1 / 84

LEKSIONI I

LEKSIONI I. Anestezi-Reanimacion. Historia e anestezise moderne eshte shume e shkurter ne krahasim me historine e mjekesise , edhe me historine e kirurgjise ne vecanti.

heinz
Download Presentation

LEKSIONI I

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. LEKSIONI I Anestezi-Reanimacion

  2. Historia e anestezise moderne eshte shume e shkurter ne krahasim me historine e mjekesise , edhe me historine e kirurgjise ne vecanti. • Ajo fillon pas viteve 1800, kjo per arsye se ne kete periudhe te gjitha shkencat bene nje hape cilesor , dhe pikerisht para kirurgjise u shtruan detyra te cilat nuk mund te zgjidhen pa nje anestezi moderne.

  3. Eteri dhe protoksidi i azotit u konstatua nga disa kimist se kishin efekt anestetik te mire. • Keshtu me 16 tetor 1846 u krye operacioni i pare nen anestezi te pergjithshme me eter, dhe kjo quhet dita e fillimit te anestezise moderne. • Me kalimin e kohes cdo gje ka ardhur duke u persosur , substanca te reja jane prodhuar dhe te tjera u hoqen nga perdorimi.

  4. Anestezia perfshin: • Paralizen e rikthyeshme te qelizave te S.N.Q, qe shoqerohet me mungesen e perceptimit te dhembjes dhe quhet analgjezi. • Humbje te ndergjegjies dhe aftesise per te mbajtur mend, qe quhet amnezi. • Relaksim te pacientit • Mbrojtie te organizmit

  5. Ky koncept kompleks i anestezise bene te mundur te kryhen nje sere procedurash kirurgjikale , nga me te nderlikuarat, dhe anestezisti behet mbrojtesi kryesor i jetes se njeriut ne sallen e operacionit dhe pas saj. • Per anestezistin mundesia e vdekjes se pacientit ne salle ekziston vazhdimisht , dhe mund te vije si pasoje e efekteve anesore te medikamenteve anestetike, si pasoje e komplikacioneve te procedurave anestetike, por dhe si pasoje e ndonje gabimi te vogel ne dukje.

  6. Ndersa per kirurgun mundesia e vdekjes ne salle eshte minimale, pervec rasteve te gabimeve teknike. • Keshtu personeli qe meret me anestezi duhet te kete njohuri te mira biokimike , farmakologjike, fispatologjike,kardiologjike, etj.

  7. Sipas rruges se marrjes se lendes anestetike dallojme; • Anestezi inhalatore kur lenda anestetike merret me anen e respiracionit. • Anestezi jo inhalatore , kur lenda anestetike merret ne rruge venoze , por edhe ne rruge orale apo rektale.

  8. Sipas numrit te lendeve anestetike te perdorura dallojme; • -Anestezi te thjeshte kur perdoret nje substance anestetike. • -Anestezi e kombinuar , ku pervec anestezise inhalatore perdoret dhe anestezi intravenoze. Te kombinuara ato potencojne efektet e njera tjetres, duke bere te mundur qe te ulet doza e substancave anestetike dhe njekohesisht te ulen efektet anesore te tyre.

  9. VLERESIMI PARA ANESTEZISE DHE PERGATITJA PER OPERACION E PACIENTIT. • Vizita preoperatore perben nje element mjaft te rendesishem , dhe eshte nje mbeshtetje per stafin e operacionit. • Pergatitja per nderhyrje varet nga patologjia kirurgjikale, semundjet shoqeruese, nga lloji i anestezise qe do te perdoret, nga metodat dhe mjetet e anestezise , si dhe nga vecorite fiziologjike te te semurit.

  10. VLERESIMI PARA ANESTEZISE DHE PERGATITJA PER OPERACION E PACIENTIT. • Vleresimi fillon me viziten anestetike te pakten 24 ore para kirurgjise se planifikuar, ose nje ore para asaj urgjente. • Ajo eshte e rendesishme per te vleresuar rrezikun operator dhe ate anestetik te te semurit, te marre kontakt me te, dhe ta qetesoje nga ana psikologjike duke i ofruar nje pike te sigurt referimi.

  11. VLERESIMI PARA ANESTEZISE DHE PERGATITJA PER OPERACION E PACIENTIT. • Te vleresoje te semurin nga ana anamnezes mjekesore por dhe farmakologjike • te kryhet ekzaminimi objektiv, • te vleresohen analizat rutine qe kerkohen per operacion dhe • te kerkoje ekzaminime te metejshme nese shihet e arsyeshme , gjithashtu duhet planifikuar dhe lloji i anestezise duke marre parasysh dhe preferencat e pacientit.

  12. VLERESIMI I RREZIKUT OPERATOR DHE ANESTETIK • Me fjalen rrezik kuptojme mundesine e verifikimit te nje patologjie qe mund te provokoje deshtimin e operacionit, patologjia mund te jete acute, kronike, kausale apo e pasigurte. Por kjo nuk do te thote qe kjo patologji te mos jete pergjithesisht e parashikueshme. • Ne baze te ketij perkufizimi konstatohet qe gjithe interventet dhe procedurat anestetike kane rrezikun e vete, intensiteti i te cilit mund te vleresohet ne baze te tipit te operacionit dhe mbi te gjitha ne shumicen e rasteve vleresohet nga tipi fizik i pacientit, nga patologjia aktuale apo te kaluara ne kohe.

  13. VLERESIMI I RREZIKUT OPERATOR DHE ANESTETIK • Akti anestetik ne fakt eshte nje procedure agresive qe e con pacientin ne humbje te homeostazes dhe te koshiences duke perfshire dhe intelektin , dhe c’eshte me kryesorja mekanizmat e autombrojties se organizmit. • Kjo humbje e koshiences con ne ndryshimin e parametrave te sistemeve vitale nga te cilat varet jeta e njeriut; nga keto, sistemi kardiovaskular , sistemi respirator, ndryshimet e te cilave mund te kompromentojne aktivitetin e te gjithe organeve nga te cilet varet mbijetesa, si truri dhe veshkat ne te cilat mungesa e oksigjenit dhe ndryshimi i rende i parametrave hemodinamike mund te kompromentoje funksionin e tyre me pasoje fatale per organizmin.

  14. VLERESIMI I RREZIKUT OPERATOR DHE ANESTETIK • Eshte e konfirmuar qe intensiteti i rrezikut eshte shume me i larte ne pacientet qe i nenshtrohen interventeve urgjente dhe nuk ka kohe te mjaftueshme per nje njohje adekuate te pacientit. • Te vjellat jane nje nga komplikacionet madhore dhe qe rrisin rrezikun operator. Per kete arsye te gjithe pacientet e planifikuar per operacion porositen qe te mos hajne mengjes diten e operacionit, ose 8 ore para interventit. • Futja e lengjeve gastrike ne pemen trakeo-bronkiale eshte nje situate dramatike , e cila rendohet dhe me teper nese pacienti vjell materjale ushqimore te patretura. Ne keto raste verehet kuadri i nje asfiksi acute qe ve ne rrezik jeten e te semurit.

  15. APARATI RESPIRATOR • Shume aksidente intraoperatore vijne si pasoje e insuficiences respiratore, kjo mund te ndodhe ne menyre te shpejte edhe ne paciente pa probleme para operacionit. • Ekzaminimi objektiv i thoraxit lejon te evidentohen patologji acute ose kronike te sistemit bronkopulmonar

  16. APARATI RESPIRATOR • Askultimi i thoraxit ofron mundesine te zbuloje zhurmat patologjike pulmonare dhe bashke me ekzaminimin radiologjik te thoraxit jane procedurat rutine per vleresimin e ap. respirator. • Ndersa provat funksionale respiratore dhe analizat e gazeve ne gjak (astrupograma) ndihmojne ne vendosjen e diagnozes se insuficiences respiratore.

  17. ASKULTACION

  18. APARATI RESPIRATOR • Per te reduktuar rrezikun e komplikacioneve postoperatore ne pacientet me bronkopneumoni, pneumopati kronike mund te fillohet nje trajtim preoperator qe perfshin; • -Ndalimin e duhanit per me shume se nje jave • -Marrja e ekspektoranteve dhe antibiotikeve ne baze te rezultateve te kultures se sekrecioneve dhe te antibiogrames • -Bronkodilatatore • -Aerozoloterapia • -Fizioterapia thorakale

  19. APARATI KARDIO_VASKULAR • Ekzaminimi i aparatit kardiocirkulator konsiston te evidentoje alternimet patologjike te ritmit kardiak, koronaropati, hypertension arterial, stade te vuajties se miokardit , insuficience kardiake ne fazen e kompensuar. • Te semuret me insuficience kardiake duhen gjithmone te operohen ne kushte te nje ekuilibri te mire dhe trajtimet te jene vazhduar te pakten tre jave pas qetesimit te shenjave klinike. • Pacientet koronaropate shpesh jane ne trajtimin me betabllokator dhe duhet te jemi te kujdesshem pasi nderprerja bruske e tyre mund te japi nje krize te re angori, per arsye sepse rriten nevojat e miokardit per oksigjen.

  20. APARATI KARDIO_VASKULAR • Ne rastet kur kemi hypertension arterial jo nen trajtim , gjithmone duhet te shtyhet operacioni, pervecse ne rastet urgjente , deri sa te kthehen vlerat e TA ne shifra normale. • Ne hypertensionet e vjetra qe jane nen mjekim , duhet patur parasysh bashkeveprimet e antihipertensiveve me substancat anestetike • Disa patologjive kardiake keshillohet qe ti vendoset pejsmeker te perkoheshem si ne blloqet atrioventrikulare.

  21. ALERGJITE • Ne rastet e reaksioneve alergjike ose te reaksioneve te meparshme anafilaktoide nga medikamentet , anestezia behet vecanerisht e rrezikshme per shkak te mundesise te rritur qe ilacet anestetike te clirojne histamine. • Ne subjektet me rrezik te rritur mund ti fillohet nje terapi desensibilizuese me qellim qe te bllokoje clirimin e histamines ne nivele te ndryshme.

  22. DIABETI • Diabeti si tipi 1 dhe 2 sjell rreziqe te medha per pacientin qe i nenshtrohet kirurgjise. • Duke e lidhur me te, mund te ndodhin nje sere komplikacionesh, dehidrime , ketoacidoze, predispozite e rritur per infeksione, ndryshime vaskulare dhe nervore. • Glicemia rutine qe merret para operacionit mund te sherbeje si nje rast spontan per zbulimin e diabetit. • Sigurisht ne kete raste duhet te behet trajtimi perkates.

  23. MELCIA • Vleresimi i gjendjes se melcise parashikon : analizat funksionale dhe vleresimi i vuajties hepatoqelizore. • Rreziku anestetik tek pacientet me insuficience hepatike eshte i larte , pasi substancat anestetike mund te riakutizoje dhe te prishin ekuilibrin e nje patologjie kronike.

  24. VESHKAT • Studimi i funksionit renal vjen duke ndjekur diurezen ditore dhe parametrat laboratorike si analize urine , azotemi, kreatinemi, klirensi. • Veshka ka rezerva te medha dhe rreziku eshte i lidhur me teper me hipotensionin e zgjatur dhe hipoksin, sesa me aktin kirurgjikal. • Gjithashtu nje vleresim te mire duhet te bejme dhe per hemostazen , ekuilibrin acido-bazik, ekuilibrin hidro-elektrolitik.

  25. PREMEDIKIMI • -Sedacioni • -Rritja e efektit anestetik • -Kontrolli i clirimit te histamines • -Kontrolli neurovegjetativ • Kjo e fundit mbahet si efekti kryesor ne rastet e urgjencave ekstreme . Rreth nje ore e gjysem deri 45 minuta perpara operacionit behet premedikimi per te larguar plotesisht ankthin , dhe per te hyre i qete pacienti ne salle.

  26. PREMEDIKIMI • Medikamentet qe perdoren per premedikim i perkasin klasave te ndryshme farmakologjike dhe mund te perdoren si ne rruge i.m apo i.v • Perdorimi i vagolitikeve ka si qellim te pakesoje sekrecionet bronkiale dhe ato te stomakut qe nxiten nga lendet anestetike, dhe gjithashtu te evitoje bradikardite gjate induksionit dhe operacionit. • Kryesorja e ketij grupi eshte atropine. Per premedikim perdoren gjithashtu trankuilizantet ku futen ato madhore (fenotiazinat, butirofenonet) dhe minore (benzodiazepina) si dhe opiate.

  27. PREMEDIKIMI • BENZODIAZEPINA; prezantojne klasen me te perdoreshme ne premedikimin anestetik dhe kane efekt te mire sedative. Me i perdoreshmi ne kete klase eshte diazepami. • FENOTIAZINAT: jane trankuilizante madhor dhe kane si perfaqesues chlorpromazinen , qe perdoret kryesisht si antipsikotike dhe prometazinen e cila ka efekte sedative anti-histaminike dhe antiemetike. • BUTIROFENONET qe ka si perfaqesues droperidolin qe perdoret ne neurolept analgjezin. • Opiatet, perdorim morfinen dhe fentanylin

  28. POZICIONET E PACIENTIT NE TAVOLINEN E OPERACIONIT • Kur pacienti vendoset ne tavolinen e operacionit , duhet te sigurohemi qe pozicioni krijon kushte te mira me qellim qe kirurgu te kryeje sa me mire aktin operator. • Pozicioni ne tavolinen operatore shoqerohet gjithnje me cregullime te funksionit ventilator dhe cirkulator. • Komplikacionet fizike qe mund te shkaktohen jane kryesisht prej problemeve te kompresionit ose te zgjatjes se operacionit prandaj duhet te merren masa per te evituar keto. • Eshte rregull qe te gjithe te semuret qe hyjne ne salle , per te evituar stazen e gjakut ne ekstremitetet e poshteme duhet te fashojne kembet me bende llastiku.

  29. POZICIONET E PACIENTIT NE TAVOLINEN E OPERACIONIT • Kur gjate operacionit do te perdoret elektrobisturia, pllaka qe vihet duhet te jete e lyer me pasta lubrifikuese ose te mbeshtillet me garza te lagura per te evituar djegiet elektrike. • Duhet patur parasysh gjithashtu edhe ne rastet kur pacientet kane pejsmeker nuk duhet perdorur elektrobisturia pasi mund te bllokoje pejsmekerin.

  30. POZICIONET E PACIENTIT NE TAVOLINEN E OPERACIONIT • Ne pozicionin dorsal ne mungese te insuf.kardiake dhe obstruksionit pulmonar, perfuzioni dhe kthimi venoz jane normal. • Pozicioni dorsal strikt horizontal tolerohet keq nga pacientet zgjuar, sepse artikulacionet e medha nuk jane ne pozicion qetesie , prandaj duhet bere nje fleksion i lehte i gjunjeve dhe duhet vendosur nje jastek nen koke per te permiresuar komfortin e pacientit. • Ky pozicion perdoret gjeresisht ne anestezi sepse permireson kthimin venoz dhe ul tensionin e musculatures abdominale duke lehtesuar mbylljen e barkut.

  31. POZICIONET E PACIENTIT NE TAVOLINEN E OPERACIONIT • Ky pozicion eshte i ndaluar ne grate shtatzena, ne obezitet , per arsye sepse vena kava dhe aorta abdominale mund te komprimohen. • Ky fenomen mund te evitohet duke perdorur nje jastek ne anen e djathte te pacientit ose duke i dhene tavolines nje kend ne te majte 10-15 O.

  32. POZICIONET E PACIENTIT NE TAVOLINEN E OPERACIONIT

  33. POZICIONET E PACIENTIT NE TAVOLINEN E OPERACIONIT

  34. POZICIONI TIROIDIEN • Ky pozicion ekspozon regjionin cervical dhe torakal te siperm. • Zona e shpatulles mbingrihet me nje jastek nen shpatulla dhe koka vendoset ne ekstension maksimal. • Ky pozicion kerkon mbrojtien e syve dhe nje fiksim te mire te tubit te intubimit. Hiperekstensioni mund te coje ne dhembje te qafes pas operacionit, dhe ne demtime nervore.

  35. POZICIONI GJINEKOLOGJIK • Gjen shume perdorim ne Urologji , Obsetrik-Gjinekologji. Realizohet duke bere nje fleksion ne nivelin e artikulacionit kokso-femoral, dhe fleksion ne gju. • Ky pozicion favorizon ishemine endoarteritet dhe keqeson insuficiencen kardiake. • Kalimi ne pozicion normal behet ngadale duke ulur here njeren kembe here tjetren , dhe duke kontrolluar vlerat e tensionit arterial .

  36. POZICIONI LATERAL • Ne kete pozicion eshte e rendesishme te ruhet aksi i qafes. • Kjo eviton dhembjet e qafes pas operacionit. • Ky pozicion kerkon ndjekie te kujdesshme hemodinamike dhe respiratore.

  37. POZICIONI ULUR • Perdoret kryesisht ne Neurokirurgji . • Nuk ka probleme ventilatore por vetem cirkulatore. • Per te evituar emboline gazoze vendoset nje kateter ne venen centrale, nje stetoskop ezofagien dhe matet gazi karbonik ne gjak.

  38. LENDET ANESTETIKE INHALATORE DHE INTRAVENOZE • Perfaqesuesit kryesore te lendeve inhalatore jane: • Eteri, • protoksidi i azotit , • fluotani, • izofluran, • sevorani etj.

  39. Eteri • Eteri: eshte nje likid pa ngjyre dhe ruhet ne flakone ne ngjyre te erret , eshte lehtesisht i djegshem dhe ka veti plasese. Eshte me i rende se ajri , dhe per kete arsye qendron jashte ne forme avujsh. • Gjate anestezise me Eter mund te verehen luhatje te tensionit arterial , pulsit dhe turbullime te ritmik kardiak. • Ai jep dhe rritje te glicemise.

  40. Eteri • Ne sistemin respirator vepron duke shtuar ventilacionin ne minute, por ai vepron dhe ne mukozen e bronkeve duke shtuar sekrecionet por njekohesisht jep dhe dilatim te tyre. • Eteri ne koncetrime te larta jep atoni te uterusit dhe arrin te kaloje barieren placentare. • Ai ka tretshmeri te madhe ne gjak, dhe per kete arsye dhe perjudha e induksionit eshte e gjate dhe ne eksitim 15-25 min, dhe per kete arsye sot pothuaj eshte hequr nga perdorimi.

  41. PROTOKSIDI I AZOTIT • Eshte nje gaz jo ngacmues, pa ngjyre , nuk ndizet dhe nuk ka veti plasese ne presione te larta, kthehet ne leng dhe ruhet ne bombola. • Ai ka induksion te shpejte dhe eleminim te shpejte. N2O ka veti te dobeta anestetike. Ne faza te thella duhen koncetrime te larta gje qe eshte e rrezikshme. • Eshte provuar se ka fare pak veprim deprimues mbi miokardin dhe debitin kardiak. • Kujdes duhet te kemi gjate zgjimit , pasi duke qene nje gaz mjaft i shperhapshem dhe pak i tretshem mund te mbushe gjithe pulmonin dhe te krijoje hipoksi te rende, per kete arsye eshte e nevojshme qe pas disa minutash para zgjimit te ventilohet me 100% O2 .

  42. FLUOTANI • Eshte perfaqesuesi i pare i klases se halogjeneve dhe veprimet e tij ne organizem jane me te forta se halogjenet e tjere. • Ruhet ne shishe te erreta sepse shkaterohet nga drita , ka eren e molleve te thata, dhe nuk ndizet e nuk shperthen. • Veprimi anestetik i tij eshte 2-3 here me i forte se i eterit dhe periudha e induksionit dhe e zgjimit eshte relativisht e vogel • Metabolizohet ne melci dhe produktet eleminohen me urine. • Ka veprim deprimues mbi qendren e frymemarjes , mbi miokardin dhe sistemin nervor qendror. • Ne koncentrime te vogla jep takipne dhe hipoventilim meqenese ai behet superficial.

  43. FLUOTANI • Ne doza normale respiracioni eshte i rregullt dhe i thelle, nuk ngacmon rruget e frymarjes , dhe nuk jep shtim te sekrecioneve bronkiale duke bere njekohesisht bronkodilatacion, prandaj kjo e ben ate te preferuar ne pacientet astmatik dhe pneumopate. • Ne sistemin kardiovaskular veprimi deprimues eshte doze dependent. Si pasoje ai ul forcen kontraktuese te zemres , vellimin sistolik, nga ana tjeter stimulon sistemin vagal duke dhene bradikardi. • Ne enet e gjakut nuk ka veprim drejtperdrejt por bllokon veprimin e noradrenalines duke dhene vazodilatacion, dhe ulje te rezistencave periferike , pra te tensionit arterial.

  44. FLUOTANI • Sot diskutohet shume efekti hepatotoksik , dhe perdorimi i tij ne paciente me patologji hepatike, jep nekroze hepatocelulare duke bere qe te kufizohet mjaft perdorimi i tij. • Ne uterus ka veprim relaksues, kalon barieren placentare por eleminohet shpejt. • Gjithashtu jep nje rritje te presionit intracranial dhe intraocular duke bere perdorimin e tij te kufizuar ne neuroanestezi dhe okulistike. • Meqenese ka perjudhe te shkurter induksioni perdoret mjaft tek femijet e vegjel me maske por dhe me intubim. • Por duhet patur kujdes se ka nje gjeresi te vogel terapeutike dhe mund te mbidozohet shpejt.

  45. LENDE ANESTETIKE ENDOVENOZE • BARBITURATET: Perfaqesuesi kryesor dhe me i perdoruri eshte tiopentali dhe aktualisht eshte preparati anestetik me i perdorur per induksionin e anestezise ne doza 5-10 mg. • Barbituratet jane depresore te S.N.Q, duke frenuar sistemin e aktivizimit te substances retikulare dhe ne kete menyre japin gjume. • Gjithashtu japin frenim te respiracionit , te kolles, te vjellave dhe te termoregullimit , ulin ne menyre te ndjeshme metabolizmin cerelebral duke ulur keshte dhe konsumin e oksigjenit. • Kjo veti e tyre shfrytezohet per te mbrojtur trurin ne rastet e demtimeve te tij.

  46. LENDE ANESTETIKE ENDOVENOZE • Efektet e tiopentalit fillojne pas 10-15 sek, dhe manifestohen me thellim te respiracionit dhe humbje te koshiences. • Keshtu ka nje faze shperndarje te shpejte 2-3 min deri ne ekuilibrimine koncentrimit te medikamentit. Pas 15 min fillon eleminimi dhe mbarimi i efektit te tij • Gjithashtu barbituratet favorizojne nje predominim vagal duke dhene nje bronco-laringospazem dhe bradikardi.

  47. LENDE ANESTETIKE ENDOVENOZE • Nga ana kardiovaskulare ka nje veprim mjaft direkt mbi miokardin permes nje ulje te tonusit vazal duke dhene nje ulje te kthimit venoz dhe si pasoje nje hipotensioni qe zgjat pak.Komplikacionet jane lokale dhe te pergjithshme . • Lokalet jane te lidhura me perqendrimin e solucionit dhe mund te jene flebile, edema. • Te pergjithshmet permendim depresionin respirator kardiovaskular , efektet parasimpatike dhe alergjike.

  48. MORFINA • Prodhon analgjezi duke reduktuar reaksionet organike te dhembjes. • Ajo bllokon receptoret e S.N.Q me nje efekt maksimal por qe varet nga perdorimi i metejshem i saj. • Ka gjithashtu efekte kolinesterazike por qe ulen ne perdorimin e atropines pergjegjese per bradikardine dhe hipotensionin arterial, spazmen bronkiale , hipertonusin e vijave biliare, digjestive dhe urinare.

  49. MORFINA • Jep mioze ( ngushtim te bebes se syrit) dhe ne nivelin e trurit rrit te vjellat , cliron histamine dhe ne bashkeveprim me efekt kolinergjike mund te jete pergjegjes per bronkospazem ne pacientet e predispozuar. • Morfina jep depression te rende respirator qe karakterizohet nga bradipne dhe oligopne. Doza mesatare e tij eshte 10 mg. • Morfina eshte medicament i zgjedhur per analgjezine post operatore , pasi efekti i saj zgjat rreth 4 ore.

  50. FENTANYL • Eshtenjepreparatsintetikimorfinesdhe ka efekteanalgjezike 100 here me teforta se tesaj. • Efektiitijfillon pas njeminutingaadministrimii.vdheeleminohet 20-30 min. • Doza me e nevojshme per tearriturefektinanestetikkirurgjikaljepfrenimterespiracionit. • Efektekardio-vaskularepothuajnuk ka fare. Per ketearsyeeshteipreferuar.

More Related