela shihen dhe ndryshimet qe kane ndodhur dhe ne shtresen e siperme e cila perbehet nga argjila te buta (keto jane parametrat fiziko-mekanike).
D. Rritja ne cilesite dinamike te tokes Bazuar ne perpara dhe pas permiresimit shpejtesia e valeve gjatesore dhe terthore ndryshon me rritjen e thellesise kemi nje tregues ne rritje dhe te parametrave dinamike. Shihet qe kjo rritje ka zvogeluar dhe lengezimin e shtresave te surerave dhe rerave te imta.
E.Konkluzione dhe rekomandime per te ardhmen • 1. Studimi ne fillim prezanton metodat kryerjes se studimit, zgjedhjen e sheshit, monitorimin e uljeve ose konsolidimin e shtresave kryerjen e studimit para dhe mbas mbushjes; krahasimin e rezultateve dhe permiresimin e vetive te tokave si nga ana statike (fiziko- mekanike ashtu dhe nga ana dinamike). • 2.Ne kete studim ne fillim nuk jane parashikuar llogaritjet statike te mbushjes sipas karakteristikave te bazamentit por kjo u rregullua me vone dhe mbushja u realizua me sukses dhe studimi dhe rezultatet e tij. • 3. Ky studim mund te perdoret si shembull per terrene me karakteristika te buta per konsolidimin e dherave para ndertimit, kjo metode ka perparesi sepse ne kete periudhe jane realizuar dhe uljet keshtu qe kur te ndertohet objekti sasia maksimale e uljeve eshte realizuar. • 4. Ky studim tregon se uljet gjate kohes se konsolidimit duhet te monitorohen ne disa pika te sheshit ato mund te monitorohen me metoda te thjeshta si pllakat e uljeve dhe me matje topografike dhe ekstensiometra mekanike te cilet japin dhe disa rezultate ne thellesi, por mund te monitorohen dhe me paisje te tjera digitale qe mund te merren leximet duke qendruar ne zyre kjo varet nga investitoret se sa te sofistikuar do ta bejne punen.
5. Konsolidimi i dherave me mbushje mund te perdoret dhe i kombinuar; me mbushje plus drenazhe vertikale rere dhe me nje shtrese gjeotekstili ndermjet mbushjes dhe tokes natyrore kjo menyre e zvogelon kohen e konsolidimit te tokave me cilesi te dobet. • 6. Per secilin shesh te ri ndertimi qe do te behet konsolidimi duhet bere nje studim i detajuar dhe kompleks gjeoteknik mbi bazen e te dhenave te perfituara duhet te behen llogaritjet gjeoteknike. Mbi bazen e llogaritjeve gjeoteknike te behet llogaritje e mbushjes sa e larte do te jete dhe si do te monitorohet dhe sa eshte koha e nevojshme per te realizuar uljet. Matja e uljeve do te behet deri sa te shkoje rezultati drejt zeros. Mbasi te kemi arritur rezultatet e pritura do te filloje ndertimi i objektit. Normalisht duhet te kryhet dhe nje studim gjelologjik mbasi te hiqet mbushja dhe llogaritjet e strukturave te behen bazuar ne karakteristikat e permiresuara. • 7. Fusha e perdorimit te kesaj metode ne Shqiperi eshte e gjere ne kemi nje territor te konsiderueshem ku jane prezente depozitimet me karakteristika te dobta ajo mund te perdoret kur duam te ndertojme objekte sociale godina dhe qendra tregetare, mund te perdoret kur do te ndertohet parkime me permasa te medha dhe per makina te renda. Mundteperdoretkurmbiketodepozitime do tendertohenrrugedhehekurudha.
Referenca dhe Literatura e perdorur • Progres raportet e pregatitura nga Stamatopuolos C dhe Petridis P Stamatopoulos, C.A , Fernando Lopez-Caballero, Arezou Modaressi-Farahmand-Razavi per studimi e para konsolidimit te sheshit te porto Romanos 2011-2012. • Geotechnical Engineering. Author Renato Lancellota Department of structural Engineering, tachnical University of Turin 2006. • Handbook of Geotechnical Investigation and Design Tables Author Burt Look Consulting Geotechnical Engineer Teulor & Francis 2006 • Geological Hazards Author Fred G. Bell Consulting Geotechnical Engineer Teulor & Francis 2006 • The Slop of Stability 2nd Edition Author E.N. Bromhead Consulting Geotechnical Engineer Teulor & Francis 2006 • Foundation Design Codes and Soil Investigation Authors Yusuke Honjo; Osamu Kusakabe; Kenji Matsui; Masayuki kouda Gyaneswor Pokharel Teulor & Francis 2006 • Foundation Engineering Handbook Design and Construction with the 2006 International Building Code edited 2006 by Robert W. Day. • Engineering Geology edited by F.G. Bell Second Edition 2007 • Engineering Geology (Principles and Practice) Edited and Compiled by M.H. de Freitas 2007
Principles of Geotechnical Engineering Fifth Edition by Braja M,Das 2006. • Expansive Soils Recent advances in characterization and Treatment edited by Amer Ali Al-Rawas & Mattheus F.A. Goosen University of Turabo,Puerto Rico USA 2009. • Geotechnical Engineering of Dams; Robin Fell (University of New South Wales Australia), Patrick MacGregor Geologis, David Stapledon Geologist, Graeme Bell Consulting Dams Engineer 2009 • Soil Sampling and Method of analysis Edited by M.R. Carter & E.G. Gregorich Canadian Society of Soil Scence. Taylor & Francis Group. 2009 • Geotechnical and Environmental Aspects of Waste Disposal Sites R.W.Sarby (University of Wolverhampton, United Kingdom) & A.J.Felton (University of Wolverhampton, United Kingdom) 2009 • Inxhinieria Sizmike Prof Doctor Niko Pojani Botimet Toena 2003 • Soil Improvement By Preloading Aris C. Stamatopoulos ,Panaghiotis C. Kotzias 1985 A Wiley Interscience Publication • Geotechnics of soft soil Focus on ground Improvement Minna Karstunen (University of Strathclyde,Gloagow,Scotland,UK) Martino Leoni (University of Atuttgart Stuttgart Germany ) 2009
Les essais in situ en mécanique des sols (Réalisation et interprétation) Maurice CASSAN Eyrolles Paris 1978. • MECANIQUE DES SOLS APLIQUEE aux travaux publics et au bâtiment. K Terzaghi, R.B. PECK. Dunod Paris 1961. • Prove geotecniche in sito. Cestari FERRUCIO 1990. • La mécanique des sols. J.VERDEYEN. V.ROISIN, J.NUYENS Dunod. Paris 1980. • Soil Mechanics: Concepts and Applications William Powrie Professor of geotechnical Engineering, University of Southampton, Hinfield Southampton SO17 1BJ E & SPON London 1996 • The geological and engineering survey made by the enterprise of Geology and Geodesy for the study Durres city 1950-1990. • The geological and engineering survey made by the “ALTEA & GEOSTUDIO 2000” for the study of industrial & social objects at Durresi zone 1996-2011. • Studime gjeologjike per objekte te ndryshme ne zonen e kenetes se Durresit dhe te Porto Romano 1997-2011 • Foundation Design and Construction. M J Tomlison, Fourth Edition. • British Standard (BS1377) 1990. • Code of Practice For Site Investigations (BS 5930:1999) • ASTM Standard 2010. • AASHTO Standard 2006. • Design Seismic Norm KPT – No. 2 – 89
FALEMINDERIT PER VEMENDJEN ! 100 vjetPavaresi 10 vjet ALTEA! THANK YOU FOR YOUR ATTENTION ! • 100th Anniversary of the Independence of Albania 10 Years ALTEA! Geologist Eng. Skender ALLKJA