550 likes | 1.35k Views
Prezentim 1 nga lenda e drejta biznesore Prof.dr. Armand Krasniqi. SHQYTËRTIME HYRËSE. PREZNETIM MBI NJOHURITË THEMELORE MBI TË DREJTËN DHE SHTETIN.
E N D
Prezentim 1 nga lenda e drejta biznesore Prof.dr. Armand Krasniqi
SHQYTËRTIME HYRËSE PREZNETIM MBI NJOHURITË THEMELORE MBI TË DREJTËN DHE SHTETIN
E drejta biznesore është degë e veçantë juridike – shkencore dhe relativisht e re e cila që në gjrinin e saj përfshinë dhe trajton shumë probleme, qasje juridike siç janë: • Fillet e së drejtës; • E drejta ndërkombëtare private; • Njohuritë themelore mbi të drejtën civile dhe sendore; • Të drejtën e detyrimeve; • Të drejtën ekonomike; si dhe • Të drejtën e punës;
Ajo u krijua në bazë të nevojave shoqërore – biznesore që në mënyrë sistematike e në harmoni me nevojat, të cilat e drejta shkencore dhe logjike, parashtrohen për rregullimin e: • hapësirave të caktuara të jetës shoqërore, • përpunimit të tërësive të marrëdhënieve juridike, të cilat krijohen në përkufizimet juridike – publike të lirive tregtare në kushtet e ekonomisë bashkëkohore dhe intervencionistë.
E drejta Biznesore ka si lëndë të saj të drejtpërdrejt të studimit, përmbledhje e përkufizimeve institucionale të tregut modern; • E drejta Biznesore është e vetmja degë juridike e cila kriterin e efikasitetit Biznesor e vënë në lidhje të drejtpërdrejt me kriterin e ligjshmërisë. • Studimi i lëndës e E drejta biznesore kërkonë qasje multidisiplinare juridike në mënyrë që të trajtohen shkencorishtë edhe problematikat e karakterit ekonomik / biznesor;
Lënda e Drejta biznesore, duke u bazuar në metodologji shkencore – teorike studimi shtjellon një numër relativisht të madh institucionesh juridike të cilat sipas planprogramit të këtij Universiteti – fakulteti janë paraparë që të mësohen me studentë; • Për shkak të natyrës heterogjene që ka lëndë arsyetohet edhe vëllimi i madh i teksti dhe informacioneve që Ju dedikohen studentëve; • Duhet pasur të qartë se procesi i tranzicionit ekonomik do të ndikojë edhe në këtë disiplinë shkencore;
NORMAT SHOQËRORE DHE LLOJET E NORMAVE SHOQËRORE • Shoqëria njerëzore krijohet nga njerëzit dhe në kuadër të kësaj shoqërie nuk veprojnë vetëm ligjet natyrore; • Shoqëria njerëzore është turmë e organizuar e njerëve e jo vetëm një turmë mekanike; • Si e këtillë ajo paraqet kategori sociologjike e që është objekti i studimit të sociologjisë dhe filozofisë së të drejtës; • Në shoqëri nuk veprojnë vetëm normat e caktuara natyrore; • Shoqëria njerëzore e vetëdijshme fillon të krijojë norma të caktuara të sjelljes; • Çdo shoqëri njerëzore ka sjelljet e veta të vetëdijshme dhe racionale; • Kjo shpreh shkallën e lartë të kulturës shoqërore; • Shoqëria njerëzore e kuptojë nevojën për lindjen dhe zbatimin e normave juridike; • Me anë të tyre u kuptua se realizohet rregullsia e jetës shoqërore; • Kjo lindi si rrjedhojë e faktit se njeriu në shoqëri nuk ka të drejtë të sillet si të dëshiron ai në baza individuale;
Çfarë nënkuptohet me fjalën normë • Normë – fjalë latine do të thotë rregull • Karakterizohet me dy kuptime themelore: • është rregull mbi sjelljen e njerëzve; dhe • është rregull – kërkesë që njerëzit kanë detyrim të sjellën sipas të saja Definiconmbani ne mend • “Nor. shoq. janë rregulla të sjelljes në një shoqëri të caktuar që kanë për qëllim rregullimin e jetën shoqërore në bazë të qëllimi të caktuar”
Cilesite karakteristike te normes • Prezumimi kryesor i normës është se njerëzit në shoqëri duhet të sillen si qenie të vetëdijshme; • Në esencë normat shoqërore përveç funskionitrregullatin ato e kufizojnë sjelljen e individit të shoqërinë e caktuar – e cila i drejtohet vetëdijës së njeriut; • Andaj njeriu nuk e vendos normën sipas dëshirës dhe tekeve të veta por atë e sjellë për shkak të përshtatjes së vetëdijshme me realitetin e kurrësesi si vullnet arbitrar; • Në shoqëri ekzistojnë norma (rregulla) të llojllojshme që bazuar në karakterin e tyre janë heterogjene; • Vlen të ceket se ndikim të madh në vëllimin dhe numrin e tyre ka shkalla e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik; • Në shoqëri të zhvilluara jeta shoqërore është e rregulluar me norma;
FUNKSIONET TJERA TE NORMES Normat shoqërore kufizojnë sjelljet e individëve në një shoqëri të caktuar • Normat shoqërore krijohen nga e tërë shoqëria por edhe nga ndonjë subjekti i caktuar; • Normat janë të drejtuara nga vetëdija e individit; • Sipas krijimit të tyre normat ndahen: - në ato të cilat i krijon e tërë shoqëria; ose - nga ndonjë organizatë shtetërore • Sipas mënyrës së krijimit të tyre ato ndahen në: • norma shoqërore; • normat të cilat krijohen spontanisht (doket) dhe • Normat të cilat krijohen më qëllim të caktuar (nga e drejta) Funksionet tjera të normës: • Normat shoqërore kufizojnë sjelljet e individëve në një shoqëri të caktuar • Normat shoqërore krijohen nga e tërë shoqëria por edhe nga ndonjë subjekti i caktuar; • Normat janë të drejtuara nga vetëdija e individit; • Sipas krijimit të tyre normat ndahen: • në ato të cilat i krijon e tërë shoqëria; ose • nga ndonjë organizatë shtetërore
Për aplikimin e secilës normë ekzistojnë sanksione të caktuara në sat të mos zbatimit të tyre: • P.sh. për moszbatimin e normës juridike janë sanksionet të cilat i parasheh ligji; • Nëse sanksionet janë të natyrës shtetërore – kemi të bëjmë me norma juridike; • Normat me të shpeshta dhe më të rëndësishme janë normat juridike në relacion me normat të tjera ekzistuese; • Përveç normave juridike në jetën shoqërore kemi edhe normat zakonore – doket dhe normat e moralit; • Për mos zbatimin e këtyre normave ekzistojnë saksione morale etj;
NORMAT SHOQËRORE • Normat zakonore; • Normat e moralit; dhe • Normat juridike
NORMAT ZAKONORE – Doket / 1 • Normat zakonore – doket u takojnë grupit të normave shoqërore. • Normat zakonore historikisht janë normat me të vjetra të cilat është konstatuar se kanë lindur që në komunitetin primitiv; • Ne veçanti dallojnë normat zakonore të cilat kanë qenë në aplikim në shtetin skllavopronar romak; • Veçori e caktuar konsiderohet edhe fakti se këto norma janë të lidhura për shumë ngusht për shoqërinë dhe jeta e tyre zgjatat nëse nuk vijnë në kundërshtim me botkuptimet e shoqërisë; • Në shoqërin ma shtet (komunitetin primitiv) burim kryesor i rregullimit të shoqërisë ishin doket të cilat me lindjne e shtetit u transformuna në norma të fuqishme juridike të cilat e lindën të drejtën zakonore; • Normat zakonore janë rregulla të sjelljes në shoqëri që krijohen nga përsëritja e shpeshtë dhe e gjatë e tyre; • Arsyetimi i respektimit dhe zbatimit të tyre del nga vet aplikueshmeria dhe zbatueshmeria e tyre në kohë të gjatë; • Pikërisht për shkak të zbatimit dhe jetës së gjatë ato u adaptohen rrethanave shoqërore se edhe bëhen pjesë përëbërëse e sjelljeve të njerëzve gjatë gjithë jetës; • Obligimi i sjelljes sipas normave zakonore në bazë të vlerësimit shoqëror; • Racionaliteti zbatimit të normave zakonore është i varur nga vlerësimi shoqëror;
NORMAT ZAKONORE – Doket / 2 • Ndryshimi në mes të normave zakonore dhe atyre të moralit është në faktin se normat e zakonore janë të qëndrueshme dhe aplikohen një kohë të gjatë në shoqëri ndërkaq normat e moralit janë më pak stabile – ndryshojnë shpejtë; • Normat zakonore dhe ato të moralit kanë ngjashmëri për faktin se ato i krijon shoqëria njerëzore dhe për moszbatimin e tyre nuk kërcënon dhuna e aparatit shtetëror; • Zbatimi i normave juridike është i rregulluar që nëse ato nuk zbatohen sanksionet nga dhuna e aparatit shtetëror • Ekzistimi i sanksioneve për zbatimin e normave zakonore • Normat zakonore historike janë rregulla të vjetra të cilat kanë ekzistuar në shoqëritë e para primitive, skllavopronare, etj; • Në shoqëri pa shtet po ashtu jeta shoqërore është rregulluar nëpërmjet të këtyre normave;
NORMAT ZAKONORE – Doket/ 3 • Normat zakonore dhe shoqëria pa shtet • Normat zakonore dhe ndikimi në zhvillimin e tregtisë • Zhvillimi i tregtisë duke i lehtësuar marrëdhëniet tregtare; • Ndikuan në nxjerrjne e konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare mbi fushën e tregtisë; • Ndikuan në normativave juridike dhe zhvillimit të së drejtës ekonomike ndërkombëtare; • Zhvillimi pozitiv i “dokeve afariste”; • Thyerja e barrierave tregtare; • Ligjet uniforme për lidhjen e kontratave. • Mund të përfundohet me saktësi se normat zakonore janë të rëndësishme për shoqërinë; • Ndërkaq, normat zakonore biznesore (afariste, ekonomike, etj), si në planin naciona dhe atë ndërkombëtar, janë shumë të rëndësishme për faktin sepse e rregullojnë sferën e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve; • Normat zakonore dhe shoqëria pa shtet • Normat zakonore dhe ndikimi në zhvillimin e tregtisë • Zhvillimi i tregtisë duke i lehtësuar marrëdhëniet tregtare; • Ndikuan në nxjerrjen e konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare mbi fushën e tregtisë; • Ndikuan në normativave juridike dhe zhvillimit të së drejtës ekonomike ndërkombëtare; • Zhvillimi pozitiv i “dokeve afariste”; • Thyerja e barrierave tregtare; • Ligjet uniforme për lidhjen e kontratave. • Mund të përfundohet me saktësi se normat zakonore janë të rëndësishme për shoqërinë; • Ndërkaq, normat zakonore biznesore (afariste, ekonomike, etj), si në planin naciona dhe atë ndërkombëtar, janë shumë të rëndësishme për faktin sepse e rregullojnë sferën e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve;
NORMAT E MORALIT /1 • Normat e moralit po ashtu janë lloj i normave shoqërore të cilat në vete përmbajnë rregullin e sjelljës i cili varet nga botkuptimet morale të një shoqërie të caktuar; • Normat e moralit dallojnë nga normat tjera shoqërore për faktin se ato urdhërojnë që të bëhet ao për të cilën shoqëria e konsideron si të mirë ose e ndalon atë si të keqe; • Zbatimi dhe kuptimi i tyre varet nga botëkuptimet morale; • Sanksionet janë të natyrës morale; • Sjelljet e moralshme në shoqëri; • Ndodhë që në shoqëri të ketë botëkuptime të ndryshme lidhur me normat e caktuara morale; • Normat morale burojnë nga kushtet objektive të një shoqërie të caktuar;
NORMAT E MORALIT /2 • Aplikimi i normave të moralit nuk është i garantuar nga sanksionet shtetërore; • Normat morale nuk janë statike ato ndryshojnë me zhvillimin e shoqërisë; • Normat morale dhe ndikimi i tyre në ekonomi; • Tendenca e shtetit që t’i moralizojë normat e veta juridike; • Historiku i kësaj çështjeje ; • Nevoja e bashkëjetesës së normave morale dhe të atyre juridike; • Vetëdija e njeriut, normat morale dhe normat juridike; • Botëkuptimet dhe normat morale; • Tendenca e shtetit që të forcohet me anë të mjeteve të dhunshme • Rritja e vetëdijes;
LINDJA E SË DREJTËS • Në literaturë ekzistojnë mendime të ndryshme e që përsëritën ne vazhdimësi se cila është koha kur lindi e drejta dhe shteti si dukuri shoqërore dhe historike pasi që dihet fare mirë se një kohë të gjatë nuk ka pasur as shtet e as të drejtë? • Mund të konkludojmë se e drejta dhe shteti janë historike që u linden dhe u krijuan në një kohë të caktuar të zhvillimit shoqëror – ekonomik të shoqërisë njerëzore; • Pra edhe e drejta e edhe shteti janë kategri historike të cilat u krijuan në një kohë dhe në hapsirë të caktuar në bazë të një zhvillimi të caktuar shoqëror – ekonomik; • E drejta dhe shteti janë dukuri të kufizuara si në hapësirë ashtu edhe kohë; • Në komunitetin primitiv nuk ka pasur të drejtë për shkak të pazhvillueshmërisë së fuqive prodhuese; • Ekzistenca e njeriut në atë kohë ka qenë kryesisht e varur nga shoqëria; • E drejta lindi aty ka fundi i ekzistencës së komunitetit primitiv; • Lindja e të drejtës u kushtëzua edhe klasa sunduese ta dominonte shoqërinë dhe ta ruante primatin – rolin në atë shoqëri; • Epokat historike (primitive, skllavopronaria, feudalizmi, kapitalizmi, socializmi) • Karakteristike prona private dhe prona mbi mjetet e prodhimit; • Diktati për rregulla të reja në shoqëri nëpër etapa të caktuara;
ZHVILLIMI I SË DREJTËS • E drejta është dukuri historike e lidhur ngushtë më shoqërinë njerëzore; • Studimi i së drejtës është i varur nga studimi i marrëdhënieve shoqërore dhe faktorëve shoqëror që kanë pasur ndikim në lindjen e të drejtës; • Zhvillimi i së drejtës dhe shkencës mbi të drejtën është shumë i vonshëm në relacion me vet të drejtën si kategori historike; • Secila përudh e zhvillimit historik mbanë vulën e karakteristikave të se drejtës;
Në shkencën juridike zhvillimi i së drejtës ndahet dhe studiohet në • Në të drejtën e sistemit skllavopronar; • Në të drejtën e sistemi feudal; • Në të drejtën e sistemit kapitalist; dhe • Në të drejtën e sistemit socialist.
Baza për mënyrën e një ndarje të këtillë ka qenë: • dallimet mbi mënyrat e prodhimit; • pronësia mbi mjetet e prodhimit; • Pikërisht nga struktura e organizimit ekonomik është paraqitur edhe sistemi i caktuar juridik; • KARAKTERISTIKAT E PËRBASHKËTA TË SISTEMIT SKLLAVOPRONAR, FEUDAL DHE KAPITALIST • Janë sisteme eksploatuese; • Pakica disponon me mjetet e prodhimit; • Kanë si bazë pronën private që u ka siguruar privilegje absolute;
KARAKTERISTIKAT E SISTEMIT SOCIALIST • Teoretikisht e kundërta e karakteristikave të sipërshënuara; • Është konsideruar si ide më përparimtare dhe racionale; • Kjo ide është bazuar në parimin që “ çdo kush të punojë sa të ketë mundësi dhe aftësi dhe të fitojë mira materiale aq sa ka nevojë” • Si ide e proklamuar u vlerësua e shkëlqyeshme por në realitet a doli e këtillë? • E drejta si dukuri shoqërore gjatë periudhave të ndryshme pësoi ndryshim, zhvillim, transformim në bazë të shkallës së caktuar të civilizimit; • Rikonfoirmohet qëndrimi se e drejta nuk është kategori statike, përkundrazi është kategori shumë dinamike;
Ndryshimet ekonomike dhe ndikimi i tyre në të drejtën • Format e ndryshimeve cilësore të së drejtës potencohet të jenë: • Revolucionit; (Ekonomik dhe poilitik) • Reformave; (Ekonomike dhe politike) • Grushtetit; (Marrja e shpejtë dhe e befasishme e pushtetit) • Puçit; (Marrje e befasishme pushtetit nga anëtarët udhëheqësit më të afërt të qeverisë ushtrisë)
TRAJTAT HISTORIKE TË SISTEMEVE TË SË DREJTËS • - Çdo epokë e zhvillimit historik ka bazën e saj të zhvillimit material që karakterizohet me elemente konkrete Njiheketo : • E drejtaskllavopronare; • E drejtafeudale; • E drejtaborgjeze - kapitaliste • E drejtasocialiste
E DREJTA SKLLAVOPRONARE • Ka lindur me shkatërrimin e komunitetit primitiv; • Është lloji më i parë dhe më i vjetër i së drejtës klasore eksploatuese; • Duke e zbatuar këtë të drejtë në jetë skllavopronari e ligjëson gjendjen ekzistuese juridike ne raport me skllavet; • Skllavopronarët legjitimohen si sundues; • Karakterizohet me sundim jo human dhe pabarazi; • Skllavopronarët gëzonin të drejta politike, ekonomike, pronësore, etj; • Robërit nuk e gëzonin statusin e subjektit por trajtoheshin si objekt; • Shkallë të ulët të zhvillimit ekonomik – prodhues;
1.1. Ndikimet e të drejtës skllavopronare: • Ndikim i të drejtës romake; • Ndikimi në zhvillimin e të drejtës në përgjithësi; • Disa parime që nga atëherë janë të pranueshme edhe në të drejtënbashkëkohore.
E DREJTA FEUDALE • Karakterizohet me një fazë më të lartë të zhvillimit shoqëror; • Mjete të prodhimit më të avancuara; • Niveli i ulët i prodhimit akoma ishte evident; • Fillon zhvillimi i fuqive prodhuese; • Filluan të nxjerrën norma juridike por pushteti shtetëror ishte i dobët; • Çdo feudal qeveriste ne feudin – njësinë e vet; • Ekzistonin norma të shumta dhe të ndara në feude; • Mjeti themelor i prodhimit – toka; • Bujkrobërit ishin burimi kryesor i fuqisë prodhuese; • Bujkrobi ishte në tërësi nën kontroll dhe administrim total të feudalit; • Çdo lëvizje e bujkrobërve nga toka ënjtë bërë me leje paraprake të feudalit;
Format e eksploatimit janë kryer në tri forma, dhe atë në bazë të: • RENTËS SË PUNËS; • detyrimi i bujkrobit që disa ditë të punojë pa pagesë për feudalin; • RENTËS NATYRORE: • detyrimin e dhënies së sasisë së mallrave nga sasia e prodhimeve në natyrë; • RENTËS NË TË HOLLA • detyrimit të dhënies së një sasie të caktuar në të holla. - Ushtrimi i pushtetit shtetërore nga Mbreti; - Shtresimi i popullsisë (klasave, aristokratëve, klerëve, etj); - Mbajtja e pushteti legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv në duar të mbretit - Lindja e qyteteve dhe lulëzimi i tregtisë; - Lindja e shtresave qytetare, zejtare, tregtare, etj;
E DREJTA BORGJEZE • E ndërtuar në baza të parimeve të pushtetit ekonomik; • Ndërprerja e dallimeve ndërmjet qytetarëve (në aspektin formal – juridik) • Barazia politike; • Progresi i të drejtës kapitaliste; • Nuk ekzistojnë privilegjet klanore; • Barazia formale qytetare dhe ekonomike; • Realisht nuk ka barazi ekonomike; • Akoma është prezentë varësia e punëtorëve; • Liria e kontraktimit; • Mbivlera e krijuar i takon kapitalistit;
Kjo fazë e zhvillimit ka tri nën faza kryesore: • 1. Faza e kapitalizmit liberal; • 2.Faza e kapitalizmit monopolistik • 3. Faze e kapitalizmit imperialist
1. Faza e kapitalizmit liberal, e cila karakterizohet me: • Konkurrencë të lirë; • Tregti të lirë; • Lëvizje plotësisht të lirë; • Mungesë te të gjitha llojeve të monopoleve ekonomike dhe juridike; • Mos përzierje të shtetit në jetën ekonomike; • Respektimin e autonomisë së vullnetit; • Dominim të pronës private;
2.Faza e kapitalizmit monopolistik, karakterizohet me: • Me zhvillim të madh të forcave prodhuese; • Akumulim dhe centralizim të kapitalit; • Ndarje të tregut; • Diktim të kushteve ekonomike; • Paraqitje të çrregullimeve ekonomike • Intervencionizmi shtetëror
3. Faze e kapitalizmit imperialist, karakterizohet me: • Zhvillim maksimal të forcave prodhuese; • Ngushtim të tregjeve nacionale; • Kapital të madh dhe teknologji të avancuar; • Kompanitë multinacionale; • Politikat fiskale dhe roli i shtetit; • Globalizmi; • Sisteme juridike bashkëkohore; • Rolin e shtetit lidhur me arritjen e balancave;
E DREJTA SOCIALISTE • Janë konstatuar shpërputhje të mëdha në mes idealit të së drejtës socialiste dhe ralitetit ne veçani në vitet e 80 – ta të shekullit të kaluar; • E drejta socialiste është konsideruar se do të paraqiste një formë të re dhe të avancuar të së drejtës e cila është konsideruar si JOEKSPLOATUESE’ • Është konsideruar se edhe e drejta socialiste, sikurse edhe vet sistemi socialit, do të zhdukej gradualisht; • Parimi themelor i të drejtësa socialiste ishte parimi barazisë së plotë dhe jo vetëm në aspektin formal por edhe në përmbajtje! • E drejta socialiste në realitet ishte e drejtë klasore e cila nuk e shprehte vullnetit ë klasës punëtore ështu siç ishte e konceptuar; • Parim i rëndësishëm në të ciliën bazohej logjika e të drejtës socialiste ishte “PRONA SHOQËRORE MBI MJETET E PRODHIMIT” • Të gjitha këto parashikime të sistemit soacialit dhe të drejtës socialiste deri me tani vlerësohen si: • Jo reale; • Nuk janë mërrë parasysh mendimet edhe të shumë teoricienëve të tjerë mbi socializmin dhe komunizmin” • Procesi i zhvillimit të ekonomisë socialisate nuk është zhvilluar me temo të shpejtë dhe adekuate sikurse edhe forcat prodhuerse; • Në shoqërinë socialiste nuk u bënë harmonizimet e duhura të interesave të grupeve shoqërore; • Sjellja armiqësore ndaj pronës private, moslejimi i pluralizmit të pronave, mospranimi i ekonimisë së tregut dhe konkurrencës së mirëfilltë në ndërmarrjeve prodhuese; • Etj;
RENDI JURIDIK • Është pjesë e rendit shoqëror që rregullohet nga e drejta; • Secili shtet ka normat e veta të cilat janë të lidhura ngushtë ne mes veti; • Secili shtet e ka rendin e vet juridik; • Rendi shoqëror është grumbull i të gjitha marrëdhënieve njerëzore në mes vete; • Andaj duhet mbajtur në mends se rendi shoqëror i përfshinë të gjitha normat shoqërore por edhe sjelljet reale të njerëzve në bazë të tyre dhe lidhjeve që kanë me to; • Rendi juridik,ekonomik, regjional, global, etj. • Rendi juridik rregullohet me grumbull normash juridike; • Ekziston edhe rendi ndërkombëtar që rregullohet me akte ndërkombëtare;
Çdo rend juridik përbëhet nga dy elemente kryesore: • ELEMENTI NORMATIV • normat juridike si norma të sjelljes; • nga aktet juridike; dhe • veprimet psikike me të cilat krijohet norma juridike ose kushtet për zbatimin e tyre; • ELEMENTI FAKTIK • që manifestohet në realitet nga veprimet njerëzore materiale • Rendi juridik nuk është dukuri statike e cila është dhënë përgjithmonë; • Rendi juridik është dukuri dinamike që lëvizë dhe ndryshon varësisht me marrëdhëniet shoqërore; • Në këtë situatë shumë shpesh këto marrëdhënie ndryshohen, tjetërsohen, transformohen, shuhen, etj,. • Rendi juridik dallon nga sistemi juridik sepse është shumë dinamik;
NORMAT JURIDIKE • Norma juridike është elementi më i rëndësishëm i së drejtës dhe i rendit juridik; • Është lloj i normës shoqërore dhe rregull e sjelljes të njerëzve; • Zbatimin e saj e siguron dhe e garanton shteti; • Nëpërmjet normës juridike manifestohet fuqia e shtetit; • Shteti siguron aplikimin e tyre nën kërcënimin e sanksioneve; • Ekziston lidhje e pa ndarë në mes të normave juridike dhe vet shtetit; • Norma juridike është rregull të cilin e ka krijuar organi i caktuar i shtetit; • Norma juridike është e krijuar në atë mënyrë që ajo detyrimisht duhet të zbatohet;
ELEMENTET E NORMËS JURIDIKE • Fjalia është element sintaksor i normës juridike, paraqet tërësinë e shprehjes gjuhësore të kuptimit dhe të mendimit; • Duhet kosntatusr se nëpërmjet të fjalisë së shkruar sqarohet përmbajtja e normës juridike dhe vullneti i shtetit; • E drejta shprehet nëpërmjet të normave juridike; • Norma juridike asesi nuk bënë të ngatërrohet (përzihet) me parafgrafin ose nenin e ndonjë ligji ku aty mund të jën shumë norma juridike; • Grumbulli i të gjitha normave juridike në një shtet përbën SISTEMIN JURIDIK; • Norma juridike është normë shoqërore por që dallon nga normat tjera shoqërore për faktin se nëse ajo nuk respektohet pason sanksioni; • Normat juridike dallojnë në mes veti se a janë kushtëzuese apo jo kushtëzuese; • Ato dallojën po ashtu në mes veti sepse janë të përgjithshme dhe të veçanta; • Mirëpo çdo normë juridike përbëhët prej tri elementeve thelbësore; • Hipotezës (supozimit) • Dispozicionit; dhe • Sanksionit
HIPOTEZA • HIPOTEZA – supozimi është ajo pjesë e normës juridike e cila parasheh supozimet të cilat duhen të plotësohet ndonjë rregull e sjelljës në shoqëri; • Andaj nuk duhet kosnideruar se hipoteza – supozimi është normë juridike përkundrazi është vëtëm një përshkrim i fakteve të cilat janë kusht për zbatimin e dispozicionit të normës; • (P.sh. në shumicën e Kodeve Penale parashihet se “kush nuk e paguan tatimin dënohet me gjobë ose me burg)
HIPOTEZA E DISPOZICIONIT • HIPOTEZA E DISPOZICIONIT; (urdhrin kushtetues, ndalues, autorizues): • është element i normës juridike e cila paraqitet të normat e përgjithshme; • Kjo nënkupton se mos mosrespektimi i dispozicionit është kusht i domosdoshëm për zbatimin e sansksionit; • (P.sh. çdo subjekt fizik ose juridik i cili është i angazhaur në ndonjë sferë të biznesit është i dëtyruar që të paguaj tatimin në qarkullim ose në fitim)
HIPOTEZA E SANKSIONIT • HIPOTEZA E SANSKIONIT • Përcakton kushtet për aplikimin e sanksionit; • Pra, mosrespektimi i dispozicionit të normës juridike është kusht i domosdoshëm për aplikimin e sanksioneve: • (Askush nuk mund të jetë i dënuar për vepër penale e cila paraprakisht nuk është parashikuar me ligj)
Dispozicioni i normës është pjesë qenësore e normës me anë të së cilës bëhet formulimi juridik i interesit të shtetit; • Brendia e saj paraqet kërkesë se si duhet të sillet njeriu (subjekti i caktuar) • Është urdhër i një vullneti i cili i është drejtuar vullnetit tjetër: • I rërë sistemi jurdik është i bazuar maksimalisht në respektimin e normës juridike dhe atë në radhë të parë atë se çfarë është e potencuar në dizpozicionin e normës; • Dispozicioni e përmban urdhërin: • Kushtëzues – pasi që i urdhërohet subjektit që të sillet në bazë të kërkesave të saj nëse dëshiron që t’i shmanget sanksionit;
Kemi tri lloje dispozicionesh: • Dispozicionin urdhërues: • Kërkohet që nga subjekti që në formë urdhëruese të sillet në një mënyrë të caktuar: (p.sh. çdo kush është i detyrar që t’i përmbahet kushtetuës) • Dispozicionin ndalues: • I ndalohet subjektit kryerja e ndonjë veprimi të caktuar (p.sh. ndalohet vrasja, vjedhjka mospagesa e tatimit) • Dispozicionin autorizues: • Më të cilën autorizohet subjekti i të drejtës për ndërmarrjen e ndonjë veprimi të caktuar ( p.sh. çdo kush ka të drejtë në mbrojtje shendetësore, etj)
LLOJET E NORMAVE JURIDIKE • Klasifikimi llojeve të normave juridike: • Sipsa llojit të dispozicionit; • Sipas përmbajtjes; • sipas rëndësisë së rregullave të sjelljës • Gjithashtu edhe sipas normave; • të përgjithshme dhe • të veçantë
Sipas dispozicionit normat juridike ndahen në: • Norma juridike urdhëruese; • Norma juridike ndaluese; • Norma juridike autorizuese;
Sipas përmbajtjes normat juridike ndahen në: • Norma juridike abstrakte (në të gjitha rastet); • Norma juridike konkrete (vetëm në rastet e specifikuara);
Sipas rëndësisë normat juridike ndahen në: • Norma juridike imperative (zbatohen pa e marrë parasysh dëshirën e individit) ; • Norma juridike alternative (në mesin e dy ose më shumë normave lihet mundësia e zgjedhjes); • Norma juridike dispozitave (ruajtjen e lirisë personale, )
Normat e përgjithshme dhe të veçanta: • Normat e përgjithshme juridike i parashohin rregullat e përgjithshme të sjelljes dhe jo sipas rastit konkret; • Normat e veçanta i parashohin rregullat e sjelljes sipas rastit konkret dhe veprimi i tyre mbaron në momentin pasi që të kryhet rasti konkret; • Norma e përgjithshme i ka këto anë pozitive: • Siguron cilësinë e njëjtë ndaj të gjithë pjesëtarëve të vendit; • Nëse ka karakter urdhërues vepron në unifikimin e sjelljeve të te gjithë individëve me qëllim edukues; • Nëse e ka karakterin ndalues po ashtu ka efekt të fuqishëm në të gjitha sferat;