E N D
LEKSIONI II TORAXI
TORAXI • Sistemi respirator nga ana anatomike ndahet në pjesën e sipërme që fillon nga kaviteti nazal, sinuset dhe laringsi, kurse pjesa tjetër e poshtme fillon me trakenë dhe bifurkacionin e saj, bronket kryesore, lobare, segmentare dhe subsegmentare duke përfunduar në alveola. • Arbori bronchial ka pamjen e një peme të kthyer kokë poshtë. • Trakea është në formë gypi, fillon nga laringsi dhe përfundon në bifurkacionin ku ndahet në bronkun e djathtë dhe të majtë.
TORAXI • Trakea ndërtohet nga 16-20 unaza kartilagjinoze, por ato ndryshojnë sipas gjatësisë së njeriut. • Në pjesën e pasme këto unaza bashkohen me pjesën membranoze. • Bronku kryesor i djathtë është i gjatë 2,-2,5 cm dhe me diametër 1,5-2cm. kur hyn në pulmone ndahet në bronke lobare, i sipërmi jep 3 bronke segmentare , bronku i lobit medial ndahet në 2 bronke segmentare, kurse bronku lobar i poshtëm ndahet në 5 bronke segmentare (6,7,8,9,10).
TORAXI • Sistemi bronchial plotësohet më sistemin e art. pulmonare dhe venave pulmonare të cilat gjatë rrugës i shoqërojnë ato. • Vaskularizimi i mushkërive bëhet nga art. pulmonare dhe fillon nga ventrikuli i djathtë i zemrës dhe përcjell në mushkëri gjakun venoz. • Komponenti i dytë i vaskularizimit janë venat pulmonare që çojnë gjakun e oksigjenuar në atriumin e majtë të zemrës.
TORAXI • Përveç këtyre ekziston dhe sistemi ushqyes – janë arteriet bronkiale. • Sistemi limfatik është shumë i pasur. Limfonodulet ndodhen në çdo degëzim bronchial. • Limfonodulet lobare quhen ndryshe dhe limfonodule hilare, pastaj trakeo-bronkiale. • Sistemi limfatik ka rëndësi të veçantë nga ana onkologjike. Inervimi bëhet nga degëzimet e nervit vagus dhe plexi simpatik.
Fiziologjia • Funksioni kryesor i mushkërisë është që të sigurojë një presion normal të O2 dhe anhidridit karbonik PCO2 në gjakun arterial. Për të realizuar këtë duhet të funksionojnë 3 mekanizmat kryesorë: 1. Ventilacioni, inspiracioni, shpërndarja uniforme në mushkëri dhe ekspiracioni. 2. Difuzioni i gazeve nëpër membranën alveolare. 3. Perfuzioni, pra qarkullimi i duhur i gjakut për transportin e shpejtë të gazeve. • Në pulmone sintetizohen disa hormone nga endoteli i kapilarëve të pulmonit si angiotensina.
Semiotika e sëmundjeve të mushkërisë • Këtu do të përmëndim disa nocione që nevojiten të dihen për periudhën para, gjatë dhe pas operacioneve në mushkëri. • Anamneza – kjo orientohet ndaj problemeve dhe ankesave specifike si natyra e punës, kushtet e banimit, ekspozimit ndaj pluhurave (duhani), trauma dhe sëmundjet alergjike. • Simptomat specifike të sëmundjeve të mushkërive shprehin ndryshime strukturale dhe funksionale të shumëllojshme.
Dispnea • Dispnea – është frymëmarrje e vështirësuar që mund të jetë centrale nga sëmundjet e sistemit nervor qëndror, por mund të jetë inspiratore nga pengesa në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. • Mund të jetë edhe ekspirator në sëmundjet obstructive kronike. • Frymëmarrja e zhurmshme është shenjë e sekrecioneve apo ngushticave në rrugët respiratore.
Kolla, Ekspektorati • Kolla – është si ekspiracion i sforcuar. • Duhet të sqarohet ecuria e saj, natyra, fillimi i menjëhershëm, gradual, i rrallë apo paroksistik, është productive apo e thatë. • Ekspektorati – shoqëron kollën produktive. Ekspektorati mukoid është irritativ, kurse ai mukopurulent flet për inflamacion sin ë abscess, bronkoektazi, era e keqe flet për infeksion anaerob.
Hemophtizia • Hemophtizia – është simptomë që duhet vlerësuar, duhet kërkuar shkaku. • Ajo mund të jetë profuse, shpesh me rrema gjaku të kuq ose si ndryshk. • Shkaqet më të shpeshta janë TBC, bronkoektazi, abscesi pulmonar, kancer, hidatitoza etj. • Bronkoskopia është e vetmja metodë diagnostikuese e vlefshme në këtë rast.
Vomika hydatike, Dhimbje gjoksi • Vomika hydatike- është ekspektorim i lëngut të kripur të kisteve hidatike (ekinokoku). • Dhimbje gjoksi –mund te jetë nga trauma ose afeksioni muskulo- skeletike ose afeksione të pleurës. • Dhimbja mund të jetë nga sëmundje të zemrës, ezofagut subrenim etj.
Ekzaminimi objektiv • Inspeksioni – me anë të saj vëzhgohet frekuencadhe veçoria e frymëmarrjes, thellësia dhe simetria e lëvizjes torakale. • Në inspeksion shihen anomalitë e toraxit, mund të vihen re dhe osteoartopatitë mushkërore siç janë gishtat e tamburit që shihen në kancerin e pulmonit, në patologjitë kronike intersticiumi të mushkërisë. • Duhen vëzhguar dhe për limfonodulet cervikale.
Palpacioni, Perkursioni • Palpacioni – mund të vlerësojë simetrin e hapjes së hemitoraksit. Fremitus vokalis tregon si transmetohet në çdo anë zhurma vokale. • Perkusioni – normalisht tingulli është timpanik gjatë perkusionit, kurse në rastin e versamentit pleural ose të sëmundjeve të mushkërisë bëhet mat.
Askultacioni • Auskultacioni – bën vlerësimin e frymëmarrjes normale e cila është vezikulare, që dëgjohet në periferi të mushkërisë. • Ka dhe zhurma patologjike si ralet, fërkimet pleurale. • Ralet mund të jenë të ndryshme, të thata, të njoma të cilat ndahen në subkrepitante dhe krepitante e lidhur me praninë e sekrecionit, llojit të tij etj.
Ekzaminimet plotësuese • Ekzaminimet plotësuese- këto luajnë rol diagnostic dhe për trajtimin korrekt të sëmundjes. • Testet kutane vlejnë për sëmundjen e TBC (prova Mantoux). • Ekzaminimi i sputumit duhet të bëhet si nga ana bakteriologjike për të gjetur shkaktarin, ashtu dhe nga ana citologjike për të diagnostikuar proceset malinje. • Sputumi duhet të merret në mëngjes dhe në mënyrë të herë pas hershme.
Ekzaminimi imazherik • Radioskopia, sidomos radiografia ka rëndësi diagnostike. • CT ka përparësi në identifikimin e strukturave mediastinale që nuk vihen re në një grafi të thjeshtë. • RM është ekzaminim i vlefshëm sidomos kur duam të vlerësojmë strukturat fqinje. • Bronkografia është përdorus shumë i mirë por tani është zëvendësuar me bronkoskopinë që është një procedurë endoskopike me vlerë sidomos për diagnozën e proceseve malinje.
Ekzaminimi imazherik • Biopsia perkutane transtorakale • Biopsia e limfonodulit supraklavikular • Mediastinoskopia • Torakoskopia • Biopsia me torakotomi • Ekzaminimet funksionale respiratore
Zhvillimi i një numri jo të vogël i sëmundjeve pulmonare lidhen me pozicionin qendror që mushkëritë kanë në qarkullimin e gjakut. • Dihet se nëpërmjet mushkërive realizohet i gjithë qarkullimi i vogël i gjakut. • Duke patur pozicion qendror në raport me qarkullimin e gjakut, mushkërite dëmtohen shpesh dhe rëndë nga sëmundjet e zemrës që ndërlikohen me insuficiencë kardiovaskulare të tipit të majtë.
Në raste të tilla zhvillohen dëmtime pulmonare në forma të hiperemisë venoze kronike e cila pasohet me edemë pulmonare dhe nga induracioni brun i mushkërive. • Me pozicionin qendror në raport me qarkullimin e gjakut, gjithashtu shpjegohen pse mushkëritë janë vendi më i shpeshtë i lokalizimit të tromboembolive dhe i embolive të tjera, duke krijuar situacione të ndryshme kliniko morfologjike deri në infarkte pulmonare dhe vdekje të papritura.
Po me të njëjtën arësye shpjegohen edhe pse infeksionet hematogjene (septicemike, septikopiemike), absceset embolike, pneumonitë septike etj, janë shumë më të shpeshta në mushkëri se san ë organe të tjera. • Prandaj patologji të tilla si astma kardiake, edema pulmonare, induracioni brun i mushkërive ose hemosideroza pulmonare, tromboembolitë pulmonare, infarktet pulmonare etj, ndonëse karakterizohen nga dëmtime të mirëfillta të mushkërive, në këndvështrimin etiopatogjenetik janë patologji cirkulatore pra disciklike.
Po me pozicionin qendror të mushkërisë me qarkullimin e gjakut shpjegohet edhe pse metastazat tumorale janë shumë të shpeshta në to. • Duhet theksuar se mushkëritë jo vetëm ndikohen dhe dëmtohen shumë nga patologjitë cirkulatore ashtu siç u tha më sipër, por po aq ato vetë ndikojnë dhe mund të krijojnë dëmtime e patologji të qarkullimit të gjakut.
Kështu p.sh.mjaft patologji pulmonare mund të krijojnë vështirësi të qarkullimit të gjakut nga zemra e djathtë nëpërmjet mushkërive për në zemrën e majtë dhe për pasojë krijohet e ashtuquajtura zëmra mushkërore (cor pulmonary) acute ose kronike dhe mbi bazën e kësaj instalohet insuficienca kardiovaskulare.
Mushkëria është një organ i ajrosur, prandaj disa forma patologjike i takojnë pikërisht çrregullimit të këtij gradient dhe disa karakteristika të tyre lidhen pikërisht me të. • Çrregullimet e ajrosjes pulmonare qofshin patologji të mirëfillta e të veçanta siç janë atelektaza dhe emfizema apo si shfaqje dytësore të mjaft patologjive të tjera pulmonare luajnë rol të rëndësishëm në disa drejtime.
Sëmundjet inflamatore të rrugëve të frymëmarrjes • Këto sëmundje janë shumë të shpeshta, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit. • Zhvillimi i tyre shpesh herë favorizohet nga veprimet e faktorëve të ndryshëm atmosferikë e klimaterikë ose janë dëmtime të zhvilluara në kuadrin e sëmundjeve të ndryshme infektive siç ndodh gjatë gripit, fruthit, kollës së mirë etj. • Sipas nivelit të rrugëve të frymëmarrjes ku përqëndrohet procesi inflamator dallohen: rinitet, laringitet, trakeitet, bronkitet, bronkiolitet.
Sëmundjet inflamatore të rrugëve të frymëmarrjes • Por një ndarje e tillë nuk është veçse skematike sepse lezioni zbret duke përfshirë në inflamacion nivele gjthnjë e më të ulta të rrugëve të frymëmarrjes. • Prandaj jo rrallë mund të kemi rinofaringite, laringotrakeite, trakeobronkite etj. Kjo mund të shkojë më tej deri në alveola duke u komplikuar me pneumoni. • Nga ana tjetër inflamacionet e rrugëve të frymëmarrjes mund të shoqërohen ose të ndërlikohen edhe me inflamacione të grykës dhe të sinuseve. • Sëmundjet inflamatore të rrugëve të frymëmarrjes mund të jenë acute dhe kronike.
Inflamacionet akute • Inflamacionet akute – këto takohen më shpesh në moshën fëminore. • Ato lidhen kryesisht me infeksionet virale, me bakteriale si dhe me ndikimet klimatike. • Në bazë të llojit të eksudatit me të cilin shfaqen inflamacionet acute, ato mund të jenë të formës katarale, purulente, membranoze, hemoragjike.
Inflamacionet akute a. Forma kataraleështëmë e thjeshtadhemë e lehta. Ngaanamorfologjikekarakterizohetnga edema dhe hyperemia e mukozëssidhengahipersekrecioniimukusit. • Forma purulenteështëmë e rëndë se forma katarale. Përveçhiperemisë, edemësdhehipersekrecionittëmukusit, karakterizohetedhengaprania e eksudatithemoragjiknësfondin e njëedemedhehemoragjietëtheksuartëmukozës. Kjoështënjëformë e rrallëpormundtëtakohetgjatëgripitoseantraksit.
Forma hemoragjike • Natyrisht qe karakterizohet nga prania e eksudatit hemoragjik ne sfondin e nje edeme dhe hemoragjie te theksuar te mukozes . • Kjo eshte nje forme e ralle por mund te takohet gjat
Inflamacioni kronik • Inflamacioni kronik – këto inflamacione takohen më shumë tek të rriturit se sa tek fëmijët. • Më të shpeshta janë tek të moshuarit. • Në varësi të intensitetit të shprehjes së lezionit mbizotërues mund të dallohen format hipertrofike dhe atrofike.
Bronkitet kronike • Bronkitet kronike – janë të shpeshta dhe japin invaliditet të lartë. • Kriteri bazë i përcaktimit të bronkiteve kronike është sasia e shtuar e sekretimeve bronkiale, por mënyrat e matjes së hipersekrecionit nuk janë as të qarta dhe as të sakta. • Sidoqoftë morfologjikisht bronkitet kronike mund të ndahen në bronkit kronik të thjeshtë dhe obstruktiv.
Bronkiti kronik i thjeshtë • Bronkiti kronik i thjeshtë – karakterizohet nga hipersekrecion bronchial që recidivon shpesh sidomos gjatë dimrit dhe që nuk shoqërohet me shënja të qarta të çrregullimeve ventilatore. • Inflamacioni lokalizohet në bronket e mëdha.
Bronkiti kronik obstruktiv • Bronkiti kronik obstruktiv- karakterizohet nga ulja e aftësisë ekspiratore të mushkërisë e cila fillimisht shfaqet vetëm gjatë sforcimeve fizike, kurse më vonë edhe në kushte qetësie. • Kjo lidhet me dëmtime në bronket e vogla. • Këto bronkite paraqesin forma më të rënda të sëmundjes dhe japin insuficiencë respiratore.
Trupat e huaj • Trupat e huaj në rrugët e frymëmarrjes janë ndodhi të shpeshta, shumë dramatike dhe me pasoja të rënda. Më shpesh ndodhin te fëmijët. • Trupat e huaj te fëmijët bllokojnë rrugët e frymëmarrjes dhe japin kuadrin e asfiksisë acute e cila mund të jetë vdekje prurëse. • Kjo ndodh jo vetëm nga bllokimi, por sepse shoërohet me një reaksion të fuqishëm spastik të pemës bronkiale. • Mbi bazën e bllokimit bronchial në mushkëri zhvillohen jo vetëm vatra atelektaze por për qëllime kompensatore edhe emfizema pulmonare.
Astma bronkiale • Astma bronkiale - është sëmundje me natyrë alergjike që karakterizohet me episode të fuqishme e të kthyeshme të bronkospazmave, të shoqëruara me dispne e kollë. • Ajo shkaktohet nga veprimi i alergjentëve të ndryshëm por që në një numër të madh rastesh ndodh në një teren inflamator të rrugëve të frymëmarrjes. • Kjo patologji takohet në 5-10% të të riturve.
Bronkioektazia • Bronkioektazia – është një sëmundje që karakterizohet nga zgjerimi patologjik dhe i përhershëm i lumenit bronchial. • Kjo sëmundje mund të jetë e lindur dhe e fituar.