250 likes | 692 Views
Leksioni 12: Këshilluesi në shkollë dhe menaxhimi i shërbimeve për nxënësit.
E N D
Leksioni 12: Këshilluesi në shkollë dhe menaxhimi i shërbimeve për nxënësit Në vazhdën e reformimit dhe qasjes së arsimit shqiptar me përvojat më të mira evropiane dhe botërore, një kërkesë e domosdoshme është edhe këshillimi në karrierë i nxënësve në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë. Pse lind si domosdoshmëri? Çfarë është Orientimi?
Çfarëështëorientimi Të orientosh do të thotë: Ta bësh një person të aftë të njohë veten, ta ndihmosh të bëjë zgjedhjen e duhur për drejtimin e studimeve të tij dhe të profesionit, në përputhje me ndryshimet ekonomike dhe shoqërore, me qëllimin e dyfishtë, të ndihmojë në progresin e shoqërisë dhe të arrijë maksimumin si person. Orientimi ka për qëllim të formojë dhe zhvillojë aftësitë e të rinjve për tu përfshirë në studim dhe në jetë, në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme, gjatë gjithë jetës.
Orientimi i të rinjve tanë në shkollat e mesme Në shkollat tona sot, nuk ka një person të specializuar që të ndihmojë të rinjtë të jenë të aftë të njohin vetveten, pra Të njohin aftësitë e tyre, nga se tërhiqen, çfarë presin të realizojnë në jetë, çfarë peshe ka për ta karriera, paraja, koha e lirë? A përputhen interesat e tyre me aftësitë, nëse jo, sa i dëshirojnë, sa seriozë janë, sa vullnet kanë, etj.
Kategorizimiinxënësve Brenda shkollës kemi 1.nxënës që synojnë të vazhdojnë studimet e larta 2.nxënës që nuk dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta Me të dy grupet orientimi duhet të jetë një aktivitet sistematik dhe institucional.
Vështirësitë që kanë të rinjtë që mbarojnë një shkollë të mesme . Përvoja e nxënësve maturantë në përzgjedhjen e degëve që ata dëshirojnë për të vazhduar studimet e larta. Mungesa e informimit dhe këshillimit për të bërë përzgjedhjen që i afrohet më shumë mundësive të tyre. Mungesa e një informacioni të plotë për të gjithë maturantët, për mundësitë që ofrohen në Institucionet e Arsimit të Lartë. Mungesa e njohjes së tregut të punës për ata që nuk dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta. Mundësitë që ofrohen për ta në tregun lokal/kombëtar dhe në atë ndërkombëtar.
Vështirësitë që kanë të rinjtë që mbarojnë shkollën (9- vjeçar, arsimin bazë) Këshillimi i nxënësve që duan të vazhdojnë studimet e mesme. Mundësitë që ata kanë për të ndjekur një shkollë të mesme ose një shkollë profesionale. Mundësitë për ata që dëshirojnë të kryejnë një shkollim të shkurtër për profesione të ndryshme. Njohja me programet që ofrohen nga shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale. Mundësitë paraprake që ofrohen në tregun e punës pas diplomimit në shkollën e mesme.
Vështirësitë që kanë të rinjtë që mbarojnë studimet e larta universitare . Mungesa e një informacioni të plotë për të gjitha degët që ofrohen në universitetet tona publike dhe shkollat e larta jo-universitare. Titujt e diplomave që ata kanë. Ambientet akademike, bibliotekat dhe mundësitë e punës studimore që Fakultetet dhe Universitetet tona fitojnë. Kriteret që kanë për pranimin e studentëve të rinj. Mundësia e njehsimit të diplomave kombëtare me ato evropiane. Mundësitë paraprake që ka trego i punës pas përfundimit të studimeve të larta. Mundësia e kryerjes së studimeve pasuniversitare jashtë vendit pas përfundimit të studimeve universitar në vend.
Vështirësitë që kanë prindërit në orientimin e karrierës së fëmijëve te tyre. Mungesa e një informacioni të plotë për mundësitë që kanë fëmijët e tyre për arsimim në të gjitha nivelet( llojet e shkollave, stafi i tyre etj.) Pamundësia që ata kanë si prindër për të dalluar prirjet që kanë fëmijët e tyre në fushën shkencore apo në shkencat sociale. Mungesa e një personi Zyrë apo institucioni të veçantë në shkollë që mund të japi një opinion të qartë për fëmijët e tyre dhe mundësitë/prirjet që ata kanë për studime të larta apo për tregun e punës. Mungesa e një informacioni të plotë për tregun e punës prirjet që ai ka dhe mundësitë në degë të veçanta të ekonomisë për punësim.
Këshillimi stafit mësimdhënës dhe pedagogjik Të sigurohet që stafi mësimdhënës të njohë dhe zbatojë me përpikmëri detyrat e tij në përputhje me politikat e shkollës dhe institucionit më të lartë arsimor MASH. Stafi mësimdhënës dhe jomësimëdhënës, të njohi detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi. Ndërtimi i marrëdhënieve të partneritetit mes mësuesit dhe nxënësve/studentëve. Mbështetja e punës së mësuesit në respektin dhe besimin reciprok.
Këshillimi stafit mësimdhënës dhe pedagogjik Promovimi i aftësive të nxënësve dhe të rinjve. Mësuesi duhet: Të edukojë ruajtjen e vetë kontrollit nga ana e nxënësve. Të nxisë punën në grup. Të nxisë ndjenjën e barazisë mes grupeve të ndryshme shoqërore, fetare dhe etnike. Të rrënjosi ndjenjën e dialogut, për zgjidhjen e keqkuptimeve dhe mosmarrëveshjeve mes tij dhe nxënësve, apo nxënës-nxënës.
Ndërgjegjësimi për dhunën në familje, shkollë dhe shoqëri Ti shpjegojë nxënësve dhe të rinjve se: Ç’farë është dhuna psikologjike dhe ajo fizike? Ku duhet të drejtohen nxënësit dhe të rinjtë në rast se ata e ndiejnë se ndaj tyre ushtrohet dhune fizike dhe psikologjike. Bashkëpunimi me komunitetin e prindërve, për të shpjeguar dëmtimet që mund të sjellë, në personalitetin e fëmijëve/të rinjve dhuna. Gjuha e komunikimit që duhet përdorur në familje për grup-mosha të caktuara. Roli që ka familja në karrierën e të rinjve.
Harmonizimi i marrëdhënieve mes të rinjve dhe familjes Hartimi i një data baze , ku të jenë të dhënat e familjes si: Statusi social. Gjendja ekonomike Edukimi Ndërgjegjësimi për rolin që ka familja në karrierën e të rinjve. Këshillimi për mënyrën e komunikimit mes të rinjve dhe prindërve për grup-mosha të caktuara. Shmangja sa më shumë të jetë e mundur e dhunës psikologjike dhe asaj fizike.
Roli i shkollave dhe DAR/ZA-ve Orientimi i të rinjve të arsimit parauniversitar drejt vazhdimit të studimeve të larta. Jep informacion orientues, Ndihmon personat për të njohur qartë aspiratat e tyre, karakteristikat personale. Ndihmon personat për të bërë zgjedhje formimi Ju tregon çfarë është e nevojshme të bëjnë për të arritur synimet. Përzgjedhja e lëndëve mësimore që plotësojnë interesat dhe synimet e tyre për tu pranuar në IAL. Njohja me Universitetet, degët e tyre dhe kërkesat që ato kanë për kandidatët për studentë. Kurrikula që ofrojnë Universitetet si dhe ciklin e plotë të studimeve. Diploma që ofrohet pas studimeve.
Roli i shkollave dhe DAR/ZA-ve Vlerat që merr kjo diplomë në tregun e punës. Avantazhet që ajo ofron në tregun e punës. Mundësitë që ofrojnë vetë Universiteti për punësimin e të rinjve. Kërkesat që kanë Universitetet për punësimin e të rinjve. Kreditimi që ka Universiteti në raport me kërkesat e kohës. Orientimi i të rinjve drejt aftësive më të mira që ata kanë: a) Në fushën kërkimore-shkencore. b) Në fushën menaxhuese. Këshillimi personal për të rinjtë që kanë probleme të ndryshme: Në marrëdhënie me stafin pedagogjik. Në marrëdhënie me komunitetin që i rrethon etj.
Këshillimi për stafin e ri që rekrutohet për herë të parë në institucionet arsimore Këshillimi për stafin e ri por edhe në tërësi të mësuesve të shkollës duhet të përqendrohet në këto synime: Roli që duhet të luajë shkolla në raportet që duhet të ketë mësuesi me nxënësit. Raporti i drejtuesve të shkollës me trupën mësimdhënëse. Mënyra e menaxhimit të burimeve materiale, bazës didaktike dhe shkencore që ofron shkolla nga mësuesit. Mënyra e menaxhimit të klasës nga ana e mësuesit të lëndës dhe mësuesit kujdestar. Ndihma që duhet të ofrojë mësuesi ndaj nxënësve. Menaxhimi i konflikteve në gjirin e nxënësve.
Këshillimi për stafin e ri që rekrutohet për herë të parë në institucionet arsimore Njohja me komunitetin e prindërve dhe problemeve nga ana e mësuesit kujdestar dhe mësuesit të lëndës. Mënyra e hartimit të një plani të detajuar për aktivitet artistike, sensibilizuese dhe kulturore për shkollën në tërësi dhe për grupmosha të veçanta në veçanti. Përshtatja e planit të zhvillimit të shkollës me kërkesat e nxënësve dhe të komunitetit të prindërve. Ndihma që duhet të jepet stafit mësimor, nga ZKK për njohjen e anës psikologjike dhe sociale të nxënësve. Njohja e stafit mësimor me legjislacionin në mbrojtje të grup-moshave të caktuar.
Nxënës që nuk dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta. Informimi për tregun e punës Informimi për tregun e punës kërkon: Nxitjen për pjesëmarrjen e të rinjve në takimet promovuese dhe informuese që zhvillohen nga shkolla në bashkëpunim me specialistë të tregut të punës apo profesioneve të ndryshme. Nxitja e të rinjve për të ndërmarrë veprimtari sipërmarrjeje individuale. Përgatitja e mësuesve trajnerë-njohës të tregut për të punuar me grupmosha të caktuara, në arsimin parauniversitar dhe atë universitar. Diskutimet me nxënës dhe grupe të interesit për interesat që ata kanë në tregun e punës.
Informimi për tregun e punës kërkon Vizita në qendra prodhimi për të parë nga afër profesionet e ndryshme në nivel lokal dhe rajonal. Informimi on-line për tregun e punës dhe kërkesat e tij në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian. Përdorimi i statistikave lokale dhe kombëtare në lidhje me punësimin dhe ofertat që ka tregu. Bashkëpunimi me pushtetin lokal dhe qendror në nisma dhe projekte për punësimin e të rinjve.
Këshillimi i nxënësve të arsimit 9-vjeçar për t’i orientuar drejt arsimit të mesëm Të hartojë një plan të detajuar të punës me të rrinjtë që janë në prag të përfundimit të arsimit të detyruar 9-vjeçar. Të ofrojë të gjithë informacionin e duhur për nxënësit dhe prindërit për: Shkollat dhe programet që ato ofrojnë në arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional. Niveli i diplomës që ato ofrojnë. Kriteret për tu pranuar në këto shkolla. Kushtet e mësimëdhënies në këto shkolla. Mundësinë e kontakteve, bisedave dhe prezantimit të nxënësve të arsimit 9-vjeçar me institucionet e arsimit të mesëm.
Këshillimi me prindërit e të rrinjve për mundësitë e karrierës së fëmijëve të tyre Ndikim i tyre mbi të rinjtë mund të jetë pozitiv ose edhe negativ. Ka disa faktorë që mund të ndikojnë në këtë situatë: Përpjekjet e prindërve për të siguruar një të ardhme sa më të mirë të fëmijëve të tyre, mund të çojnë në zgjedhje të gabuara, duke injoruar aftësitë e vërteta të nxënësve. Tendenca për të siguruar një vazhdimësi d.m.th., prindërit kërkojnë të imponojnë vazhdimin e studimeve në fushat ku ata operojnë edhe vetë. Prindërit përpiqen të vendosin të ardhmen e fëmijëve të tyre pa marrë parasysh dëshirat dhe aftësitë e tyre. Njohja jo e mirë interesat e tyre në fushën e arsimimit dhe në veçanti në fusha të veçanta ku ata mund të jenë të talentuar. Të organizohen takime të përbashkëta mes nxënësve dhe prindërve për të njohur problemet dhe mundësitë e zgjidhjeve të tyre.
Këshillimi me prindërit e të rrinjve për mundësitë e karrierës së fëmijëve të tyre Këshillimi i prindërve për problemet e fëmijëve sipas grupmoshave të caktuara. Mënyra e komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve. Këshillimi I familjeve të divorcuara, me probleme ekonomike dhe sociale. Këshillimi për përgjegjësinë që duhet të kenë prindërit për fëmijët pavarësisht statusit të tyre social. Këshillimi i prindërve për parandalimin e fenomeneve të tilla si: Droga, duhani, marrëdhëniet seksuale në moshë të mitur, përdorimi i alkolit etj. Këshillimi për vendosjen e një gjuhe komunikimi sa më të përshtatshme mes prindërve dhe fëmijëve si dhe prindërve dhe mësuesve. Pjesëmarrje aktive në programet e këshillimit të prindërve për të udhëhequr dhe mbështetur karrierën e fëmijëve të tyre.
AnexKëshillimi nga shkolla për profesionet . Përvoja italiane: Të rinjtë dhe profesionet: roli i shkollës Kultura profesionale “Faktori profesional” që kërkohet: aftësia e marrjes përgjegjësi në lidhje me qëllimin e përcaktuar, dhe aftësia e përfitimit nga eksperienca apo e gjetjes së zgjidhjeve krijuese për probleme gjithmonë të rinj që na paraqiten. Përvijëzohet një stil i ri profesional : një person i ndërgjegjshëm për mjetet e tij, i vendosur, që i pëlqen t’i pranojë sfidat, që ka dëshirë të bashkëpunojë, që është në gjendje të verë në punë talentet dhe aftësitë e veta.
Zhvillimi i prirjeve Shkolla duhet të synojë në mënyrë të qartë në zhvillimin e prirjeve të të rinjve, duke ditur që ai e organizon projektin e vet të jetës e të punës në bazë të imazhit që ka për vetveten në etapat e ndryshme të zhvillimit të vet. Kjo i lejon që të fitojë maturimin profesional të nevojshëm për të formuluar një sintezë të eksperiencave të veta të ndryshme të fituara gjatë zhvillimit, aq sa ta bëjnë të aftë që ta përkthejë imazhin e vetvetes në terma profesionale.
Detyrimet dhe përgjegjësitë që ka shkolla Sfida për orientimin e të rinjve Të synohet për suksesin e projektit personal Të konceptohet rruga e formimit në mënyrë globale dhe jo disiplinore Të nxirret në dritë aftësia e kompetencave personale duke vlerësuar aftësitë që ka subjekti Vlerësimi i rotacionit formues dhe eksperiencat e studimit në kontekstet reale Të synohet në perspektivën e formimit të vazhdueshëm dhe të përhershëm gjatë gjithë jetës
Humanizmi i teknikës Mësimdhënia teknike, sidomos për brezat e rinj, duhet të vendoset brenda një horizonti më të përgjithshëm, në të cilin kultura shihet si një e tërë. Mendimi dhe veprimi janë të ndërthurura kaq ngushtë sa të formojnë personalitete të plotësuara, jo të pjesshme, në gjendje të zhvillojnë vetitë e tyre njerëzore në pranimin e sfidave që ekzistojnë në realitet e në dhënien e përgjigjeve të dobishme dhe kuptimplote.