300 likes | 580 Views
E DREJTA BIZNESORE Prezanimi 2. BURIMET E SË DREJTËS Burimet materiale dhe formale. Në shkencën juridike është rregull që të diskutohet për “burimet e së drejtës” Ky diskutim rrjedh nga nevoja e konstatimit të fakteve se nga buron e drejta;
E N D
BURIMET E SË DREJTËSBurimet materiale dhe formale • Në shkencën juridike është rregull që të diskutohet për “burimet e së drejtës” • Ky diskutim rrjedh nga nevoja e konstatimit të fakteve se nga buron e drejta; • Sikurse në shumivën e degëve dhe disiplinave jurdike, autorët kanë mendime të ndryshme lidhur me përcaktimin e fakteve se çfarë përmban kuptimi i ndrajës në burime të së drejtës në kuptimin material dhe atë formal; • Megjithatë, nëse i shikojmë shumicën e këtyre botkuptimeve mund të konstatojmë se e burime e së drejës ndahen në burime • materiale dhe • formale;
Çka kondsiderohet burim matrial i së drejtës? • Konsiderohet kushtet e jetës materiale ose shkaqet dhe rrethanat mareriale të cilat kanë ndikuar dhe ndikojnë në lindjn dhe zhvillimin e së drejtës;
Çka konsiderohet burim formal i së drejtës? • Konsiderohet aktat e përgjithshme nga të cilat burojnë aktet e posaçme juridike me të cilat rregullohet situata konkrete juridike; • Të tilla janë: • Kushtetuta, • Ligji, • Aktet nën ligjore; • Kontratat ndërkombëtare; • Doket dhe uzansat; • Precedenti gjyqësor; • Praktika gjyqësore; • Shkenca juridike
Kushtetuta Është ligj i veçantë dhe akt më i lartë i një shteti që duhet dalluar nga ligjet tjera; • Është akti më i lartë i përgjithshëm që përmban në vete parimet kryesore dhe normat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me: • Rregullimin shoqëror – juridik; • Pushtetin shtetëror; • Organizimin shtetëror; • Sistemin ekonomik; • Çështjen e pronës; • Etj; • Në mbështetje të kushtetutës nxjerrën të gjitha Ligjet dhe aktet tjera; • Procedura e nxjerrjes është e veçantë dhe zakonisht e nxjerr Parlamenti i shtetit ose hynë në fuqi në bazë të Referendumit;
Ligji • Është burimi kryesor i shkruar i së drejtës; • Është forma kryesore në bazë të së cilës paraqitet e drejta; • Ligji zakonisht në kuptimin formal përkufizohet si dispozitë, rregull ose si normë juridike; • Ligjin e nxjerrë organi më i lartë i shtetit – Parlamenti, paraprakisht sipas një procedure të caktuar; • Hynë në fuqi pas shpallës në Gazetën Zyrtar pas afatit të përcaktuar Ligjor; • Ligji mund të shfuqizohet: • Me nxjerrje të ligjit të ri i cili e rregullon materien e njëjtë – që duhet shprehimisht të ceket në tekstin Ligjit të ri (obrogatio); • Ligji mund të plotësohet ose ndryshohet me dispozita të reja (abrogatio); • Ligji, gjithashtu është rregull e përgjithshme pasi që nuk nxjerrët vetëm për një situatë por ai i rregullon të gjitha rastet njësoi; • Puna krijuese lidhur me shpalljen dhe publikimin e ligjeve quhet kodifikim;
Aktet nën ligjore; • Vetëm më ligje është e pamundur që të rregullohet e tërë jeta shoqërore; • Andaj, është në tërësi e natyrshme dhe normale që me akte nën ligjore të rregullohen shumë çështje; • Këto janë akte me të ulëta se sa aktet ligjore dhe se duhet të jenë në pajtim të plotë me Ligjin; • Këto akte nuk i nxjerrë organi më i lartë i shtetit; • Zakonisht këto akte i nxjerrin organet administrative dhe gjyqësore; • Me këto aktet rregullohen problematikat më për së afërmi dhe detajisht; • Aktet nënligjore janë: • Dekterligji; • Urdhëresa; • Rregullorja; • Vendimi; • Udhëzimi;
Këto akte i nxjerrin organet ekzekutive, organet e administratës por edhe bartësit e funksioneve të caktuara shtetërore të cilët konsiderohen kompetent në bazë të ligjit; • Po ashtu sikurse edhe ligji – aktet nënligjore duhet të publikohen në gazetën zyrtare ose në ndonjë formë tjetër që të njoftohet publiku i gjerë me to:
Kontratat ndërkombëtare • Shumë çështje në aspektin juridik ndërmjet të shteteve mund të rregullohen edhe me kontrata; • Kontrata mund të jenë bilaterale (dy paleshe) dhe multilaterale (shumë paleshe); • Kontrata ndërkombëtare që të fitojë karakterin e burimit juridik të vendit duhet që të ratifikohet nga parlamenti i vendit; • Menjëherë porsa të ratifikohet shërben si burim juridik vendor fiton fuqinë dhe përparësinë që të zbatohet para ligjit të vendit; • Ratifikimin e bënë Kuvendi ose Parlamenti i shtetit;
Doket dhe uzansat • DOKËT: • Në kohën e lashtë kur nuk ka ekzistuar e drejta e shkruar, doket si burim i së drejtës kanë luajtur rol të rëndësishëm në rregullimin e jetës shoqërore dhe ekonomike; • Edhe sot e kësaj dite doket konsiderohen burim i së drejtës por ato radhitën të fundit në listë për kah rëndësia; • Kjo për faktin se sot në botën moderne jeta shoqërore – ekonomike është e rregulluar në masë të madhe me norma juridike; • Ato në literaturë konsiderohet si jo precize dhe të papërsosura; • Në vendet që kanë sistemin juridik Anglo – Sakson ato ende janë me rëndësi të madhe: • Në të drejtën tregtare doket kanë rëndësi të madhe; • Ekziston dallimi më mes të dokeve afariste dhe të drejtës zakonore:
E drejta zakonoreështë normë dhe se palët janë të vetëdijshme se kanë obligim që ta zbatojnë dhe të sillen sipas saj; • Doket afariste zbatohen nga palët në bazë të vullnetit të tyre dhe në raste të caktuara edhe në mënyrë të heshtur; • Doket mund të ndahen edhe sipas territorit, p.sh: • Doke të përgjithshme; • Doke rajonale; dhe • Doke lokale;
UZANSAT • Uzansat janë afariste mirëpo ato dallojnë nga të parat sepse janë rregulla të shkruara, sistemuara dhe të publikuara nga organi i shtetit ose nga ndonjë organ i shteti që ka autorizimin në bazë të Ligjit” • Edhe uzansat janë: • Të përgjithshme; • Të veçanta: • Çdo herë uzansat e veçanti i përjashtojnë ato të përgjithshmet kur janë pyetje se cila nga ato duhet të zbatohet e para: • Uzansat janë ta aplikueshme vetëm nëse palët gjatë krijimit të marrëdhënies së tyre shprehimisht janë thirrur në to;
Precedenti gjyqësor • Precedent rrjedh nga fjala latine praecedare që nënkupton që një çështje të rregullohet sikurse rasti i ngjashëm i mëparshëm: • Kjo zakonisht vije në pyetje atëherë kur nuk ekzistojnë dispozitat e caktuara ligjore; • Ky parim zakonisht është aplikuar në gjykatë tek zgjedhja e kontesteve të caktuara;
Praktika gjyqësore • Ne veçanti tek shtetet të cilat e kanë sistemi e rregullimit juridik Anglo – sakson praktika gjyqësore konsiderohet si burim i rëndësishëm i së drejtës: • Ndërkaq, në sistemet kontinentale ku dominon e drejta shkruar, konsiderohet se e praktika gjyqësore nuk mund të konsiderohet burim i së drejtës sepse gjykata gjatë gjykimit vetëm e zbaton të drejtën dhe nuk e krijon të drejtën; • Megjithatë, praktika gjyqësore në kuadër të mendimit të vet nuk konsiderohet burim i drejtpërdrejtë juridik mirëpo ky mendim luan rol pozitiv dhe indirekt kontribuon në sistemin e së drejtës;
Shkenca juridike • Shkenca juridike ka rol dhe ndikim të madh në krijimin dhe zhvillimin e së drejtës dhe sistemit juridik në veçanti; • Shkenca juridike e studion dhe e përpunon të drejtën pozitive duke e bërë interpretimin shkencor të saj; • Duke i komentuar, krahasuar dhe analizuar normat juridike ajo jep kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe përsosjen e sistemit juridik; • Shkenca juridike ju ndihmon organeve të juridikaturës, institucioneve ekonomike dhe organeve të administratës; • Shkenca juridike ndihme e vet e paraqet më mënyrë të shpjegimeve të normave juridike, i komenton të metat, i shqyrton kundërthëniet • Etj;
ZBATIMI I SË DREJTËS • Marrëdhëniet shoqërore rregullohen dhe shprehen me anë të veprimtarisë normative – juridike në realitetin shoqëror; • Qëllim parësor i së drejtë dhe shtetit; • Rregullimi i sjelljes së subjekteve; • Qëllimi që e drejta të kuptohet me vetëdije; • Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve; • Nëse shkelen ligjet e nxjerra nga shteti atëherë zbatohen sanksionet; • Shteti duhet që ta ketë parasysh momentin e nxjerrjes së normës duke ja përshtatur atë interesave të shoqërisë • Zbatimi vullnetar • Zbatimi i dhunshëm;
PROCESI I ZBATIMIT TË SË DREJTËS • Të gjitha normat juridike në një shoqëri të organizuar nxjerrën në mënyrë që ato të rregullojnë raporte ose marrëdhënie të caktuara shoqërore; • Megjithatë, zbatimi i normës juridike është proces i ndërlikuar dhe që varet nga: • Veprimet psikike; • Veprimet mendore; • Veprimet trupore; • Veprimet materiale – fizike; • Të gjitha këto veprime janë të orientuara në arritjen e dy qëllimeve: • Që më saktësi të caktohet sjellja të cilën norma e caktuar e kërkon në rastin konkret; dhe • Që kjo sjellje të zbatohet;
Në mënyrë që të mësohet më afër norma dhe zbatimi i saj duhet kaluar në këto faza: • Përcaktimin e saktë të përmbajtjes – kuptimit të normës juridike; • Gjetjen e kuptimit të normës juridike; • Caktimin e situatës konkrete në të cilin norma konkrete duhet të aplikohet; • Zgjedhjen (vendosjen) e situatës konkrete në të cilën situata konkrete duhet të aplikohet; • Urdhrin që duhet dhënë subjekti i cili duhet të kryejë veprimet të cilat ia cakton norma juridike; • Duhet dalluar edhe dy veprime të cilat janë të rëndësishme për çdo subjekt gjatë zbatimit të normës juridike: • Çështja faktike e cila që dëshiron të zgjedhën me këtë normë juridike; • Çështjen juridike që dëshiron t’i zgjedhë norma konkrete;
VEPRIMI I NORMËS JURIDIKE NË HAPSIRË DHE KOHË • Dispozitat e caktuara mund të vlejnë në: • Territorin e shtetit por edhe vetëm në një pjesë të tij (varësisht nga rregullimi federal ose i thjeshtë): • Aspektin kohor i veprimit të dispozitave juridike;
E DREJTA POZITIVE • E drejta pozitive është ajo e drejtë e cila është aplikim (zbatim) e sipër; • E drejtë historike konsiderohet ajo e drejtë e cila nuk është në zbatim e sipër e cila ka pushuar që të zbatohet;
INTERPRETIMI I SË DREJTËS • Kuptimi i interpretimit; • Mënyrat e interpretimit: • Në bazë të analizës • Gjuhësor; • Logjik • Në bazë të sintezës • Interpretimi sistematik; • Interpretimi historik; • Interpretimi telelogjik – qëllimor; • Llojet e interpretimit: • Legal; • Gjyqësor; • Shkencor;
MARRDHËNIA JURIDIKE • Të gjitha marrëdhëniet me anë të te cilave realizohen qëllimet e aktiviteteve njerëzore i quajmë marrëdhënie shoqërore; • Këto marrëdhënie shoqërore realizohen nëpërmjet të sjelljes së njerëzve në bazë të normave juridike; • Sipas përmbajtjes marrëdhëniet shoqërore i kemi mund të jenë: • Ekonomike; • Politike; • Kulturore; • Familjare; • Nga marrëdhënia e punës; • Etj; • Interesimi i shtetit për rregullimin e marrëdhënieve juridike me norma • Sanksionet • Për realizimin e një marrëdhënie të caktuar juridike është e domosdoshme ekzistence e një norme të përgjithshme ose të veçantë’ • Marrëdhënia juridike krijohet në pazë të fakteve të cilat si relevante i pranon norma juridike;
FAKTET JURIDIKE • Ndodhitë; • Veprimet juridike; • Punët juridike; • Punët e lejuara juridike dhe të palejuara;
E DREJTA OBJEKTIVE DHE E DREJTA SUBJEKTIVE • E drejta objektive tërësia e normave juridike të cilat e përbëjnë një sistem të caktuar juridik; • E drejta subjektive është ajo që i takon subjektit të caktuar. • Forca e të drejtës subjektive është e kushtëzuar nga e drejta objektive • Të drejtat subjektive lidhem me autorizimin dhe kërkesën për mbrojtjen e saj
DETYRIMI JURIDIK • Është element i të drejtës subjektive; • Rregullon çështjet e bërjes, mos bërjes (durimit) ose lëshimit • Detyrimit juridik
OBJEKTI I SË DREJTËS • Janë faktet në të cilat në të cilat është e orientuar e drejta subjektive; • Janë të gjitha ato relacione për shkak të së cilave njeriu hynë në marrëdhënie juridike (p.sh. sendet, veprimet e njeriut, të mirat personale, shpirtërore, etj); • Objekt i të drejtës civile janë ato fakte ose marrëdhënie të cilat drejtpërdrejtë ose tërthorazi mund të shndërrohen në të mira materiale – në të holla;
SENDET – Kuptimi juridik • Janë pjesë materiale të cilat gjenden në pushtetin njeriut; • Mbi to krijohet e drejta e pronësisë apo ndonjë e drejtë tjetër; • Janë objekte materiale dhe objekt i rëndësishëm i marrëdhënieve civile – juridike; • Kuptimi i objektit material është kuptim më i gjerë se kuptimi i sendit; • Objekti material i përfshinë të gjitha; • Ndërsa sendi është i veçantë, individual; • Kuptimi i sendit është më i ngushtë se vet kuptimi i mallit; • Mall mund të konsiderohet edhe fuqia punëtore, produktet intelektuale njerëzore;
Një objekti material që të trajtohet si send është e domosdoshme që ai të jetë • I kufizuar në hapësirë që të mund të trajtohet si send; • Nuk mund të konsiderohen si sende drita, nxehtësia, ajri, uji,etj); • Trupat në gjendje të ndryshme (gazrat, lëngjet, etj) kur kufizohen në boca dhe të tubuara në vende të përshtatshme, kur energjia elektrike përçohet nga përçuesit elektrik atëherë konsiderohen sende; • Për t’u konsideruar diçka send është e detyrueshme që të jetë: • Pjesë e natyrës materiale; • Të jetë në pushtetin e njeriut; dhe • Të jetë objekt i të drejtës pronësore;
LLOJET DHE NDARJA E SENDEVE • Mjetet kryesore dhe mjetet xhiruese • Sendet në qarkullim dhe jashtë qarkullimit; • Sendet e pa lëvizshme dhe të lëvizshme; • Sendet e caktuara individuale dhe ato të caktuara sipas gjinisë • Sendet e ndryshueshme dhe të pa ndryshueshme; • Sendet konsumuese dhe jo konsumuese; • Sendet e ndashme dhe jo të ndashme; • Sendet e thjeshta dhe të përbërë; • Sendet kryesore dhe aksesore; • Paratë; • Letrat me vlerë