1 / 24

Konteksti ndërkombëtar dhe kombëtar mbi barazinë gjinore në arsim

Konteksti ndërkombëtar dhe kombëtar mbi barazinë gjinore në arsim. Konferenca e Katërt Botërore e Grave në Pekin (1995). të drejtat e grave janë të drejta njerëzore; gratë duhet të marrin pjesë në të gjitha nivelet e vendimarrjes;

corina
Download Presentation

Konteksti ndërkombëtar dhe kombëtar mbi barazinë gjinore në arsim

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Konteksti ndërkombëtar dhe kombëtar mbi barazinë gjinore në arsim

  2. Konferenca e Katërt Botërore e Grave në Pekin (1995) • të drejtat e grave janë të drejta njerëzore; • gratë duhet të marrin pjesë në të gjitha nivelet e vendimarrjes; • gratë duhet të kenë mundësi të shfrytëzojnë burimet ekonomike, përfshi këtu tokën, kreditimin, shkencën, teknologjinë, trajnimet e ndryshme, informacionin, komunikimin, tregun dhe sigurisht hapësirën për t'u shkolluar; të shkruarit dhe të lexuarit, shkollimin e thjeshtë dhe arsimin formal e informal.

  3. Diskriminimi në sistemet e edukimit është i pranishëm në: • mësimdhënien e papërshtatshme dhe të bazuar në paragjykimin gjinor si dhe materialet mësimore të papërshtatshme; • mungesën e lehtësirave për t'u arsimuar, në veçanti në përshtatje me nevojat e vajzave; • imazhet e stereotipizuara të grave dhe burrave në materialet dhe mësimdhënien në arsim; • programet dhe materialet mësimore që përforcojnë rolet tradicionale seksuale; • programet dhe tekstet shkencore që mbartin paragjykime gjinore; dhe • burimet e pamjaftueshme të arsimit, sidomos për gratë dhe vajzat. Platforma për Veprim rekomandon strategji specifike për secilin prej faktorëve të mësipërm dhe përkrah përdorimin e rrugëve për ndryshim, të tilla si shfrytëzimi i plotë i potencialit të masmedias si një mjet edukues duke synuar përfshirjen e grave në zhvillimet teknologjike në fushën e arsimit.

  4. Platforma për Veprim e Pekinit përfshin një seksion të veçantë për arsimin dhe trajnimin e grave. Objektivat strategjikë të identifikuar në këtë seksion janë: • sigurimi i aksesit të barabartë për t'u arsimuar • zhdukja e analfabetizmit në rradhët e grave; • përmirësimi i mundësive të grave për të marrë trajnime, për të shfrytëzuar shkencën e teknologjinë dhe arsimin e vazhdueshëm; • zhvillimi i një arsimi dhe kualifikimi jo diskriminues; • shpërndarja e burimeve të mjaftueshme për zbatimin e reformave në arsim dhe monitorimin e tij; dhe • promovimi i një edukimi afatgjatë dhe kualifikimi të grave dhe vajzave.

  5. CEDAW- Konventa mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas (1979) “diskriminimi i gruas” nënkupton çdo dallim, përjashtim ose kufizim në bazë gjinie, që ka për pasojë ose qëllim të dëmtojë ose zhvlerësojë njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gruaja, (cilatdo qoftë gjendja e saj martesore) të të drejtave të saj, si pjesë e të drejtave të njeriut në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile, etj (nga Neni 1).

  6. Parimet e CEDAW Parimi i barazisë • Gratë duhet të kenë mundësi dhe trajtim të barabartë; • Gratë duhet kenë të drejta të barabarta në përdorimin e burimeve; • Gratë nuk duhet të kenë vetëm të drejta të garantuara me ligj, por zbatimi i tyre duhet të cojë në ndryshime të dukshme. Parimi i mosdiskriminimit • Diskriminimi është social, përjashtues dhe jo i domosdoshëm për ndërveprimin njerëzor. Ai përjashton gratë të gëzojnë të drejtat e tyre dhe shprehin plotësisht potencialin e tyre; • Duhen shmangur të dy llojet e diskriminimit: i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë • Duhen marrë masa të menjëhershme për të menjanuar pasojat e diskriminimit të së shkuarës; • Duhet adresuar diskriminimi në sferën private dhe atë publike. Parimi i detyrimit të Shtetit • Sapo një vend e ratifikon CEDAW, ai është i detyruar ligjërisht të eleminojë format e diskriminimit të grave duke zbatuar standartet dhe normat e CEDAW; • Shteti është përgjegjës për mirëqënien e grave dhe duhet të marrë masa per të mbrojtur të drejtat e tyre duke shmangur pabarazitë

  7. Në nenin 5 të CEDAW thuhet se: Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme me synimin që: a) Të ndryshojnë skemat dhe modelet e sjelles shoqërore dhe kulturore të burrit dhe të gruas, në mënyrë që të arrijnë të zhdukin paragjykimet dhe praktikat zakonore, ose të çdo lloji tjetër, që mbështeten në idenë e inferioritetit ose të epërsisë të njërit apo të tjetrit seks, apo në rolin stereotip të burrit dhe të gruas;

  8. b) Të sigurojnë që edukimi i familjes të përfshijë kuptimin e duhur të amësisë si një funksion shoqëror dhe njohjen e përgjegjësisë së përbashkët të burrit dhe të gruas në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre, duke bërë të qartë se interesi i fëmijëve është kushti parësor në të gjitha rastet.

  9. Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjecarit • Deklarata e Mijëvjeçarit, e nënshkruarnëShtator 2000 u kërkonvendeveanëtare “tëpërkrahinbarazinëgjinoredhefuqizimin e grave, sirrugëtëfrytshmepërtëluftuarvarfërinë, urinëdhesëmundjetdhepërtënxiturzhvillimin, qëtëjetë me tëvërtetëiqëndrueshëm”.

  10. Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjecarit Objektivi 3: Nxitja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i gruas Synimi specifik është :eleminimini i diferencave gjinore në arsimin fillor dhe tetëvjeçar në mënyrë të preferueshme në vitin 2005 dhe në të gjitha nivelet e arsimit jo më vonë se 2015.

  11. Pekin + 10 Shtatë prioritetet e propozuara nga rekomandimet e OZHM-ve mbi Barazinë gjinore: • Shtimi i përpjekjeve për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave • Garantimi i të drejtave riprodhuese dhe seksuale • Garantimin e të drejtës së grave për pronësi, tokë dhe të drejtës së trashëgimisë. • Eleminimi i pabarazive gjinore në punësim, si dhe eleminimi i diferencës në të ardhura. • Rritja e numrit të grave në qeverisjen qendrore dhe vendore. • Investimi në infrastrukturë për të ulur në mënyrë drastike kohën e punës dhe lodhjen e grave dhe vajzave, në aktvitetet e mbledhjes së lnëdës djegëse, ujit dhe nevojave të tjera jetësore. • Zgjerimi i mundësive të edukimit të vajzave, në sistemin fillor dhe atë të mesëm.

  12. Bashkimi Europian Standartet e BE lidhur me trajtimin e barabartë të grave dhe burrave janë pjesë e legjislacionit, të siguruara përmes disa neneve të Traktatit të Amsterdamit-1997. • Neni 2 deklaron barazinë mes grave dhe burrave si një nga përgjegjësitë kryesore të shteteve palë të Komunitetit Europian. • Neni 3 (2) nënvizon se ‘Në të gjitha aktivitetet që lidhen me këtë nen, shtetet palë të BE duhet të synojnë eliminimin e pabarazive dhe të promovojnë barazinë mes grave dhe burrave’. • “Udhëzues për barazisë midis grave dhe burrave 2006-2010”

  13. Gjashtë fushat prioritare për veprimin e BEsë në barazinë gjinore për periudhën 2006-2010 • Pavarësi ekonomike e barabartë për gratë dhe burrat. • Përputhja e jetës private dhe asaj profesionale. • Përfaqësim i barabartë në vendimmarje. • Zhdukja e të gjithë fomave të dhunës me bazë gjinore. • Eleminimi i stereotipeve gjinore. • Promovimi i barazisë gjinore në politikat e jashtme dhe të zhvillimit.

  14. Kuadri ligjor kombëtar Kushtetuta • Në nenin 18 tëKushtetutës (1998) përcaktohet se të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit dhe se askush nuk mund tëe diskriminohet për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare e filozofike, gjendja ekonomike, arsimore e sociale.

  15. Kuadri ligjor kombëtar • Kodi i Punës, 1995 • Ligji “Për shëndetin Riprodhues”, 2002 • Kodi i Ri i Familjes, 2003. • Ligji “Për një Shoqëri me Barazi Gjinore”, 2004 • Ligji për Dhunën në Familje, 2006 • Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, 2006 • Strategjia për Barazi gjinore dhe Kundër Dhunës në Familje, 2007 • Strategjia për Zhvillim dhe Integrim

  16. Ligji mbi Barazinë Gjinore (2004) Ligji kompleton kornizën ligjore përsa i përket të drejtave të barabarta mes grave dhe burrave në sferën profesionale, arsimit, vendimmarrjes, kundër diskriminimit dhe ngacmimit seksual. Ky ligj parashikon ngritjen e mekanizmave qeveritare për hartimin e ploitikave qeveritare për barazinë gjinore, vlerësimin dhe monitorimin e situatës konkrete.

  17. Në nenin 8 të këtij ligji “Veprimet Diskriminuese në Institucionet e Arsimit dhe Shkencës”, theksohet: Veprimet e institucioneve arsimore dhe shkencore do të konsiderohen diskriminuese nëse, duke u mbështetur në seksin zbatohen kerkesa të ndryshme përkatëse ndaj burrit dhe gruas për pranimin në shkollë ose për programet e studimit, për hartimin e kurrikulumeve ose për vlerësimin e njohurive; krijohen mundesi të ndryshme për zgjedhjen e një fushe të veçantë studimi, trajnimi, diplomimi dhe për kohëzgjatjen e mësimit.

  18. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (2006) • Kjo marrëveshje është një instrument kryesor i procesit të stabilizim-asocimit, i cili synon të mbështesë vendin drejt integrimit në BE. • Ajo përmban një referencë të vetme lidhur me “përkatësinë gjinore” në kontekstin e aksesit ndaj arsimit dhe trajnimeve (neni 100). Aty parashikon “përshtatjen e legjislacionit shqiptar, lidhur me kushte pune dhe mundësi të barabarta për gratë” (neni 99) dhe prodhimin e “veshjeve të grave, vajzave dhe fëmijëve”.

  19. “Arsimi në Republikën e Shqipërisë është përparësi kombëtare.” Ligji për arsimin parauniversitar Nr.7952, datë 21.06.1995 “Arsimi realizohet në përputhje me parimet e sanksionuara në legjislacionin në fuqi, mbështetet në traditat dhe arritjet e shkollës sonë kombëtare dhe kryhet në përputhje me marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.”

  20. “Arsimi ka për mision emancipimin shpirtëror, progresin material dhe zhvillimin social të individit.” Ligji për arsimin parauniversitar Nr.7952, datë 21.06.1995

  21. Strategjia për Barazi Gjinore edhe Kundër Dhunës në Familje • Në kuadrin e përmirësimit tërësor të kurrikulave shkollore MASH, në bashkëpunim me Institutin e Kurrikulës dhe Standarteve, ka shtruar si kërkesë integrimin e perspektivës gjinore nëpërmjet:

  22. (1) Rishikimit dhe hartimit të programeve në arsimin parauniversitar dhe universitar; (2) Rishikimit dhe hartimit të teksteve të reja shkollore; (3) Hartimit të udhëzimeve dhe materialeve metodologjike për integrimin e perspektivës gjinore në kurrikula.

  23. Strategjia e Barazisë Gjinore në Arsim synon të përmirësojë në mënyrë të dukshme rezultatet me bazë gjinore në sistemin arsimor të Shqipërisë. • Ajo është në përputhje me dokumenta të rëndësishme mbi të cilat mbështetet qeveria shqiptare për reduktimin e varfërisë, si Objektivat e Zhvillimit për Mijëvjeçarin, dhe SKZHI.

  24. Rekomandime • Përmirësimi i programeve shkollore që promovojnë barazinë gjinore, si dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në mësimdhënie, planifikimin dhe menaxhimin e arsimit. • Forcimi i kapaciteteve të institucioneve arsimore për të integruar çështjet dhe konceptet e barazisë gjinore në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin në arsim. • Përmirësimi i qëndrimeve shoqërore dhe kulturore të komuniteteve dhe familjeve që promovojnë vlerat dhe rëndësinë e arsimimit të vajzave duke përfshirë rolet dhe kontributet e grave dhe vajzave në zhvillim.

More Related