510 likes | 2.13k Views
Lindja dhe zhvillimi i kushtetutave. Literatura. Kurtesh Saliu, E drejta kushtetuese Prishtinë, 2001. Aurela Anastasi/Luan Omari, E drejta kushtetuese, Tiranë 2008. Luan Omari, Parime dhe insitucione të së drejtës publike, Tiranë 2004. C’eshte Kushtetuta?.
E N D
Lindja dhe zhvillimi i kushtetutave Dr. Arta Vorpsi
Literatura • Kurtesh Saliu, E drejta kushtetuese Prishtinë, 2001. • Aurela Anastasi/Luan Omari, E drejta kushtetuese, Tiranë 2008. • Luan Omari, Parime dhe insitucione të së drejtës publike, Tiranë 2004. Dr. Arta Vorpsi
C’eshte Kushtetuta? • Ligji themelor në një shtet. Si pasojë: a) Të gjitha aktet e tjera normative duhet të jenë në përputhje me të. b) Mospërputhja e akteve me Kushtetutën sjell pavlefshmëri. • Në kuptimin formal: e shkruar e kodifikuar me fuqinë më të lartë juridike, miratuar nga organi më i lartë ligjvënës, me procedurë të veçantë. • Në kuptimin material: norma dhe rregulla themelore që rregullojnë bazat e rendit shoqëror, shtetëror e juridik të një vendi. Dr. Arta Vorpsi
Kushtetuta në kuptimin formal • Ka supremaci ndaj akteve të tjera (neni 4/2) • Zbatohet drejtpërdrejt (neni 4/3) • Ka për qëllim: a) të përcaktojë procedurat kryesore për adoptimin e akteve normative; b) të ndajë kompetencat midis organeve që miratojnë norma juridike; c) të përcaktojë thelbin e përmbajtjes së normave juridike; d) të kontrollojë kushtetutshmërinë nga gjyqtari kushtetues. • Miratohet dhe ndryshohet me procedurë me të veshtire (neni 177). Dr. Arta Vorpsi
Kushtetuta në kuptimin material • Georg Jelinek: Kushtetuta duhet të përmbajë normat dhe rregullat e funks.të pushtetit shtetëror, veçanërisht për organet e larta shtetërore, si dhe raportin midis këtyre organeve. • Hans Kelzen: rregullat me të cilat përcaktohen kompetencat dhe rregullohen procedurat për nxjerrjen e akteve të përgjithshme normative. • Maurice Duverger: Kushtetuta përcakton institucionet politike te vendit. • F.Lasalle: Kushtetuta është raporti I forcave shoqërore të cilat ekzistojnë në shoqëri. Dr. Arta Vorpsi
Llojet e Kushtetutave Te shkruara: ne kuptimin formal. Te pashkruara: SipasTocquevill Anglia nuk ka një kushtetutë. Sipas Xhejms Brajs: Anglia ka një kushtetutë jo të shkruar, pra një kushtetutë në kuptimin material. Te ngurta: ndryshohen me veshtiresi Elastike: ndryshohen me lehte Kriter dallues: procedura e miratimit dhe e ndryshimit te saj. Dr. Arta Vorpsi
Prejardhja e Kushtetutave • Fillesat e Kushtetutës janë në Greqinë dhe Romën e vjetër. • Në Greqi përfaqësohet nga Aristoteli me veprën Politika ku paraqiten dy akte: a) Politeia (kushtetuta)akt i posaçëm b) nomoi (ligji) akt i zakonshëm. • Në Romë përfaqësohet me termin constitutio. Me këtë term kuptohej çdo akt që nxirrte Perandori. Dr. Arta Vorpsi
Periudha e Mesjetës • Termi më i zakonshëm për Kushtetutën ishte carta ose statuto. • Konsideroheshin si akte që përmbanin privilegje për institucionet fetare, fisnikëve • Karta më e njohur ishte Magna Charta Libertatum (Karta e Madhe e Lirive). • Karta u bë frymëzuese për kushtetutat materiale dhe formale moderne. Dr. Arta Vorpsi
Magna Charta (1215) • Marrëveshje midis mbretit dhe baronëve anglezë për të garantuar të drejtat e tyre. • Parashikohej e drejta e zgjidhjes gjyqësore të konflikteve midis tyre dhe e drejta për kryengritje e e baronëve në rast të mos respektimit të të drejtave. • U bë bazë kushtetuese për kartat e mëvonshme të të drejtave dhe lirive të njeriut. • Në Angli është burim i së drejtës pozitive. Dr. Arta Vorpsi
Feudalizmi • Shfaqen disa karta: • Peticioni mbi të drejtat (1628). Garantonte të drejta politike për borgjezinë. • Ligji mbi të drejtat ose Bill of Rights (1688). Garantonte të drejtat e shprehura tek Magna Carta. • Habeas Corpus Act (1690). Garantonte të drejtat para organeve të policisë dhe gjykatave. Dr. Arta Vorpsi
Periudha e Deklaratave • Në Shek.XVII-XVIII aktet e të drejtave u quajtën Deklarata. • Deklarata e pavarësisë (1776) ShBA. U mbështet mbi të drejtën natyrore të Lokut dhe sovranitetin popullor të Rusoit. • Deklarata mbi të drejtat e njeriut dhe shtetasit (1789) Francë. Mbi të doli Kushtetuta e parë (1791). • U bënë baza themelore për Kushtetutat e sotme. Dr. Arta Vorpsi
Kushtetutat e para • Rrjedh nga fjala constitutio dhe i referohet kryesisht mendimit juridik romak. • Për herë të parë përdoret në Angli (1688) constitution. • Kushtetuta e parë angleze ka qenë Instrumenti i qeverisjes (1653) hartuar nga Kromuelli. • Kushtetuta e ShBA (1787) për herë të parë e shkruar në kuptimin modern të saj. • Në Francë kemi Kushtetutën e parë europiane (1791). Dr. Arta Vorpsi
Nevoja e Kushtetutave të shkruara • Mendimtarët e shek.XVIII kërkonin rregulla të shkruara për funksionimin e shtetit. • Duhej të hartohej një kontratë shoqërore për formimin e shtetit me qëllim përfundimtar: - kalimin e sovranitetit nga mbreti te populli - përmbysja e rendit feudal dhe vendosja e rendit të ri; - garantimi i të drejtave dhe lirive themelore - pjesëmarrja në ushtrimin e pushtetit. • Të gjitha këto garantohen vetëm nga dokumenti i shkruar me fuqi të caktuar juridike. Dr. Arta Vorpsi
Faktorë të tjerë • Qartësia dhe kuptueshmëria e Kushtetutës garantohet vetëm nga interpretimi strikt. • Fuqia më e lartë juridike garanton epërsinë e saj në të gjithë rendin juridik. • Njohja më e lehtë e shtetasve me të drejtat e veta. • Ndërgjegjësimi i shtetasve dhe mbajtësve të pushtetit në çdo moment me të drejtat dhe detyrimet. Dr. Arta Vorpsi
Kushtetutat në shek.XVIII-XIV • Të gjitha Kushtetutat kanë disa të përbashkëta: - janë dokumente me fuqinë më të lartë juridike; - proklamojnë kalimin e vullnetit nga monarku te populli; - garantojnë të drejtat dhe liritë themelore; - garantojnë të drejtën e pronës; Dr. Arta Vorpsi
Kushtetuta e ShBA 1787 • U miratua nga Kuvendi Kushtetues 1787 • Deri sot janë bërë vetëm 24 amendamente • Është Kushtetuta e parë federative në botë. • Është zbatuar sistemi republikan i bazuar tek parimi i ndarjes së pushtetit. • Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Presidenti. • Ekzekutiv i fortë dhe gjyqësor i pavarur. • Gjykatat kanë bërë një interpretim të zgjeruar të Kushtetutës duke e aktualizuar atë gradualisht. Dr. Arta Vorpsi
Kushtetuta e Francës 1791,1793 • 1791 - u miratua nga ndikimi i zhirondinëve. Përmbante kompromisin mes sistemit monarkist dhe sovranitetit popullor (shembull Anglia) • Është Kushtetuta e parë e shkruar në Evropë që kishte dhe deklaratën e drejtave themelore, parimin e demokracisë përfaqësuese. • Pushteti ekzekutiv nga mbreti, legjislativ nga kuvendi. Në 1792 u pezullua Kushtetuta nga mbreti që shkaktoi revoltën e kuvendit. • 1793 - miratua nga Kuvendi i zgjedhur direkt dhe pas miratimit me referendum, si i detyrueshëm për vlefshmërinë e saj. • Ndikohej nga jakobinët, krahu i majtë i borgjezisë së mesme. • U zbatua për herë të parë republikanizmi. Pushteti ekzekutiv nga Komiteti Shpëtimit Publik i miratuar nga Kuvendi. Dr. Arta Vorpsi
Kushtetuta e Zvicrës 1874 • E para e shtetit federativ në Evropë:”Konfederata miraton këtë kushtetutë federative..”(?!). • Eshtë ende në fuqi me ndryshimet e bëra prej atëherë. • Cilësohet nga sovraniteti burimor i kantoneve dhe jo i federatës (ndryshe nga Gjermania). • Kryetar i shtetit – kuvendi, drejtojnë anëtarët me rradhë për një vit e gjysëm. • Ndryshimi i Kushtetutës bëhet nga Kuvendi Federativ dhe referendum i detyrueshëm. • Kombinim i parimit federativ dhe sovranitetit popullor Dr. Arta Vorpsi
Kushtetuta e Gjermanisë 1919 • Njohur si Kushtetuta e Vajmarit – tipike liberal demokrate shembull për vendet pas luftës II botërore. • U suprimua monarkia, u vendos republikanizmi, u ruajt federalizmi. • Parlamenti organi më i lartë ku përgjigjen qeveria dhe kryetari i shtetit. • U sanksionuan të drejtat themelore të paprekshme. • Por kishte elementë që krijuan mundësinë e ardhjes në pushtet të diktaturës: autorizimi i kreut të qeverisë për “nxjerrjen e dekretligjeve sipas nevojës”, përfshi caktimin e kryeministrit të pamiratuar në Kuvend. • Vinte ndesh me supremacinë e kushtetutës. Dr. Arta Vorpsi
Kushtetuta e BRSS 1936 • U miratua pas revolucionit të tetorit. • Proklamon sovranitetin e popullit punonjës • Organet lokale kanë supremaci në territorin e vet. • Sistemi centralist i pushtetit dhe roli udhëheqës i partisë në qeverisjen e vendit. • Kjo binte ndesh me federalizmin dhe autonominë e proklamuar në Kushtetutë • Kjo Kushtetutë me ndryshimet e 1944 (Stalini) mbeti në fuqi deri me 1977, u zëvendësua nga Brezhnjevi pa shumë ndryshime. Dr. Arta Vorpsi
Zhvillimi kushtetues pas Luftës II • Pas Luftës II rritet numri i vendeve që miratojnë Kushtetutën e shkruar. Shkak bëhet rënia e kolonive. • Zenë vend kushtetutat liberale që parashikojnë zgjedhje dpd etj. Synohet drejt Kushtetutave të forta. • Për herë të parë Austria dhe Cekosllovakia vendosin kontrollin kushtetues nga GjK. • Kushtetutat me vlerën më të madhe teorike janë: e Italisë (1948), Francës (1958), Kinës (1982) dhe e Rusisë (1993). Dr. Arta Vorpsi
Zhvillimi kushtetues shqiptar • Dokumenti i parë modern: Shqipëria ç’ka qenë ç’është dhe ç’do të bëhet me autor Sami Frashërin. • U frymëzua nga zhvillimet revolucionare në ShBA dhe Francë. • Synimi kryesor ishte krijimi i shtetit të pavarur dhe qeverisja moderne. • Ideja e tij bazohej tek drejtimi kolegjial. • Përkrahte parimin e përfaqësimit popullor dhe laicitetin e shtetit. Dr. Arta Vorpsi
Organizimi politik e shtetëror • Organet e drejtimit të pushtetit duhet të kishin këtë formë: - Pleqësia – Presidenca - Këshilla e përgjithshme – Parlamenti - Këshilli i Ministrave – Qeveria - Gjykatat e pavarura - Autonomia lokale – element i ri Dr. Arta Vorpsi
Statuti organik (1914) • U shpall forma monarkike e qeverisjes. • Asambleja Kombëtare - parlamenti. Kontrollohej nga princi. • E drejta e zgjedhjes politike vetëm për shtetas mbi 30-vjeç të arsimuar. • Shpallte pavarësinë e shtetit shqiptar. • Siguronte një sovranitet të pjesshëm. • Garantonte pjesërisht pavarësinë e pushteteve. Dr. Arta Vorpsi
Statuti i Lushnjës (1920)Statuti i zgjeruar i Lushnjës (1922) • U shpall shteti i pavarur dhe sovran. • Organet e pushtetit u formuan krejtësisht nga vullneti shqiptar. Këshilli Kombëtar – Parlamenti; Këshilli i Regjencës (4 anëtarë) – Kryetari i shtetit. • Ishte i pjesshëm dhe u plotësua nga Statuti i dytë. Ky riafirmoi monarkinë dhe sanksionoi ndarjen e pushteteve. • Statuti II parashikonte mospërgjegjësinë e mbretit dhe përgjegjësinë e ministrave para parlamentit. • Parlamenti nuk mund të shkarkonte Këshillin e Lartë (regjenca e mbretit) dhe ky nuk mund të shpërndante parlamentin. • Parashikoi disa të drejta dhe parimin e ligjshmërisë dhe barazisë së shtetasve para ligjit. Dr. Arta Vorpsi
Statuti themeltar i Republikës (1925) • U vendos forma e regjimit: republikë presidenciale (kryetari i shtetit drejton qeverinë) • U ruajtën parimet e ndarjes së pushteteve dhe sovranitetit. • Parlamenti u bë dy-dhomësh. • Praktika tregoi se u përqendruan shumë kompetenca në duart e kryetarit të shtetit. • Megjithëse garantonte të drejtat themelore veprimtaria e lirë politike nuk sigurohej. Dr. Arta Vorpsi
Statuti themeltar i Mbretnisë (1928) • Rivendosja e monarkisë me zgjedhjen nga Asambleja të Mbretit të Shqiptarëve (Zogu I). • Parlamenti formohej nga një dhomë. Mbreti shpërndante parlamentin, kurse ministrat përgjigjeshin para tij (parlamentit). • Mbreti emëronte dhe shkarkonte ministrat. • Mbreti kishte kompetenca të gjera legjislative dhe ekzekutive. U dobësua roli i ligjvënësit. • Sistemi gjyqësor parashikohej si i pavarur. • Të drejtat e shtetasve u risanksionuan. Disa të drejta politike mbetën në kuadrin e formalitetit. Dr. Arta Vorpsi
Kushtetuta e 1946 • U vendos sistemi komunist i qeverisjes nga Asambleja Kushtetuese 1946. Ideologjia kryesore ishte lufta e klasave. • Për herë të parë votuan gratë dhe u votua në mënyrë të dpd. • U sanksionua uniteti i pushtetit i përqendruar tek organet përfaqësuese: Kuvendi Popullor dhe këshillat popullor. Këta ushtronin kompetenca ekzekutive dhe legjislative. • Presidiumi i KP-kryetar kolegjial i shtetit. Nuk kishte të drejtën e vetos mbi ligjet. • Garantoheshin disa të drejta kryesore: si prona private dhe të drejta politike që më vonë u revokuan. Dr. Arta Vorpsi
Kushtetuta e 1976 • U thellua karakteri komunist dhe censurues i bazës kushtetuese. • Shqipëria u quajt: Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë - RPSSH. • U centralizua krejtësisht ekonomia: u revokua prona dhe iniciativa e lirë private. • Të drejta që parashikoheshin mbetën në rangun e fiktivitetit. • Forma e organizimit të shtetit nuk pësoi ndryshim. Dr. Arta Vorpsi
Dispozitat Kryesore Kushtetuese(Tri Ligje Kushtetuese) • Ligji I shpalli formën e qeverisjes. • U vendos regjimi parlamentar demokratik. • U njoh pluralizmi politik. • U sanksionua parimi i ndarjes së pushteteve. • Ligji II parashikoi për herë të parë krijimin e GjK si organ i kontrollit të kushtetutshmërisë. • Ligji III garantoi një katalog të zgjeruar të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve. • Mbetën në fuqi deri në nëntor 1998. Dr. Arta Vorpsi
Miratimi i Kushtetutës • Kriter dallues: procedura e miratimit dhe e ndryshimit te saj. • Llojet e miratimit: a) miratimi nga një organ i posaçëm (Franca 1793, ShBA 1787); b) miratimi nga organ i zakonshën përfaqësues (Franca 1875) etj); c) miratimi i dpd me referendum; d) miratimi i kombinuar ose i ndërthurur (Franca 1958, Turqia 1961, Spanja 1978, Zvicra 1874); • Kushtetuta shqiptare është relativisht e ngurtë. Dr. Arta Vorpsi
Ndryshimi • Spanja (1812) dhe Greqia monarkiste (1911 dhe 1952) ndalonte ndryshimin e Kushtetutës. • Ka raste kur ndalohet ndryshimi vetëm i disa dispozitave: - për frymën e Kushtetutës (Norvegjia 1814) - sistemin republikan (Franca 1875, Italia 1948, Turqia 1961), - federalizmi (Gjermania 1949) • Iniciativa mund të merret nga deputetë ose grupe. • Shumica miratuese e ndryshme – kryesisht 2/3, 3/5. Dr. Arta Vorpsi
Interpretimi i KushtetutësLlojet e interpretimit • Vullneti i ligjvënësit nuk është gjithmonë i qartë dhe i kuptueshëm. Nevojitet që përmbajtja e tij të dalë në pah me anë të shpjegimeve që i përgjigjen qëllimit të aktit • Nxjerrja e kuptimit të dukurive që kanë diktuar përmbajtjen e aktit bëhet me anë të interpretimit. • Interpretimi është mënyra e zbulimit të vullnetit të ligjvënësit të shprehur në një normë juridike. • Interpretimi synon të zhvillojë një metodë që i shërben mbushjes së boshllëqeve që mund të krijojë norma konkrete gjatë zbatimit të saj • Çdo organ që duhet të zbatojë të drejtën e parashikuar nga aktet normative ka për detyrë t’i interpretojë ato. Dr. Arta Vorpsi
Llojet e interpretimit • Interpretim gramatikor /gjuhësor/literal; p.sh përdorimi i fjalëve ‘duhet’, ‘mundet’, ‘lejohet’, etj. • Interpretim logjik (lidhja logjike mes rrethanave ose pozitës që zë akti në hierarkinë e normave qëllimit që ka. • Interpretim teleologjik(kur ligjvënësi e ka shprehur në mënyrë të qartë qëllimin e nxjerrjes së aktit). • Interpretim historik(nga rrethanat në kohën e nxjerrjes së aktit). • Interpretim autentik (nga vetë organi që e miraton). • Interpretim konform Kushtetutës (kur bëhet një lexim që të është në përputhje me frymën e parimet e përgjithshme të Kushtetutës). Dr. Arta Vorpsi
Interpretimi i Kushtetutës • Interpretimi kushtetues gjen zbatim kur duhet të sqarohet një çështje e paqartë e së drejtës kushtetuese. • Duhet të ekzistojë një konflikt (ose dy qendrime) në interpretim: aty ku nuk ka paqartësi ose dyshime nuk mund të bëhet interpretim. • Rezultati “i drejtë” dhe konform Kushtetutës zhvillohet me një procedurë racionale dhe të kontrollueshme. • Ai duhet të jetë i arsyetuar dhe të garantojë sigurinë juridike të sistemit. • Ky funksion i është ngarkuar GjK, interpretimi i të cilës ka fuqi të njëjtë me Kushtetutën. • Normat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë të tillë që të bien ndesh me normat e tjera kushtetuese. Dr. Arta Vorpsi
Per seminar • Cili nga format e shtetit mendoni se eshte me i miri dhe pse? • Kush eshte funksioni i Kushtetutes dhe pse ajo ka perparesi ndaj akteve te tjera? • Ne cfare drejtimi kane evoluar kushtetutat gjate zhvillimit historik? Dr. Arta Vorpsi