1 / 78

Kujdesi infermieror ne koksartrozat dhe gonartrozat

Kujdesi infermieror ne koksartrozat dhe gonartrozat. Tahir Cela Klinika Ortopedike Spitali Universitar i Traumes. Koksartroza. Koksartroze quhet semundja degjenerative artikulare e artikulacionit koksofemoral. Ajo eshte crregullimi me i shpeshte i artikulacionit koksofemoral.

omar
Download Presentation

Kujdesi infermieror ne koksartrozat dhe gonartrozat

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Kujdesiinfermieror ne koksartrozatdhegonartrozat TahirCela KlinikaOrtopedike SpitaliUniversitariTraumes

  2. Koksartroza • Koksartroze quhet semundja degjenerative artikulare e artikulacionit koksofemoral. • Ajo eshte crregullimi me i shpeshte i artikulacionit koksofemoral. • Termatosteoartrozedhesemundjedegjenerative e artikulacionitperdorensisinonime. • Meqeneseosteoartrozanukkainflamacion, I cilizakonishtpershkruhet me mbaresen – itis, perdoretmbaresaosisqejepterminosteoartroze.

  3. Koksartroza • Osteoartroza klasifikohet si • Primare ose idiopatike dhe • Sekondare ose pasoje e nje crregullimi tjeter • Koksartrozakadisashenjakarakteristikeradiografikeqepasqyrojnehistopatologjine e semundjes: • Ngushtimiiartikulacionit • Osteofitoza • Sklerozasubkondrale • Formimi I cisteve • Trupatintraartikularedhekeqpozicionimi

  4. Tiparetradiografiketekoksartrozes

  5. Trajtimikirurgjikal • Disa nga ndërhyrjet kirurgjikale në ortopedi janë: • Artroplastika; riparimi i problemeve të artikulacioneve nëpërmjet artroskopisë (artroskopi është një instrument që e lejon kirurgun të operojë brenda një artikulacioni pa një hapje të madhe kirurgjikale) ose nëpërmjet kirurgjisë së hapur. • Hemiartroplasika(proteza parciale): zëvendësimi i njërës nga sipërfaqet artikulare (p.sh., në një hemiartroplastikë të artikulacionit koksofemoral, koka e femurit dhe qafa zëvendësohen me një protezë femorale – ndërsa acetabuli nuk zëvendësohet). • Zëvendësimi total i artikulacionit (proteza totale); zëvendësimi i të dyja sipërfaqeve artikulare brenda një artikulacioni me metale ose materiale sintetike.

  6. Zevendesimiiartikulacioneve • Pacientët me dhimbje të ashpra të artikulacioneve dhe me kufizim të funksionit mund t’i nënshtrohen zëvendësimit të artikulacioneve. • Gjendjet që shkaktojnë degjenerimin e artikulacioneve: • osteoartriti (sëmundja degjenerative e artikulacioneve), • artriti rheumatoid, • traumë dhe • deformimet e lindura.

  7. Shumica e protezave për zëvendësimin e artikulacioneveperbehennga • Metalet • Polietileni me dendesitelarte • Implantet e protezës mund të fiksohen në kockën e parapërgatitur: • Me anen e çimentos me polimetil metakrilat (PMMA) • Me menyren“press-fit” (proteza të veshura me një shtresë poroze e cila bën të mundur që kocka të rritet brenda kësaj shtrese dhe ta fiksojë protezën ngushtësisht me kockën).

  8. Protezatkoksofemorale • Zëvendësimi total koksofemoral është zëvendësimi i një artikulacioni shumë të dëmtuar me një artikulacion artificial. • Indikacionet për këtë janë • artriti (sëmundja degjenerative e artikulacionit, artriti rheumatoid), frakturat e qafës së femurit, • dështimi i ndërhyrjeve kirurgjikale të mëparshme (proteza e dështuar) dhe • problemet që vijnë si pasojë e sëmundjeve të lindura të artikulacionit koksofemoral.

  9. Komponentet e protezavekoksofemorale Eksiztojnë disa lloje të protezëve koksofemorale. Shumica e tyre përbëhen nga një komponent femoral metalik mbi të cilin qëndon një kokë sferike e cila përshtatet me një “xhep” acetabular plastik

  10. Kujdesiinfermierorpreoperator • Qëllimi i periudhës preoperatore është që pacienti të jetë në gjendjen shëndetësore më të mirë të mundshme për të lehtësuar shërimin e plotë pas ndërhyrjes kirurgjikale. • Para operacionit pacienti do të vlerësohet për probleme të tjera të shëndetit në mënyrë të tillë që këto probleme të jenë të kontrolluara. • Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet gjendjes kardiake, respiratore dhe të veshkave, si edhe peshës së pacientit. • Pacienti duhet të vlerësohet për praninë e ndonjë infeksioni, pasi ky i fundit mund të predispozojë pacientin për infeksion të protezës. • Pacientëve që marrin rregullisht aspirinë, steroide ose terapi antikoagulante, si edhe anti inflamatorë josteroidë, do tu kërkohet që t’i ndërpresin këto medikamente para operacionit në mënyrë që të mos shkaktojnë ndërlikime që lidhen me koagulimin e gjakut ose me shërimin e plagëve.

  11. Detyrat e infermierit • Infermieri duhet të dijë dhe të monitorojë ndërlikimet e mundshme që lidhen me zëvendësimin total koksofemoral. • Ndërlikimet që mund të ndodhin përfshijnë: • luksacionin e protezës, • rrjedhja e tepërt e plagës postoperatore, • tromboembolizmi, • infeksioni dhe • ulçerat e thembrës nga presioni.

  12. Parandalimi i luksacionit të protezës koksofemorale • Mbajtja e kokës së protezës koksofemorale në komponentin acetabular është thelbësore • Infermieri e mëson pacientin për pozicionimin e këmbës në abduksion, i cili ndihmon për të parandaluar luksacionin e protezës. • Për të ndihmuar pacientin me këtë pozicion përdoren suporti abduktor, një jastek në formë pyke ose dy jastekë midis këmbëve • Kur infermieri e kthen pacientin në shtrat, është e rëndësishme që kofsha e operuar të mbahet në abduksion.

  13. Luksacioniiprotezes • Luksacioni i protezës mund të ndodhë si pasojë e pozicioneve që i kalojnë kufijtë e protezës. Shenjat e luksacionit të protezës që infermieri duhet t’i njohë janë: • Dhimbja e shtuar në vendin e operimit, enjtja dhe mungesa e lëvizjeve • Shkurtimi i këmbës • Rotacioni intern ose ekstern anormal • Pamundësia për të lëvizur këmbën • Pacienti raporton për një “kërcitje”në artikulacionin koksofemoral

  14. Luksacioniiprotezes

  15. Monitorimi i drenimit të plagës postoperatore • Lëngu dhe gjaku që grumbullohen në vendin e operacionit zakonisht drenohen me anë të një pajisjeje drenimi (dren). • Ky parandalon grumbullimin e lëngjeve, të cilat do të prodhonin ankesa dhe infeksion. • Në 24 orët e para pritet të drenojë 200 deri në 500 ml lëng; 48 orë pas operacionit drenimi bie zakonisht në 30 ml në 8 orë dhe për këtë arsye dreni hiqet. • Infermieri duhet të njoftojë menjëherë mjekun kur vëren vëllime drenimi më të mëdha se zakonisht.

  16. Parandalimi i trombozës së venave të thella • Rreziku për tromboemboli është veçanërisht i madh pas kirurgjisë rekonstruktive të artikulacionit koksofemoral. • Incidenca e trombozës së venave të thella është 45% deri në 70%. Mundësia më e madhe për tu shfaqur ky ndërlikim është 5 deri në 7 ditë pas operacionit. • Rreth 20% e pacientëve me trombozë të venave të thella zhvillojnë embola pulmonare; nga këta 1% deri në 3% të rasteve janë fatale. • Prandaj, infermieri duhet të marrë masa parandaluese dhe të monitorojë pacientin nga afër për zhvillim të trombozës së venave të thella dhe të embolave pulmonare.

  17. Shenjat e trombozës së venave të thella janë: • dhimbja e muskujve të pasëm të kërcirit, • enjtja dhe • dhimbja në prekje e këtyre muskujve. • Një nga shkaqet kryesore të trombozës venoze është staza (mungesa e qarkullimit) e gjakut venoz te pacientët pas operacioneve. • Për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të parandaluar stazën venoze infermieri e nxit pacientin që: • të konsumojë sasi të mjaftueshme lëngjesh, • të kryejë ushtrime të kyçit të këmbës dhe të këmbës çdo orë ndërsa është zgjuar, • të përdorë çorape elastike dhe pajisje kompresive, si edhe • të lëvizë nga shtrati dhe të ecë me ndihmë që në ditën e parë pas operacionit. • Për të parandaluar trombozën e venave të thella përdoret enoxaparina.

  18. Parandalimiitrombzes se venavetethella

  19. Parandalimi i infeksionit • Infeksioni, i cili është një ndërlikimi serioz pas protezave koksofemorale, mund të bëjë të domosdoshme heqjen e implanteve. • Pacientët më të rrezikuar për të zhvilluar infeksion post-operator janë: • pacientët e moshuar, • obez ose të kequshqyer, • ata me diabet, • artrit rheumatoid ose • infeksione të tjera: • infeksione urinare, • të dhëmbëve, ose • Abscese • ata me hematoma të mëdha.

  20. Parandalimi i infeksionit • Për të parandaluar infeksionet përdoren masa profilaktike duke shmangur burimet e mundshme të infeksionit dhe duke përdorur antibiotikë. • Në qoftë se pacienti ka kateter urinar ose dren në plagë, këto hiqen sa më herët të jetë e mundur. • Infeksionet akute shfaqen brenda 3 muajve pas ndërhyrjes ndërsa infeksionet e vonuara mund të shfaqen 4 deri në 24 muaj pas ndëhyrjes kirurgjikale. • Në qoftë se shfaqet një infeksion, atëherë përshkruhen antibiotikë dhe infeksionet e rënda mund të kenë nevojë për pastrimin kirurgjikal ose heqjen e protezës.

  21. Zëvendësimi total i gjurit (Proteza totale e gjurit) • Zëvendësimi total i gjurit përdoret te pacientët që kanë dhimbje të ashpër dhe kufizim të shprehur të funksionit të lidhur me sipërfaqet artikulare të shkatëruara nga • artriti • osteoartriti, • artriti rheumatoid, • artriti posttraumatik • nga hemorragjia në artikulacion, siç mund të ndodhë te pacientët me hemofili. • Zakonisht përdoren proteza metalike dhe akrilike të cilat janë projektua për ti ofruar pacientit një artikulacion funksional, të padhimbshëm dhe të qëndrueshëm.

  22. Artritiigjurit

  23. Protezat e gjurit

  24. Protezat e gjurit • Zakonisht përdoren proteza metalike dhe akrilike të cilat janë projektua për ti ofruar pacientit një artikulacion funksional, të padhimbshëm dhe të qëndrueshëm. • Protezat e gjuritmundtefiksohen me anen e cimentos (polimetilmetakrilatit) ose pa cimentodhekane ne perberjetetyrekomponentemetalikedhekomponentepastike (polietilen me peshemolekularetemadhe.

  25. Pergatitja e fushesoperatore per protezen e gjurit

  26. Incizioni

  27. Osteotomiatibialedhefemorale

  28. Vendosja e protezes

  29. Mbyllja e lekures

  30. Detyrat e infermierit • Pas ndërhyrjes kirurgjikale për zëvendësimin total, gjuri mbështillet me një bandazh kompresiv. • Për të kontrolluar edemën dhe hemorragjinë mund të përdoret akull. • Infermieri vlerëson gjendjen neurovaskulare të këmbës. • Infermieri inkurajon pacientin që të kryejë fleksion aktiv të këmbës çdo orë kur ai është zgjuar.

  31. Detyrat e infermierit • Infermieri bën përpjekje për të parandaluar ndërlikimet postoperatore si • tromboembolia, • paraliza e nervit peroneal, • infeksioni dhe • kufizimi i lëvizjeve • Pas operacionit në plagë vendoset një dren aspirimi i cili largon lëngjet e grumbulluara në artikulacion. • Drenimi është afërsisht 200 deri në 400 ml gjatë 24 orëve të para dhe më pas pakësohet deri në 25 ml pas 48 orëve. Pas kësaj kirurgu e heq drenin. • Ngjyra, tipi dhe sasia e lëngut të dalë nga dreni dokumentohen dhe kur infermieri vëren sasi të tepërta drenimi ose ndryshime të karakteristikave të drenimit ai duhet të njoftojë menjëherë mjekun.

  32. Shpesh herë pas protezave totale të gjurit përdoret një pajisje me lëvizje pasive të vazhdueshme. • Këmba e pacientit vendoset sipër kesaj pajisjeje, e cila shton qarkullimin dhe kufirin e lëvizshmërisë së artikulacionit të gjurit.

  33. Kujdesi i kualifikuar nga infermieri në qendrën traumatike • Menaxhimi i problemeve muskuloskeletike përfshin shpeshherë • përdorimin e gipsit, • tërheqjen skeletike, • zëvendësimin e artikulacioneve. • Infermieri e përgatit pacientin për imobilizim me gips ose me tërheqje, për ndërhyrjen kirurgjikale ose për zëvendësimin e artikulacionit.

  34. Menaxhimi i pacientit të imobilizuar me gips • Imobilizimi në gips përdoret • për të ruajtur reponimin e një frakture, • për të korigjuar një deformim, • për të ushtruar presion uniform ndaj indit të butë përreth ose • për të mbështetur artikulacionet e dobësuara dhe të paqëndrueshme. • Përgjithësisht imobilizimi në gips lejon lëvizjen e pacientit ndërsa imobilizon një pjesë të caktuar të trupit. • Llojet e ndryshme të gipseve janë: • Gipsi i shkurtër i krahut. • Gipsi i gjatë i krahut. • Gipsi i shkurtër i këmbës. • Gipsi i gjatë i këmbës. • Gipsi që lejon ecjen. • Gipsi i shpatullës. • Një ”xhaketë” trupore që përfshin trunkun , shpatullën dhe bërrylin. • Gipsi koksofemoral.

  35. Materialet që përdoren për imobilizim

  36. Materialet që përdoren për imobilizim • Per imobilizimperdoretgips ose poliuretan. • Poliuretani është • më i lehtë në peshë, • më i fortë, rezistent ndaj ujit dhe rezistent. • Poroz duke shmangurproblemet e lekures • nuk zbutet në kontakt me ujin • përdoren për frakturat pa zhvendosje me enjtje minimale

  37. Gipsi • Materiali tradicional i përdorur për imobilizim është gipsi (allçia). • Bende të parapërgatitura gipsi zhyten në ujë dhe pas kësaj aplikohen në pjesën e trupit që do të imobilizohet. Gjatë kësaj kohe ndodh një proces kristalizimi që çliron nxehtësi (reaksion ekzotermik). • Infermieri duhet ta informojë pacientin për ndjesinë e nxehtësisë që do të krijohet gjatë aplikimit të gipsit. Infermieri i shpjegon pacientit se gipsi duhet të mbahet i ekzpozuar për të arritur një tharje maksimale. • Gipsi arrin fortësinë e tij maksimale kur ai thahet plotësisht. Zakonisht gipsi forcohet për 5 deri në 10 minuta. Gjatë aplikimit kur gipsi është ende i butë, ai mund të pësojë thellime, prandaj ai duhet të mbahet me pëllëmbët e duarve dhe nuk duhet lejuar që të mbështetet mbi sipërfaqe të mprehta ose të forta. Thellimet që mund të krijohen mbi gips nga pakujdesia mund të shkaktojnë irritim dhe plagë të lëkurës.

  38. Kujdesi infermieror për pacientin e imobilizuar në gips • Vlerësimi fizik i pjesës së trupit të imobilizuar përfshin • vlerësimin e gjendjes neurovaskulare • shkallën e enjtjes dhe • plagët në lëkurë

  39. Kujdesi infermieror për pacientin e imobilizuar në gips • Bazuar në të dhënat e këtij vlerësimi ndërlikimet e mundshme që mund të zhvillohen janë: • Sindroma e kompartimentit • Ulçerat e lëkurës nga presioni • Sindroma e mospërdorimit

  40. Kujdesi infermieror për pacientin e imobilizuar në gips • Dhimbja që lidhet me dëmtimet muskuloskeletike (p.sh., frakturat) zakonisht qetësohet nga imobilizimi në gips. • Dhimbja që është pasojë e edemës nga traumat, ndërhyrjet kirurgjikale ose hemorragjia nëpër inde, mund të kontrollohet me anë të • ngritjes së gjymtyrës, • përdorimit të herëpashershëm të akullit imobilizimit në gips dhe • përdorimit të dozave të zakonshme të analgjezikëve

  41. Kujdesi infermieror për pacientin e imobilizuar në gips • Dhimbja që nuk kontrollohet me modalitetet e mësipërme si • ngritja e gjymtyrës, • përdorimi i akullit dhe dozave të zakonshme të analgjezikëve mund të jetë tregues i një komplikacioni siç është sindroma e kompartimentit Dhimjba e ashpër sipër një të dale kockore mund të jetë tregues i zhvillimit të një ulçere nga presioni në lëkurë

  42. Kujdesi infermieror për pacientin e imobilizuar në gips • Infermieri nuk duhet të injorojë asnjëherë ankesat e dhimbjes së një pacienti të imobilizuar në gips pasi ekziston mundësia e dëmtimit të indeve nga dëmtimi i qarkullimit të gjakut ose i formimit të ulçerave në lëkurë nga presioni. • Çdoartikulacionqënukështëipërfshirënëgipsduhettëushtrohetdhetëlëvizetpërtëruajturfunksionin. • Nëqoftë se njëpacientkagipsnëkëmbë, infermieri e inkurajonatëqëtëkryejëushtrimetëgishtave. • Nëqoftë se pacientikagipsnëkrah, infermieri e inkurajonatëqëtëkryejëushtrimetëgishtavetëdorës.

  43. Kujdesi infermieror për pacientin e imobilizuar në gips • Enjtja është përgjigje natyrale ndaj traumës së indeve dhe ndaj ndërhyrjeve kirurgjikale. • Në qoftë se gipsi i përdorur për imobilizimin e një gjymtyre të traumatizuar ose pas një ndërhyrjeje kirurgjikale është tepër i shtrënguar, kjo mund të pengojë qarkullimin e gjakut në gjymtyrë ose mund të shkaktojë shtypje të nervave. • Infermieri duhet të monitorojë qarkullimin, lëvizjen dhe ndjeshmërinë e gjymtyrës së prekur, duke vlerësuar gishtat e dorës ose të këmbës dhe duke i krahasuar ata me anën e shëndoshë. • Normalisht do të vihet re • enjtje minimale, dhimbje minimale, • ngjyrë rozë, • në prekje gishtat do të jenë të ngrohtë dhe • do të kenë një përgjigje normale të rimbushjes kapilare, • ndjeshmëri normale në prekje dhe • pacienti do të jetë i aftë të lëvizë gishtat. • Infermieri e inkurajon pacientin të lëvizë gishtat e këmbës ose të dorës për të nxitur qarkullimin e gjakut

  44. Kujdesi infermieror për pacientin e imobilizuar në gips • Zbulimi i hershëm i dobësimit të qarkullimit dhe funksionit të nervave nëpërmjet monitorimit periodik është shumë i rëndësishëm për të parandaluar humbjen e funksionit të gjymtyrës. • Dhimbja e vazhdueshme që nuk qetësohet, • dhimbja nga shtrirja e gishtave në mënyrë pasive nga infermieri, • parestezia, • humbja e funksionit motor, • humbja e ndjeshmërisë, • ftohja, • zbehja, • rimbushja kapilare e vonuar dhe • ndjesia e shtrëngimit tregojnë ekzistencën e mundshme të sindromës së kompartimentit. • Infermieri e pozicionon gjymtyrën e imobilizuar në mënyrë të tillë që ajo të mos jetë mbi nivelin e zemrës për të shtuar qarkullimin e gjakut dhe për të kontrolluar edemën dhe njofton mjekun

  45. Sindroma e kompartimentit • Sindroma e kompartimentit shfaqet kur presioni indor shtohet brenda një hapësire të kufizuar (p.sh., gipsi, kompartimenti muskular) dhe dëmton qarkullimin e gjakut dhe funksionin e indit brenda kësaj hapësire të kufizuar. • Për të lehtësuar presionin • gipsi duhet të çahet në mënyrë gjatësore në të dy anët duke ruajtur në të njëjtën kohë aftësinë e tij imobilizuese ose mund të vendoset në formën e një longete, • gjymtyra duhet të ngrihet, por jo më lart se niveli i zemrës. • Në qoftë se presioni nuk lehtësohet dhe qarkullimi nuk rivendoset, atëherë duhet të kryhet një fasciotomi për të çliruar presionin brenda kompartimenteve muskulare. • Infermieri monitoron nga afër përgjigjen e pacientit ndaj trajtimit konservativ ose kirurgjikal të sindromës së kompartimentit dhe regjistron të dhënat neurovaskulare në mënyrë periodike duke raportuar te mjeku për çdo ndryshim.

  46. Sindroma e kompartimentit

  47. Ulçerat nga presioni • Presioni i ushtruar nga gipsi mbi indet e buta mund të shkaktojë anoksi të indeve dhe ulçera. • Vendet më të mundshme të krijimit të këtyre ulçerave në gjymtyrët e poshtme të imobilizuara në gips janë thembra, maleolat, pjesa dorsale e këmbës, koka e fibulës dhe sipërfaqja e përparme e patelës. • Në gjymtyrën e sipërme vendet më të zakonshme janë epikondili medial dhe procesi stiloid i ulnës

  48. Ulçerat nga presioni • Pacienti që ka një ulçer nga presioni ankon për dhimbje dhe shtrëngim në atë zonë. • Infermieri duhet të monitorojë pacientin për këtë ndërlikim dhe duhet të njoftojë mjekun. • Për të inspektuar zonën e presionit mjeku mund të hapë një dritare në gips ose mund ta shndërrojë gipsin nga rrethor në longetë.

  49. Menaxhimi i pacientit me fiksator të jashtëm • Fiksatorët e jashtëm përdoren për të trajtuar frakturat e hapura me dëmtim të indeve të buta. • Ato ofrojnë mbështetje të qëndrueshme për frakturat me shumë fragmente duke lejuar në të njëjtën kohë trajtimin aktiv të indeve të buta. • Fraktura ripozicionohet dhe imbilizohet me disa kunja që futen në kockë. • Pozicioni ruhet nëpërmjet një shufre metalike ose karboni. • Fiksatori i jashtëm lehtëson simptomat e pacientit, bën të mundur lëvizjen e hershme dhe ushtrimet aktive të artikulacioneve të paprekura nga dëmtimi.

More Related