1 / 15

Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi. Koncepte kryesore. Përkatësia Gjinore kundrejt Seksit. Përkatësia Gjinore (Gender), i referohet mundësive dhe normave të shoqërisë, të lidhura me faktin e të qenit burrë apo grua, vajzë apo djalë, si dhe marrëdhënieve mes grave dhe burrave.

roland
Download Presentation

Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Përkatësia Gjinore dhe Zhvillimi Koncepte kryesore

  2. Përkatësia Gjinore kundrejt Seksit • Përkatësia Gjinore (Gender), i referohet mundësive dhe normave të shoqërisë, të lidhura me faktin e të qenit burrë apo grua, vajzë apo djalë, si dhe marrëdhënieve mes grave dhe burrave. • Seksi ka të bëjë me dallimet biologjike midis meshkujve dhe femrave, të cilat janë universale dhe nuk ndryshojnë në mënyrë natyrale. Ai ka të bëjë me ndryshimet e mundshme në organet seksuale dhe funksionet riprodhuese.

  3. Përkatësia Gjinore kundrejt Seksit • Përkatësia gjinore përcakton se çfarë pritet, lejohet dhe vlerësohet tek një grua apo një burrë në një moment të caktuar. • Përkatësia gjinore i referohet përcaktimit socio-kulturor të burrit dhe të gruas, mënyrës se si shoqëritë bëjnë dallimin mes burrave dhe grave dhe u caktojnë atyre role shoqërore. • Ajo përdoret si mjet analitik për të kuptuar realitetet sociale, në lidhje me burrat dhe gratë.

  4. Socializimi Përvoja jetësore sociale, përmes së cilës individët zhvillojnë potencialin e tyre njerëzor dhe mësojnë mënyrën e jetesës dhe kulturën e tyre. I gjithë “paketimi” shoqëror dhe kulturor që bëhet për vajzat dhe djemtë që nga lindja e tutje, duke I mësuar rolet gjinore, quhet “gjinizim” ose “indoktrinim gjinor”.

  5. PROÇESI I SOCIALIZIMIT Sipas Ruth HARLEY socializimi ndodh përmes 4 proçeseve : • Manipulimi- mënyra se si trajtohet një fëmijë (djemtë të fortë, vajzat të bukura); • Kanalizimi - drejtimi i vëmendjes së fëmijëve ndaj objekteve apo aspekteve të objekteve; • Emërtimet gojore – shprehjet verbale me të cilat u drejtohemi fëmijëve; • Ekspozimi ndaj aktiviteteve – aktivitete tradicionale mashkullore dhe femërore në të cilët përfshihen djemtë dhe vajzat.

  6. Diversitet! Gratë dhe burrat nuk janë kategori homogjene • ngjyrë • fe/etnicitet • moshë/gjeneratë • status martesor • fëmijë/strukturë familjare • klasa

  7. Rolet Gjinore: • … janë rreth pritshmërive dhe përgjegjësive • … lidhen me të gjitha aspektet e jetës së grave dhe burrave, nevojave dhe interesave të tyre të veçanta, aksesit në burime dhe mundësi të ndryshme.

  8. Këndvështrimi gjinor apo lente gjinore: Të përdorësh një "këndvështrim gjinor" do të thotë ta trajtosh apo shqyrtosh një çështje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mënyrave potencialisht të ndryshme me të cilat burrat dhe gratë ndikohen apo mund të ndikohen. Kjo quhet gjithashtu të përdorësh apo të shohësh nëpërmes "thjerrëzave gjinore". Në një kuptim, ndodh pikërisht kështu: një filtër apo lente që thekson konkretisht ndryshimet reale apo potenciale midis burrave dhe grave.

  9. Vlerësimi i ndikimit gjinor: Shqyrtimi i propozimeve të politikave për të parë nëse ato do të ndikojnë tek burrat dhe gratë në mënyra të ndryshme, me qëllim përshtatjen e këtyre propozimeve për të siguruar neutralizimin e pasojave diskriminuese dhe për të çuar përpara barazinë gjinore.

  10. Diskriminim– është një sjellje e dukshme me anë të së cilës individët trajtohen ndryshe dhe jo në mënyrë të favorshme, në bazë të racës, klasës, seksit apo statusit kulturor të tyre. Konsiderohet si përjashtim, pengesë dhe dallim i bërë në bazë të seksit, që ka si qëllim mohimin e ushtrimit të barabartë të të drejtave e lirive themelore të njeriut në të gjitha fushat (CEDAW).

  11. Barazia Gjinore/Gender Equality - koncept sipas të cilit të gjitha qeniet njerëzore, pa dallim race, seksi, bindjeje fetare, niveli social-kulturor apo status politik, duhet të kenë të drejta ligjore të barabarta. Drejtësia gjinore/Gender Equity – nënkupton nxitjen e barazisë personale, shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike për të gjithë.

  12. Barazia gjinore kundrejt drejtësisë gjinore Barazia gjinore: ireferohet trajtimit të njëjtë apo uniformitetit lidhur me sasinë, vlerën dhe intensitetin e masave të marra e të zbatuara për burrat dhe gratë (legjislacioni). Drejtësia gjinore: nënkupton që të bëhet çfarë është e nevojshme për të siguruar barazi rezultatesh në përvojat e jetës së burrave dhe grave. Ajo është e vështirë të shprehet përmes legjislacionit: trajtimi identik mund të kënaqë kriterin e barazisë, por jo atë të drejtësisë.

  13. Të ndryshëm, por të barabartë…jo të ngjashëm! Barazi: • Mundësish • Aksesi ndaj burimeve • Kontrolli • Të drejtash • Të ardhurash • Nuk do të thotë thjesht një numër i barabartë grash dhe burrash apo vajzash dhe djemsh, në të gjitha aktivitetet. • Nuk do të thotë domosdoshmërisht të trajtohen gratë dhe burrat apo vajzat dhe djemtë në të njëjtën mënyrë.

  14. Fuqizimi Një proçes, përmes të cilit burrat dhe gratë që ndodhen në pozita të pafavorshme, rritin aksesin ndaj informacionit, burimeve e pushtetit vendimmarrës si dhe ndërgjegjësimin mbi pjesëmarrjen në jetën komunitare, me qëllim arritjen e një niveli të caktuar kontrolli.

  15. Eshtë (ri), përmirësimi, zhvillimi dhe vlerësimi I proceseve politike, në mënyrë që perspektiva gjinore të mishërohet në të gjitha politikat e të gjitha niveleve prej aktorëvë të përfshirë në politikë-berje. Integrimi gjinor do te thotë që barazia gjinore të bëhet pjesë e plotë e politikave të zakonshme. Ai nënkupton një përkufizim më të gjerë dhe më përfshirës të barazisë gjinore, duke i dhënë vlerë ndryshimeve dhe larmisë. (Formulimi i përkufizimit është bërë nga Seksioni i Barazisë mes Grave dhe Burrave në Këshillin e Europës.) Integrimi gjinor

More Related