430 likes | 783 Views
Kapitulli 6: Marketingu në mediet sociale. Lënda : Marketingu Online. MSc. Zirije Hasani. Hyrje. Mjetet sociale si blogs , Facebook , LinkedIn , dhe Twitter risin numrin e blerjeve, meren me gjërat reale që na ndodhin si politika, udhëtimet, etj.
E N D
Kapitulli 6: Marketingu në mediet sociale Lënda: Marketingu Online MSc. Zirije Hasani
Hyrje • Mjetet sociale si blogs, Facebook, LinkedIn, dhe Twitter risin numrin e blerjeve, meren me gjërat reale që na ndodhin si politika, udhëtimet, etj. • Mediat sociale punojnë si një aheng ku çdokush mund ti komentoj idetë tuaja, produktet, shërbimet ose eksperiencat.
SI MEDIAT SOCIALE SHËRBEJNË DHE MBËSHTESIN RITJEN • Mediet sociale janë bërë jashtëzakonisht të njohura sepse ata i lejojnë njerëzit të lidhen në botën online për të formuar lidhje për arsye personale dhe të biznesit. • Mediet sociale gjithashtu njihen përmbajtja e gjeneruar nga shfrytëzuesi (user-generatedcontent (UGC)) ose mediet e gjeneruar nga konsumatorët (consumer-generated media (CGM)).
SI MEDIAT SOCIALE SHËRBEJNË DHE MBËSHTESIN RITJEN [2] • Studime e më hershme kanë treguar se mediet sociale ju ndihmojnë bizneseve të mëdhaja dhe të vogla, por pyetja është se si ti aplikojmë ata në organizatën tonë. • Mediet sociale shërbejnë në 3 mënyra: • Komunikim • Bashkëpunim • Argëtim
1. Komunikim • Marketingu ka të bëjë me krijimin e lidhjeve, dhe lidhjet fillojnë me komunikim. • Mjetet e reja të Ueb-it i lejojnë kompanitë të komunikojnë, edukojnë dhe shpërndajnë informatat drejtpërdrejt me konsumatorët. • blogging, • micro-blogging (Twitter), • Rrjetet sociale (Facebook, LinkedIn, Ning), • Distribuimi i videove (YouTube), • eventcoordinationtools (Meetup), • wikis (Wikipedia), • Shpërndarja e fotografive (Flickr, Photobucket), • Faqe për rishikim të produkteve (Epinions)
2. Bashkëpunim • Kur konsumatorët furnizohen me informata dhe mbështetje, ata ndjehen të fuqishëm – ju besojnë juve, blejnë prej jush, dhe qëndrojnë me ju. • Bashkëpunimi në mediet sociale i transformon konsumatorët në “pretendues” (konsumatorë që kanë bërë hulumtime të mjaftueshme për të mbledhur njohurit për anën profesionale të kompanisë).
3. Argëtim • Arsyeja më e rëndësishme që mediet sociale punojnë si një mjet marketingu është për shkak se ajo është argëtim. • Njerëzit duan të shkojnë atje ku ata e ndjejnë se përkasin, kanë zë, janë të dëgjuar nga dikush dhe e gëzojnë veten.
STRATEGJIJA E MEDIAVE SOCIALE: TRE V-të (VLERA, VLERAT, ZËRI) • Sekreti i suksesit të mediave sociale është në 3 V-të: • Vlera (value) • Vlerat (values) • Zëri (voice)
1. Vlera • Përmbajtja e mediave sociale duhet të jetë më e madhe se sa një person ose organizatë. • Sekreti i parë është ti ofrojmë vlera lexuesit. • Mendoni se si ta përmirësoni jetën e tyre (jo vetëm thjesht me shitjen e produkteve ose shërbimeve por të flasim për atë produkt ose shërbim në një mënyrë që do të ketë efekt) • Përmbajtja nuk duhet të jetë e thelluar por duhet ti japë arsye dikujt për të qëndruar aty. • Krijoni vlera për lexuesit nëpërmjet përmbajtjes së postuar në media sociale.
2. Vlerat • Vlera do të thotë të shkruash për parime që janë të rëndësishme. • Disa organizata për shkak të industrisë së tyre në mënyrë të gabuar mendojnë se përdorimi i medieve sociale duhet të jetë formale. • Një kompani mund të shkruaj në mediet sociale për principet dhe strategjitë e tij të investimit, dhe mund të vendos linqe për te artikujt tjerë lidhur me këtë çështje.
3. Zëri • Kini një zë të mirëfilltë. • Mënyra më e thjeshtë për ta kuptuar se çka është zëri juaj i mirëfilltë, është të shkruani në mënyrën që ju flisni. • Nëse një organizatë është në industrinë e mjekësisë, zëri i mirëfilltë duhet të jetë më profesional që ti bëjë lexuesit të ndjehen të sigurt. • Me një zë të mirëfilltë, ju krijoni lidhje.
EGZEKUTIMI I ZGJUAR I MEDIAVE SOCIALE MBËSHTET SHITJET • Organizata duhet të shërbej dhe mbështes. • Mediet sociale duhet të kenë vlera. Nuk janë mediet sociale që shesin por njerëzit shesin. • Mediet sociale i ndihmojnë organizatës të bëjë, ndërtoj dhe risë lidhjet. Përgjegjësi+ Marrëdhënie= Shpërblim
EGZEKUTIMI I ZGJUAR I MEDIAVE SOCIALE MBËSHTET SHITJET [2] • Përgjegjësia- Kur ne marim përgjegjësi, ne marim personale kontributin profesional dhe rezultati gjithmonë është më i lartë se sa kur nuk kemi ndjenjën e pronësisë. Marrja e përgjegjësisë për mediet sociale do të risë mundësit e suksesit. • Mardhëniet- marrëdhëniet ose lidhjet janë gjithçka. Për të bërë që mediat sociale të funksionojnë duhet të bëjmë biznesin tonë të shërbej e jo të shesë. • Shpërblimi-Mediat sociale mund ta tregojnë shpërblimin me rritjen e trafikut të faqes
C.O.U.P.L.E.: Sekretiisuksesittëlidhjevetëmarketingut • Commitment (Angazhim) • Outreach (Shtrirje) • Understanding (Tëkuptuarit) • Passion (Pasion) • Love (Dashuri) • Effort (Përpjekje)
Commitment (Angazhim) • Ju duhet të investoni kohën tuaj për të ndërtuar lidhje sociale pa kërkuar asnjë fitim. • Ngadalë dhe i qëndrueshëm e fiton këtë garë.
Outreach (Shtrirje) • Mediet sociale janë një partneritet nëpër një shumëllojshmëri të rrjeteve sociale. • Shtrirja gjithashtu domethënë ju mund të bashkëpunoni me ata për ta zgjeruar mesazhin tuaj.
Understanding (Tëkuptuarit) • Mundohuni të shikoni lidhjen prej pikëpamjes së shfrytëzuesit. • Çka dëshirojnë ata? • Çfarë problemi ju mund t'u ndihmoni që ta zgjedhin ata? • Shpesh ata thjesht dëshirojnë të jenë të dëgjuar. • Të kuptojmë se çka ata duan dhe duke përdorur mediet sociale do të krijojmë një marëdhënije shumë të mirë.
Passion (Pasion) • Besoni në organizatën tuaj dhe si ajo mund t'u ndihmoj njerëzve. • Jini të gëzuar për mundësitë që i keni dhe përdorni zërin tuaj autentik për të shpërndarë vlerën dhe vlerat tuaja dhe ndihmoni njerëzve.
Love (Dashuri) • Duhet të vendosësh zemrën në artin dhe shkencën e medieve sociale për ta bërë që ajo të punoj për mrekulli. • Duajeni konsumatorin tuaj. • Nëse ju kujdeseni për njerëzit e tjerë ajo do të shihet. • Nëse nuk kujdeseni po ashtu do të shihet.
Effort (Përpjekje) • Mediet sociale kërkojnë menaxhimin e çdo dite. • Gjëra të vogla si bërja e update të rregullt, përgjigja në pyetjet e parashtruara, dhe komentoni se çka ndodh në industrinë tuaj.
Pserishikimiifaqeveështënjëmisionkritik? • Rishikimi i faqeve nga ana e shfrytëzuesve është mision kritik për organizatën sepse shfrytëzuesi e dinë se çka dëshiron dhe ju duhet t'u ofroni atë. • Duhet ti inkurajoni shfrytëzuesit e ueb faqes suaj të komentojnë lidhur me kompaninë tuaj sepse kjo ritë besueshmërinë dhe shikueshmërinë ku si rezultat i tyre ritet shitja.
KATËR MEDIAT SOCIALE MË TË PËRDORURA • Ekzistojnë një numër i madh i medieve sociale që përdoren për marketing online por ne do të fokusohemi në 4 më të rëndësishmet prej tyre: • Twitter • Facebook • LinkedIn • YouTube
Twitter • Twitter është rrjet social pa pagesë që i lejon shfrytëzuesit të shkruajnë mesazhe të shkurta mbi 140 karaktere në profilet e tyre dhe ti shikojnë mesazhet e shfrytëzuesve tjerë. • Akauntet e Twitterrangohen të parat gjatë kërkimit në google. • Nëse organizata ka blog, postimet munden në mënyrë automatike të kalojnë në Twitter duke përdorur Twitterfeed.com
Mjetet e Twitter • Twitter ka shumë mjete të cilat ndryshojnë shumë shpejt. Disa prej mjete janë: • HootSuite- një organizatë nuk ka nevojë të shkruaj diçka për kompaninë e sajë në atë moment dhe ajo të shpallet menjëherë por ai mund të përdor këtë mjet ku ne vendosim në kalendar kur ai lajm të paraqitet në mënyrë automatike.
Mjetet e Twitter [2] • TwitterSearch- na mundëson që të shohim se kush është duke rishikuar kompaninë tonë, kush është duke postuar, dhe çka është duke ndodhur. • Twitterfeed- Nëse organizata juaj ka një blogpostimet e blog mund të kalohen në twitter në mënyrë automatike me twitterfeed. • Twitterbadges- për ta promovuar akauntin tuaj të twitter ju krijoni badges. P.sh.
Twitter: Shembullibiznesit • Teknikisht Twitter është një mikro-blog, por mos shikoni Twitter si një koleksion i tweets. Duhet parë se çka në fakt ai është: është një makinë kërkuese shumë e fuqishme në kohë reale dhe mjet për krijimin e lidhjeve. • Twitter ka 200 milion shfrytëzues dhe 65 milion tweets në ditë, ai ofron një numër të madh të biznes funksioneve si: • Marketingu me shumë mjete • Paraqet markën tuaj • Kryejmë studime- duke përdorur Twitter ne mund të dimë se sa njerëz janë duke folur për biznesin tuaj.
Zbulonikonsumatortëridhebëniqëatatjuzbulojnjuve • Twitter është mjet shumë i fuqishëm për të reklamuar biznesin tuaj. Me anë të opsionit “FollowusonTwitter” ju shtoni numrin e konsumatorëve. • Sipas hulumtimeve numri më i madh i njerëzve së pari i shohin produktet që duan ti blejnë në twitter e pastaj në ueb faqen e kompanisë.
Këshillatë Twitter • Trajtoni ankesat para se të bëhen një problem i madhë- shumica e kompanive të aeroplanëve dhe hoteleve angazhojnë persona 24/7 që tu përgjigjen konsumatorëve për problemet që i kanë ose që nuk mund ti zgjedhin. • Gjeni partner të biznesit- Tweetter ju mundëson të gjeni njerëz që do ti ndihmojnë organizatës tuaj.
Këshillatë Twitter [2] • Krijoni një person autentik – shumica e organizatave kanë disa profile në Tweetter por ju duhet të krijoni një profil me të cilin do komunikoni me njerëzit. • Duhet të bëni fotografi sepse shfrytëzuesit dëshirojnë të shohin personat e organizatës e jo markën e kompanisë. • Diskuto mos shitë- merë pjesë në diskutime jo vetëm të flasësh për kompaninë tuaj.
Këshillatë Twitter [3] • Parashtro pyetje- organizo pyetësorë, pyetje për diskutim, pyetje për markën etj. • Shpërndaj – shpërndaj linqe te tweetter tjerë. • Një fotografi është 1000 fjalë- shpërndaj fotografi. • Përdori mediet tjera sociale për të ritur audiencën e Tweeter-it tuaj. • Përdore Tweeter për tu lidhur me botën reale.
Facebook • Nëqoftë se Facebook do ishtenjështetai do ishteshtetii 3 më i madhinëbote. • Facebook ka bërë 500 milionshfrytëzuespër 6 vite.
5 mënyratqëFacebooktarrisbiznesin • Facebook ndërton ndërgjegjësimin- krijon lidhje përmes profileve personale, grupeve dhe faqeve. • Facebook në mënyrë brilante bënë distribuimin e informatave – lejon shpërndarjen e informatave të kontakteve pa pagesë. • Facebook krijon komunitet- rrjetet sociale shërbejnë që ti bashkojnë njerëzit. • Facebook mund të rris shitjet • Facebook ofron shërbime tjera me çmime të ultë- përmes facebook një organizatë mund t'u përgjigjet pyetjeve, promovoj ngjarje, të merë përgjigje, dhe të shpall lajme për një grup të caktuar njerëzish.
LinkedIn • Mbi 85 milion profesionist • LinkedIn është rrjet social për marketing profesional për të shkëmbyer informata, ide dhe mundësi. • Profilet publike të LinkedIn është një formë e biografisë e cila jep mundësi për të shkëmbyer eksperienca dhe kredenciale.
LinkedIn [2] • Punëdhënësit në mënyrë aktive kërkojnë punëtor profesionist në LinkedIn • Shumica e kompanive dëshirojnë që të punësuarit e vetë të kenë profile në LinkedIN në mënyrë që të risin besueshmërinë e kompanisë. • LinkedIn lejon link për te Ueb faqet, blog, ose tweeter.
YouTube • Bazuarnërangimin e comScore YouTube ështëmakinekërkuese e dytanë World Wide Web dhenëkryetëtëgjithaaktivitetevetëmediavesociale. • Shikimiivideoveështëaktivitetinumërnjëqëndodhnëmediatsociale.
YouTube [2] • Video mund të vendosim në një blog ose në Ueb faqe, ti shpërndajmë në Facebook dhe në Tweeter ti ndjekim. • Shumica e profesionistëve krijojnë kanalet e veta në YouTube. p,sh. Këngëtarët.